14.9 C
London
Sunday, October 20, 2024

FFK e shënon me disa aktivitete datëlindjen e legjendës së Futbollit, Fadil Vokrri

Në nderim të kujtimit për Legjendën Fadil Vokrri dhe për të shënuar ditëlindjen e tij, Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës, me mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës, organizon sot një aktivitet përkujtimor. Ky aktivitet do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali, duke filluar në orën 17:30.

Gjatë këtij aktiviteti, do të zhvillohen dy ndeshje:Veteranët e Prishtinës vs Veteranët e Llapit dhe Veteranët e Kosovës vs Ekipi me përfaqësues të Qeverisë dhe të Kuvendit.

Paraprakisht, ekipet pjesëmarrëse do të bëjnë homazhe në orën 16:30 tek shtatorja e Fadil Vokrrit, pranë stadiumit që mban emrin e tij.

Pas përfundimit të ndeshjeve, do të mbahet një koktej rasti në Kampin Nacional.

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here