12.9 C
London
Monday, October 21, 2024

FIFA publikon ranglistën, kjo është pozita e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk ka lëvizur nga pozita e 102-të në ranglistën e Shtëpisë Botërore të Futbollit (FIFA).

Ranglista e re FIFA-s u publikua të enjten, ndërsa Kosova mbetet në pozitë ne 102-të me 1205 pikë.

Kosova në muajin mars luajti dy ndeshje miqësore. Më 22 mars fitoi me rezultat 1:0 kundër Armenisë në Jerevan, ndërsa më 26 mars në Budapest humbi nga Hungaria me rezultat, 2:0.

Ndërkohë, Shqipëria ka rënë për dy pozita. Nga pozita e 64-t ka rënë në pozitën e 66-të me 1375 pikë.

Shqipëria në mars i humbi dy ndeshjet miqësore. Humbi 3:0 nga Kili në Parma, kurse në Solna pësoi disfatë nga Suedia me rezultat, 1:0. Shqipëria është pjesëmarrëse e Evropianit. Në grup e ka Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Në pozitën e 19-të ka mbetur Zvicra ku rregullisht paraqiten shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here