6.7 C
London
Tuesday, December 3, 2024

Ankesa e Rumanisë në CAS, Sahiti: Rumunët po frikësohen që Kosova do të përfaqësohet në mënyrën më të mirë të mundshme

Sot Federata e Futbollit të Rumanisë ka njoftuar së është ankuar në CAS, për dëmin e rëndë, siç e quajnë ata, të cilën ia shqiptoi UEFA rumuneve për ndeshjen e ndërprerë në 15 nëntor të këtij viti në Bukuresht ku u përballën Rumania dhe Kosova.

Sipas Kryetarit të Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu, Kosova nuk e mori dënimin e merituar, por ishte Rumania e cila u sanksionua më shumë.

Redaksia e Sportit në ATV, ka kontaktuar për këtë çështje Drejtorinë e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.

Sahiti ka deklaruar se rumunet kanë frikë që CAS do të vendos në favor të Kosovës, prandaj janë ankuar.

‘Rumunet kanë firkë që mund te dënohen më shumë, ne nuk merremi me ta, kështu që kemi me prit vetëm vendimin e fundit. Dënimi ka qenë shumë i vogël për rumenët’, tha fillimisht Sahiti.

Po ashtu Drejtori i kombëtares deklaroi që, Presidenti Agim Ademi gjatë qëndrimit në Zvicër në takimet e shumta që kishte atje, i është garantuar që Kosova do të përfaqësohet në mënyrën më të mirë të mundshme në CAS.

Kur jemi te sfida, e 15 nëntorit e zhvilluar në Bukuresht, në minutat shtesë të ndeshjes futbollistët e Kosovës refuzuan të luajnë në një atmosferë ku provokoheshin nga tifozët vendas dhe fyheshin vazhdimisht. Kështu Arbitri kryesor e përfundoi ndeshjen pas një pritjeje mbi një orë, gjatë së cilës në fushë mbeti vetëm skuadra rumune.

Kujtojmë që Federata e Futbollit të Rumanisë ishte gjobitur me 128 euro dhe një ndeshje pa shikues. Kurse Federata e Futbollit të Kosovës është dënuar me gjashtë mijë euro gjobë dhe e humbi ndeshjen në tavolinë 3:0.

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here