15.7 C
Pristina
E premte, 18 Prill, 2025

Altin Aliu i Malishevës shpërblehet me çmimin ‘Ylli i Javës’

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 24-të në Albi Mall Superligë i është ndarë sulmuesit të FC Malisheva, Altin Aliu.

Aliu shënoi Hat-Trick në fitore 4:1 të Malishevës në ndeshjen kundër SC Gjilani.

Pasi mori këtë çmim, Aliu u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës: “Duke e pasur parasysh që SC Gjilani ka pasur ambiciet e veta, jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje, sepse këto 3 pikë na japin stabilitet për pjesën e sipërme të tabelës. Jemi përgatitur maksimalisht dhe çdo lojtar e tregoi shpirtin luftarak, andaj edhe dolëm pozitivë në këtë ndeshje.
Që nga fillimi i sezonit, Malisheva ka treguar ambiciet për dalje në Evropë dhe duke e pasur parasysh kontingjentin e lojtarëve që kemi dhe atmosferën e mirë, do ta japim maksimumin që të arrijmë objektivat e klubit dhe suksesin tonë

POSTIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here