Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli aventurën e saj në Euro 2024 pas humbjes minimale 1:0 ndaj Spanjës.
Gjatë tri ndeshjeve, djelmoshat e Sylvinhos arritën ta siguronin vetëm një pikë – atë ndaj Kroacisë.
Ajo pikë e fituar kishte vlerën e 500 mijë eurove, kurse në total Federata Shqiptare e Futbollit fitoi 9 milionë e 750 mijë euro.
Pjesën më të madhe të parave, Shqipëria i fitoi me kualifikimin në Euro 2024.
Kujtojmë që “Kuqezinjtë” ishin në një grup tejet të vështirë, ku si kundërshtarë patën ish-kampion e nën-kampion të Europës, Kroacinë, Italinë dhe Spanjën./Indeksonline/