0.3 C
Pristina
E premte, 23 Janar, 2026

Atakime në kohën e suksesit: Pse po goditet FFK kur futbolli i Kosovës po ecën përpara? Interesat personale kundër futbollit goditje e panevojshme ndaj FFK-së

Sulme në kohën e suksesit: Pse po goditet FFK kur futbolli i Kosovës po ecën përpara? Interesat personale kundër futbollit goditje e panevojshme ndaj FFK-së

Debati shterpë

Sulmet e MKRS-së ndaj FFK-së po vijnë në një moment tejet të papërshtatshëm, pikërisht atëherë kur Kombëtarja e Kosovës po jeton një nga periudhat e saj më të mira sportive dhe organizative.

Kjo për fat të keq nuk është hera e parë, edhe në të kaluarën ka pasur situata të tilla.

Në vend që të mbështetet ky momentum pozitiv, po tentohet të zbehet me goditje të qëllimshme dhe të panevojshme.
Taulant Hodaj, dikur zëri më i zëshëm në mbrojtje të FFK-së, sot ka zgjedhur një qasje krejtësisht tjetër. Nga mbrojtës fanatik, është shndërruar në sulmues të pamëshirshëm, jo për parime apo interes publik, por për interesa të ngushta personale. Ky ndryshim i papritur flet më shumë për motivet e tij sesa për realitetin që përpiqet ta paraqesë.
Nëse dikush ka vullnet dhe guxim ta luftojë FFK-në, kjo duhet bërë me punë, me ide, me projekte dhe me transparencë – jo me ndërskamca, lojëra prapaskenash dhe sulme destruktive që dëmtojnë futbollin e Kosovës në tërësi.
Futbolli nuk ka nevojë për zhurmë artificiale dhe protagonizëm personal. Ka nevojë për stabilitet, vizion dhe bashkëpunim. Çdo tentativë për ta rrënuar këtë progres është goditje direkte ndaj interesit sportiv dhe krenarisë kombëtare.

Nëse MKRS i referohet një shkrese të Hodajt që lidhet nga viti 2022, atëherë si është e mundur që FFK u licencua në vitin 2023, 2024 e 2025 pse nuk u vepërua atëhëherë po pikërisht tash, në kohën kur Kosova ka nevojë për united pasi është në prag të një suksesi që është ëndrruar gjenerata e gjenerata.

Deshëm apo nuk deshëm, futbolli i Kosovës sot është në nivelin më të lartë dhe jo vetëm Kombëtarja por edhe klubet dhe kjo lidhet ngusht me punen e Ademit dhe FFK-së. Kjo është arsyeja që komuniteti i futbollit është i bashkuar dhe e mbeshtet Agim Ademin edhe për një mandat./Ballkani.info

POSTIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here