28.9 C
Pristina
E hënë, 30 Qershor, 2025

Albion Rrahmani pas het-trikut ndaj Komoreve: Krenar që arrita ta ndihmojë kombëtaren

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Protagonist kryesor i kësaj fitoreje ishte padyshim sulmuesi Albion Rrahmani.

Rrahmani realizoi het-trik në këtë ndeshje, teksa në total ka shënuar pesë gola në dy miqësoret e këtij muaji.

Pas fitores ndaj Komoreve, Rrahmani u shpreh tejet i lumtur me paraqitjet e tij në një prononcim të shkurtër për RTK.

“Jam shumë i kënaqur me këto dy ndeshje. Jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita ta ndihmojë kombëtaren”.

“Topi i ndeshjes pas hat-trickut do jetë kujtim shumë i bukur”.

“Foda më tha 2 ndeshje, 5 gola nuk është keq”, tha Albion Rrahmani.

POSTIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here