Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në selinë e FFK-së studentët e gazetarisë të Fakultetin Fillologjik në Universitetin e Prishtinës.
Studentët, të cilët pretendojnë që në të ardhmen të bëhen gazetarë të sportit, zhvilluan një vizitë në Federatën e Futbollit të Kosovës, me ç’rast edhe u njoftuan nga afër me historikun e shtëpisë së futbollit në vend si dhe për aktivitetet të cilat organizohen dhe zhvillohen në kuadër të FFK-së.
Presidenti Ademi përtej informacioneve që ndau me studentët, shtroi edhe drekë për gazetarët e ardhshëm të sportit. Të njëjtëve, i pari i FFK-së u dhuroi monografinë e futbollit kosovar si edhe fanellat e Kombëtares së Kosovës.
Studentet përmes një bashkëbisede me presidentin Ademi, shprehën interesimin e tyre për t’u informuar sa më shumë rreth futbollit kosovar, derisa e vlerësuan pozitive vizitën në FFK dhe takimin me kreun e federatës.
Presidenti Ademi iu uroi suksese studentëve të gazetarisë, derisa pohoi se të informuarit drejt dhe paanshëm kontribuon në zhvillimin e futbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi.