Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe këtë fundjavë me xhiron e tretë, ku priten takime interesante.
Java nis me derbin mes Vëllaznimit dhe Trepçës, ku luhet të shtunën me fillim nga ora 17:15.
Teksa dita e diel në program ka dy ndeshje.
Me fillim nga ora 17:00, takohen dy rivalët Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Kurse një tjetër sfidë e pritë pritet nga ora 19:00, ku do të luhet derbi lokal mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit.
Kurse java mbyllet ditën e martë me takimin mes Borës dhe Pejës.
Kjo sfidë do të luhet me fillim nga ora 19:00./Gazeta Express