6.7 C
London
Friday, November 22, 2024

Bëri një koment “Kosova është Serbi”, basketbollisti kosovar nuk ia dha dorën kundërshtarit serb

Skuadra nga Superliga e Kosovës në basketboll, KB Peja mbrëmë pësoi humbje ndaj Maroussi me rezultatin 98-75.

Kamerat kapen një moment interesant të basketbollistit kosovar, Andi Ahmeti, shkruan Indeksonline

Ahmeti nuk i dha dorën kundërshtarit të tij, Miroslav Raduljica – i cili me nacionalitet është serb.

Lojtari i klubit grek, para ndeshjes kishte bërë një koment racist, të tipit “Kosova është Serbi” dhe kjo ishte arsyeja pse lojtari i KB Pejës nuk i foli dhe e shikoi me nervoz basketbollistin kundërshtar.

Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale. Kurse Peja ndeshjen e kthimit ndaj Maroussit e zhvillon nesër nga ora 19:30 për FIBA Europe Cup.

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here