14.9 C
London
Sunday, October 20, 2024

Fusha e “Fadil Vokrrit” e gatshme për ndeshjen ndaj Qipros

Kombëtarja e Kosovës në futboll, gjatë muajit tetor do të zhvillojë dy ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Dardanët” të shtunën me 12 tetor do të luajnë në udhëtim ndaj Lituanisë, ndërsa tre ditë më vonë do të jenë nikoqire e Qipros.

Kjo ndeshje zhvillohet në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Stadiumi ishte i mbyllur që nga ndeshja me Rumaninë, për shkak të riparimit të fushës.

Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” duket e mirë në prag të ndeshjes me Qipron.

Sot prezent në stadium ishte edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi, i cili tha se fusha është e gatshme dhe në gjendje të mirë.

“Sot vizitova fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” së bashku me ekspertin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së fushës.

Tani ajo ësht në gjendje të mirë dhe mund të jemi të qetë për ndeshjet e radhës të U21, Kosova-Polonia, që luhet të premten dhe për ndeshjen e Ligës së Kombeve, Kosova-Qipro, që zhvillohet javën e ardhshme. Pas këtyre ndeshjeve, fusha do të kalojë në rikuperim që të jetë gati për sfidat e ardhshme”, ka shkruar Ademi.

 

 

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here