5.5 C
Pristina
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
Home Blog Page 2

Vizioni strategjik i Federatës së Futbollit të Kosovës: Roli i kryetarit Ademi në transformim

Në dekadën e fundit, futbolli kosovar ka njohur një zhvillim të jashtëzakonshëm, duke u ngjitur gradualisht në skenën ndërkombëtare. Një prej figurave kyçe pas këtij progresi është Agim Ademi, kryetar aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës. Gjatë mandatit të tij, Ademi ka kombinuar përvojën menaxheriale me një vizion të qartë për zhvillimin e futbollit në çdo nivel.

Nën drejtimin e tij, kombëtarja ka arritur rezultate historike, duke u përfshirë në Ligën e Kombeve dhe duke u afruar me hap të sigurt drejt fazave kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Po ashtu, ka rritur numrin e futbollistëve të regjistruar dhe ka investuar në infrastrukturën sportive, duke siguruar që klube dhe akademi të kenë kushtet e nevojshme për zhvillim të qëndrueshëm.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është prezenca ndërkombëtare e Kosovës në organizatat më të larta të futbollit, ku Agim Ademi ka shërbyer si zë i respektuar dhe aktiv në FIFA dhe UEFA, duke garantuar që Kosova të ketë një rol të fortë dhe ndikues.

Ekspertët dhe analistët e futbollit theksojnë se stabiliteti institucional dhe vizioni strategjik janë thelbësorë për rritjen e sportit në vend. Në këtë kuadër, shumë e shohin vazhdimin e lidershipit të Ademit si një mundësi për të mbajtur kursin e zhvillimit dhe për të shfrytëzuar momentum-in pozitiv që ka arritur futbolli kosovar.

Me një bazë të fortë të talenteve të rinj, projekte infrastrukturore ambicioze dhe rezultate të prekshme, vizioni i Agim Ademit për futbollin duket i qartë: rritje, stabilitet dhe njohje ndërkombëtare, duke e vendosur Kosovën në hartën e futbollit botëror në mënyrë të qëndrueshme./Kosova.info/

Mësohen vazot e Ligës së Kombëve, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë

Me 12 shkurt do të hidhet shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2026/2027, derisa tashmë janë bërë publike edhe ndarja e vazove.

Falë paraqitjeve të mira në sezonin e fundit, Përfaqësuesja e Kosovës, është ngritur në Ligën B të Nations League, shkruan IndeksOnline.

”Dardanët” do të jenë në vazon e katërt në Ligën B, bashkë me Suedinë, Maqedonin e Veriut dhe Irlandën e Veriut.

Kosova për kundërshtar të mundshëm gjatë hedhjes së shortit do të përballet me një nga kombëtaret që janë në vazon e parë, vazon e dytë dhe vazon e tretë.

Një nga kundërshtarët e mundshëm është edhe kombëtarja e Zvicrës, me të cilën u përballen edhe në kualifikueset e fundit për Kupën e Botës.

Derisa Kombëtarja e Shqipërisë, në sezonin e ri të Nations League do të jetë në Ligën C.

Kuqezinjtë janë në vazon e parë, bashkë me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin.

Kajtazi godet Hodajn: Avokati është larg futbollit, është njëri i instrumentalizuar

Federata e Futbollit të Kosovës, po përgatitet për Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet me 5 shkurt të këtij viti.

Kandidati i vetëm zyrtar deri më tash është Agim Ademi i cili njëherësh ka marrë mbështetjen e plotë të klubeve dhe delegatëve të Kuvendit.

Megjithatë, së fundmi kanë dal zëra se kandidaturë ka shprehur ish avokati i FFK-së, Taulant Hodaj.

Ai së fundmi ka nisur një fushatë kundër FFK-së dhe në bashkëpunim më MKRS-në sulmojnë statutin e FFK-së të cilin ai vet dikur e quante si më të mirin në Evropë.

Hodaj me kandidaturën e tij e ka pranuar hapur se qëllimi i vetëm është pozita e kryetarit dhe nuk ka të bëjë aspak me statutitin apo rregullshmërinë brenda institucionit.

Ish-gazetari i mirënjohur Besim Kajtazi nuk është pajtuar me kandidaturën e tij, madje në një koment e ka quajtur njëri të instrumentalizuar.

“Avokati është larg futbollit, ai është njeri i instrumentalizuar”, ka shkruajtur Kajtazi.

Hodaj dje e lavdëroi publikisht ministrin, ndërsa sot po paraqitet si kandidat i studios TV për FFK, duke kërkuar ndërhyrje të politikës në futboll!

0

I ardhur rastësisht në FFK, pa qenë asnjëherë futbollist apo punëtor e drejtues i ndonjë klubi futbolli, Taulant Hodaj, i cili herë prezantohej si sekretar e herë si ushtrues detyre i sekretarit të FFK-së, sot sipas një medniumi, ai ka shprehur dëshirën për të marrë drejtimin e futbollit kosovar.

Ai mbahet mend për arrogancën e tij në emisionet televizive, derisa sot më shumë duket si kandidat nga studiot televizive, pasi që anëtarësia futbollit thuajase njëzëri përkrahin hapur presidentin aktual, Agim Ademi!

Një gaf e madhe e Hodajt ishte pohimi kur thoshte se rezultati përfundimtar i ndeshjes Rumania dhe Kosova do të ishte në favor të Kosovës, por në fund ndeshja u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 për Rumaninë. Këtu u tregua injoranca sa është larg futbollit!

Pas këtij rasti, kishte shpërthyer pakënaqësia e drejtuesve të FFK-së ndaj Hodajt dhe bashkëpunimi me të nuk u vazhdua.

Pas kësaj, Hodaj doli hapur kundër FFK-së në media, ndonëse deri atëherë mbronte çdo vendim të këtij institucioni, duke sulmuar edhe Ministrinë e Sporteve. Sot bën të kundërtën.

Duke i bërë lajka ministrit në publik, ai përpiqet të ndikojë politikisht kundër Kuvendit Zgjedhor të FFK-së.

Ndërkohë, FFK-ja është e bindur se statuti i saj është në harmoni të plotë me legjislacionin e Kosovës dhe me rregulloret e UEFA-s dhe FIFA-s.

Çdo ndërhyrje politike do ta dëmtonte rëndë futbollin kosovar, madje mund të sillte edhe përjashtim nga garat ndërkombëtare, pikërisht në një moment kur Kosova është vetëm dy ndeshje larg kualifikimit në Kupën e Botës.

Deklaratat e ish-avokatit të FFK-së fyejnë punën e komunitetit të futbollit

Federata e Futbollit e Kosovës është ndërtuar mbi punën e qindra profesionistëve ndër vite. Çdo përpjekje për ta nënvlerësuar këtë histori siç bëri së fundi ish-avokati e një kohë ish-UD sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj nuk është vetëm e padrejtë, por edhe e pavërtetë.

Është thellësisht irrituese për komunitetin e futbollit që nga një ish-zyrtar i këtij institucioni të dëgjohen deklarata si: “nuk kam gjetur asnjë dokumentacion kur kam shkuar në federatë” dhe se “aty nuk ka njerëz profesionistë”. Këto pretendime jo vetëm që nuk qëndrojnë, por janë fyese për një institucion dhe një komunitet që për dekada ka ndërtuar struktura, procese dhe besueshmëri.

Ironia qëndron në faktin se për disa vite ai vetë ka qenë pjesë e kësaj federate dhe atëherë e lavdëronte, ndërsa sot përpiqet ta zhvlerësojë, shkruan Gazeta Arena.

Në deklarimet e tij të fundit në emisione sportive, Hodaj tha se nuk ka qenë në dijeni për vendimin e UEFA-s lidhur me ndalesën prej 50 mijë eurosh për Departamentin e Licencimit të FFK-së dhe se nuk ka qenë i përfshirë në këtë proces. Mirëpo, kjo bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me faktet. Ai shihet në fotografi pas takimit të Departamentit të Licencimit me një zyrtar të UEFA-s për këtë çështje, një dëshmi e qartë se ka qenë i pranishëm dhe i përfshirë thellë në proces.

Kjo nuk është thjesht një mospërputhje deklaratash. Është një përpjekje për të ndërtuar një narrativë viktimizuese, duke u distancuar nga një proces ku vetë ka qenë pjesë, e njëkohësisht për të hedhur akuza ndaj institucionit që ia kishte besuar njërin prej posteve më të rëndësishme.

Një tjetër përpjekje për të rishkruar realitetin është pretendimi se ka hartuar statutin e FFK-së. Faktet janë të qarta: drafti përfundimtar i statutit është formuluar nga juristë eminentë të UEFA-s dhe FIFA-s, në përputhje me standardet ndërkombëtare të qeverisjes sportive. Çdo tentim për ta paraqitur këtë proces si meritë individuale nuk është vetëm i pavërtetë, por edhe fyes për këto institucione.

Këto deklarata nuk janë thjesht gabime. Ato janë pjesë e një strategjie për të hedhur baltë mbi FFK-në si institucion dhe për të shkaktuar zhurmë në prag të procesit zgjedhur në federatë. Por institucionet nuk mund dhe nuk duhet të mbahen peng nga ambiciet individuale. Prandaj, edhe sot ai nuk është më pjesë e federatës.

FFK, si çdo institucion serioz, nuk është e përsosur. Por ajo është ndërtuar mbi punën e qindra profesionistëve ndër vite. Dhe asnjë individ, sado i zëshëm në studio televizive, nuk ka të drejtë ta fshijë këtë histori për të justifikuar veten.
Në fund, e vërteta ka një veçori: mund të vonohet, por nuk mund të zëvendësohet. Dhe përballë fakteve, çdo narrativë personale bie.

Si rrejti profa!

Në një deklaratë të fundit për opinionin publik, Bylbyl Sokoli ka pohuar se angazhimi i tij si trajner i Klubit Futbollistik “Drenica” nuk ka përbërë konflikt interesi me funksionin e tij si deputet, duke u mbështetur në pretendimin se klubi është i regjistruar si SHPK.

Por faktet flasin ndryshe: FC “Drenica” nuk është e regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, por si Organizatë Joqeveritare (OJQ). Ky dallim ligjor e rrëzon pretendimin e Sokolit dhe e shndërron deklaratën e tij në një përpjekje për t’i hedhur opinionit “hi syve”, me synimin për të dalë “i pastër” para ligjit, shkruan Gazeta Arena.

Më shqetësuese është fakti se “Profa”, duke shfrytëzuar statusin e tij politik dhe në koordinim të plotë me avokatin Taulant Hodaj, po tenton të shantazhojë institucionin kryesor të futbollit në vend – FFK-në. Në prag të procesit të ri zgjedhor, ata po hedhin në opinion deklarata të paqëndrueshme, duke nxitur ndërhyrjen e politikës në një segment që duhet të mbetet i pavarur dhe profesional.

FFK është institucion i futbollit kosovar, i ndërtuar mbi punën e qindra profesionistëve ndër vite. Asnjë individ nuk ka të drejtë ta përdorë për interesa personale, e aq më pak ta shantazhojë për qëllime politike.

Nostalgji; Një ndeshje, një kujtim që nuk harrohet

0

26 vjet më parë, në këtë stinë, në Prishtinë u zhvillua një ndeshje futbolli të vogël mes Artistëve të Kosovës dhe Artistëve të Shqipërisë.

Kjo ndeshje u organizua nga presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me të ndjerin Mirian Hakani, dhe u mbajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Për shumicën e artistëve nga Shqipëria, kjo ishte hera e parë që vizitonin Kosovën.

Aktiviteti u zhvillua në një periudhë të ndjeshme, menjëherë pas çlirimit të Kosovës dhe përbënte një nga nismat e para që synonin rikthimin e jetës kulturore e sportive në vendin tonë që sapo kishte dalë nga lufta.

Që atëherë, Agim Ademi ka qenë vazhdimisht i lidhur me futbollin, duke punuar me përkushtim dhe këmbëngulje për zhvillimin dhe promovimin e tij.

Agim Ademi i përmbyll vizitat tek klubet kosovare në Turqi, i ka disa fjalë për to

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmbylli vizitat e tij te klubet kosovare që ndodhen në Turqi, duke takuar nga afër ekipet e FC Ferizaj, FC Vushtrria dhe FC Dukagjini.

Në postimin e tij në Facebook, Ademi theksoi se në secilin klub vërehej përkushtim i madh, staf teknik i fokusuar dhe lojtarë të etur për sukses. “Tri klube, tri histori, por një qëllim i përbashkët: punë, përkushtim dhe besim në të ardhmen”, shkroi ai.

Kryetari u shpreh se stërvitjet janë intensive, organizimi po përmirësohet çdo ditë, ndërsa dëshira për të dhënë maksimumin është e dukshme tek secila skuadër.

Ademi i përgëzoi klubet për punën e deritanishme dhe i motivoi që të vazhdojnë rrugën me pasion dhe punë të ndershme, pasi sipas tij, ajo gjithmonë gjen shpërblimin e saj.

“Futbolli është emocion që ndërtohet ditë pas dite; në fushë, në zhveshtore dhe në zemrat e atyre që besojnë pa u dorëzuar. E ardhmja ndërtohet sot!”, përfundoi kryetari i FFK-së.

IKD për ish-deputetin Bylbyl Sokoli: Dyshime për konflikt të interesit dhe raportim të rremë të pasurisë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka ngritur dyshime të arsyeshme për konflikt interesi dhe deklarim të pasaktë të pasurisë ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bylbyl Sokoli.

Sipas IKD, këto dyshime janë identifikuar gjatë monitorimit të vazhdueshëm në fushën e integritetit publik, konfliktit të interesit dhe respektimit të obligimeve ligjore nga zyrtarët e lartë publikë.

Për këtë çështje, IKD ka paraqitur rastin në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në raportimin e IKD fillimisht paraqitet se në deklarimin e pasurisë “me rastin e marrjes së detyrës”, të dorëzuar më 16/05/2025, Sokoli ka deklaruar se:

“Ushtron funksionin e Deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me datë emërimi 19/04/2025;

Krahas funksionit zyrtar, ka qenë i angazhuar si “Trener i ekipit” në KF Drenica, për periudhën 01/04/2025 – 18/05/2025.

Në të njëjtin deklarim, në rubrikën “Të ardhurat vjetore personale dhe familjare”, është shënuar:

Burimi: KF Drenica

Forma: Cash

Shuma: 0.00 €

Shënim: “Vlera definohet pas përfundimit të kontratë”.

Megjithatë, IKD thekson se nga informacione publike dhe burime të hapura (raportime sportive, profile profesionale, paraqitje publike), rezulton se Sokoli ka vazhduar të ushtrojë angazhimin si trajner në KF Drenica edhe pas datës 18/05/2025, respektivisht deri në dhjetor 2025.

Andaj, IKD ka konsideruar se në rastin konkret, bazuar në Ligjin Nr. 08/l-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave (Ligji për Deklarimin e Pasurisë) dhe nenin 430.2 të Kodit Nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, ka dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale të “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Raportimi i IKD-së përmban edhe sqarimin për dyshimet për konflikt të interesit dhe për deklarim të pasurisë.

Sa i përket konfliktit të interesit, IKD thekson se sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik (LPKI), në rastet kur zyrtari i lartë publik lejohet të angazhohet në organizata nga fusha e sportit, që përbëjnë OJQ, ky angazhim duhet të jetë pa të drejtë shpërblimi me pagesë, përveç kompensimit të shpenzimeve të arsyeshme (si udhëtimi dhe shpenzime të ngjashme).

Lidhur me këtë, në raportimin e IKD, citohet neni 14 i këtij ligji: “1. Zyrtari i lartë mund të jetë anëtar i organit drejtues, me përjashtim të funksionit drejtues, të organizatës joqeveritare nga lëmi i shkencës, sportit, arsimit, kulturës, veprimtarive humanitare dhe të ngjashme pa të drejtë shpërblimi me pagesë, përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve të tjera të lidhura me to”.

Më tej IKD thekson se problemi nuk është shuma e shënuar “0.00 €”, por formulimi i përdorur në deklarimin e pasurisë, konkretisht: “Vlera definohet pas përfundimit të kontratës”.

IKD konsideron se ky formulim, i vendosur në një dokument zyrtar të deklarimit të pasurisë, nuk mund të kuptohet ndryshe veçse si pritje reale për shpërblim financiar, i cili ende nuk është përcaktuar në vlerë, por është i paraparë si koncept.

Në raportimin e IKD-së theksohet se ligji nuk njeh pagesë të shtyrë, pagesë të papërcaktuar, apo pagesë që “definohet më vonë”.

“Standardi ligjor është i prerë: ose nuk ka pagesë fare ose kemi shkelje. Nëse angazhimi do të ishte realisht pa pagesë, kjo do të duhej të ishte deklaruar qartë. Përdorimi i formulimit “vlera definohet” tregon qartësisht për shpërblim për punën që është duke e kryer”, thuhet në këtë raportim.

Në anën tjetër, sa i përket pretendimit të dytë për deklarim të pasaktë të pasurisë, në raportimin e IKD-së thuhet se kjo lidhet me saktësinë dhe plotësinë e deklarimit të pasurisë, që është obligim ligjor dhe jo çështje diskrecioni.

“Në deklarimin e pasurisë, z. Sokoli ka deklaruar se angazhimi i tij në KF Drenica ka përfunduar më 18/05/2025. Megjithatë, nga burime publike rezulton se ai ka vazhduar të ushtrojë këtë angazhim edhe për disa muaj pas kësaj date, deri në dhjetor 2025”, thuhet në këtë raportim të IKD.

Mirëpo, IKD thekson se kjo nuk është çështje formale apo gabim teknik, por element substancial i deklarimit, sepse sipas IKD-së, lidhet drejtpërdrejt me angazhimin profesional, të ardhurat e mundshme, dhe vlerësimin e konfliktit të interesit.

“Për këtë arsye, në rastin konkret, bazuar në Ligjin Nr. 08/l-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave (Ligji për Deklarimin e Pasurisë) dhe nenin 430.2 të Kodit Nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, ka dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale të “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, thuhet në raportimin e IKD.

Kështu, përmes këtij raportimi, IKD ka kërkuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit që të iniciojë procedurë zyrtare verifikimi lidhur me dy këto pretendime dhe që të verifikojë çështjen e shpërblimit me pagesë dhe saktësisë së deklarimit të pasurisë, si dhe të konstatojë shkeljet eventuale dhe të ndërmarrë masat përkatëse ligjore.

Ndryshe, para raportimit të këtij rasti në APK, IKD ka dërguar pyetje me shkrim tek ish-deputeti Sokoli.

I njëjti përmes përgjigjeve kishte deklaruar se me rastin e marrjes së mandatit të deputetit ka qenë i kujdesshëm në shqyrtimin e çdo mundësie për konflikt interesi.

Sokoli ka deklaruar se në këtë drejtim, ka marrë opinion ligjor nga zyra e specializuar përkatëse, e cila sipas tij, ka analizuar nëse ushtrimi i funksionit të trajnerit në një klub futbolli në një organizatë jo-qeveritare ose entitet privat paraqet konflikt interesi me pozitën e deputetit.

Në përgjigjen e tij theksohet se:

“Bazuar në opinionin ligjor dhe në dispozitat përkatëse të Ligjit Nr. 08/L-277 për Sport (tutje referuar si “Ligji për Sport”), në nenin 3, paragrafi 2, përcaktohet se “personat që marrin pjesë në veprimtari sportive janë personat fizikë dhe juridikë”, ndërsa në nën paragrafin 1.4 të po këtij neni theksohet se “personi që kryen punë profesionale në sport është trajneri, instruktori, personi zyrtar që organizon dhe udhëheq garë sportive dhe personat tjerë zyrtarë sipas akteve përkatëse të organizatave sportive”. Në nenin 9, paragrafi 1 të këtij ligji përcaktohet qartë se “trajner është personi i cili përgatit dhe udhëheq sportistin në garë të sportit të organizuar”, duke sqaruar kështu natyrën profesionale të këtij funksioni . Ndërsa, në nenin 16 parasheh se “personat e tjerë që kryejnë punë profesionale në sport ushtrojnë veprimtarinë e tyre sportive në bazë të marrëveshjes me organizatën sportive, sipas legjislacionit në fuqi dhe rregullave të federatës përkatëse”.

Më tej, në këtë përgjigje thuhet se në përputhje me këto dispozita, angazhimi si trajner sportiv nuk përbën marrëdhënie të rregullt pune me kohë të plotë, por marrëdhënie të veçantë të rregulluar me Ligjin për Sport, i cili sipas tij, e njeh ushtrimin e veprimtarisë së trajnerit si aktivitet profesional brenda fushës së sportit, dhe jo si punësim i rregullt.

“Përkatësisht, neni 16 i Ligjit për Sport përcakton se personat që angazhohen të kryejnë punë profesionale në sport (përfshirë trajnerët) e ushtrojnë veprimtarinë në bazë të marrëveshjeve me organizatat sportive, sipas legjislacionit përkatës dhe rregullave të federatës përkatëse”, thuhet tutje në këtë përgjigje.

Derisa, ka theksuar se në rastin konkret, angazhimi i tij me Klubin Futbollistik “Drenica” është angazhim me kohë të pjesshme, i kufizuar në ushtrimin e detyrës së trajnerit, pa marrëdhënie të rregullt pune me orar të plotë, dhe në përputhje të plotë me dispozitat e Ligjit për Sport dhe dispozitat tjera të aplikueshme në Kosovë.

Ndërsa, lidhur me atë se kujt i referohet si “zyra e specializuar përkatëse”, ish-deputeti Sokoli nuk është përgjigjur./BetimipërDrejtësi

E vërteta për marrëveshjen e FFK-së me UEFA-në – Manipulim i fakteve në prag të zgjedhjeve, jo dënim për keqpërdorim fondesh

“E vërteta për marrëveshjen e FFK-së me UEFA-në – Manipulim i fakteve në prag të zgjedhjeve, jo dënim për keqpërdorim fondesh” ‹ KosovaSport.ks — WordPress
Fjalët e dala në media se UEFA e ka dënuar FFK-n për keqpërdorim të fondeve të saj, përkatësisht të ndërlidhura me procesin e licensimit të klubeve, nuk janë asgjë tjetër pervec se gënjeshtra të pastra që kanë për qellim të deformojnë realitetin pikërsisht në prag të procesit zgjedhor në të cilin gjendet FFK-ja. Marrëveshja në fjalë e nënshkruar ndërmjet FFK-së dhe UEFA-s, nuk është aktuale, por është nënshkruar në vitin 2023 dhe parasheh që FFK-ja të forcoj departamentin e vet të Licensimit dhe mbi të gjitha të ushtroj kontroll më rigoroze ndaj klubeve anëtare të saj në disa segmente. UEFA ndanë fonde vjetore për të mbështetur Federatat Kombëtare në Procesin e Licensimit dhe për shkak të gjetjeve që janë pjesë e kësaj marrëveshjeje, i ka ndalur FFK-së, shumën prej 50 mijë eurosh. Sido që të jetë, është e cuditshme sesi persona të caktuar, keqpërdorin dokumentat në të cilat dikur kishin qasje dhe tentojnë që nepërmjet keq-interpretimeve të krijojnë amulli në opinion, duke nëncmuar edhe nivelin e intelegjencës së adhuruesve të futbollit, të cilët këta persona të pandërgjegjshëm I vënë në lajthije. Përndryshe, marrëveshje të tilla, UEFA nënshkruan shumë shpeshë me shumë Fedearta kombëtare, sa për ilustrim ja linku që konfirmon marrëveshje të tilla me Federatën e Kroacisë (të cilës I janë ndalur 100 mijë euro) dhe me Federatën e Shqipërisë.

https://editorial.uefa.com/resources/0286-193a499e3e89-d9d4c696ed1e-1000/croatian_football_federation_-_settlement_agreement_-_august_2023.pdf

https://editorial.uefa.com/resources/0286-193a499e3e89-d9d4c696ed1e-1000/croatian_football_federation_-_settlement_agreement_-_august_2023.pdf