Sulmuesi i Preston Cityt nga Championshipi i Anglisë, Milutin Osmajic është dënuar me tetë ndeshje mos-lojë.
Osmajic kafshoi mbrojtësin e Liverpoolit, Owen Beck – i cili është i hauzuar te Blackburn Rovers, shkruan Indeksonline
Përveç tetë ndeshje mos-lojë, sulmuesi i Kombëtares së Malit të Zi është dënuar edhe me një gjobë prej 15 mijë funtave.
Kujtojmë që Osmajic ishte transferuar te klubi anglez nga Cadizi i Spanjës për 2 milionë euro gjatë shtatorit të vitit të kaluar.
Gjatë këtij sezoni në Championship, 25-vjeçari ka shënuar dy gola në shtatë ndeshje të zhvilluara.