4.6 C
London
Wednesday, December 4, 2024

Edhe një hap i mirë, FFK dhe Oda Ekonomike e Kosovës nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunim

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë formalizuar bashkëpunimin e tyre përmes një Memorandumi të Bashkëpunimit, i cili u nënshkrua sot në selinë e FFK-së nga presidenti Agim Ademi dhe kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna.

Ky memorandum ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, për çështje që kanë të bëjnë me sponsorizimet si dhe lehtësimin e procedurave që lidhen me aktivitetet ndërkombëtare të FFK-së. Në këtë aspekt, pjesë kyçe e këtij bashkëpunimi është përfshirja e ‘ATA Carnet’ – një dokument ndërkombëtar që lehtëson transportimin e materialeve përmes kufijve doganorë. Ky instrument, i cili përdoret gjerësisht në mbarë botën tashmë do të jetë në funksion edhe për FFK-në, duke e lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e materialeve sportive në hyrje dhe dalje nga Kosova.

ATA Carnet është një dokument ndërkombëtar që përdoret për të lehtësuar eksportin dhe importin e mallrave të caktuara pa paguar detyrimet doganore dhe tatimet në vendet që e pranojnë këtë sistem. ATA Carnet përdoret kryesisht për mallra që nuk do të shiten ose qëndrojnë përgjithmonë në vendin ku dërgohen, e në masë të madhe përdoret për pajisje profesionale dhe sportive.

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here