Skuadra nga Superliga e Kosovës në basketboll, KB Peja mbrëmë pësoi humbje ndaj Maroussi me rezultatin 98-75.
Kamerat kapen një moment interesant të basketbollistit kosovar, Andi Ahmeti, shkruan Indeksonline
Ahmeti nuk i dha dorën kundërshtarit të tij, Miroslav Raduljica – i cili me nacionalitet është serb.
Lojtari i klubit grek, para ndeshjes kishte bërë një koment racist, të tipit “Kosova është Serbi” dhe kjo ishte arsyeja pse lojtari i KB Pejës nuk i foli dhe e shikoi me nervoz basketbollistin kundërshtar.
Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale. Kurse Peja ndeshjen e kthimit ndaj Maroussit e zhvillon nesër nga ora 19:30 për FIBA Europe Cup.