0.8 C
Pristina
E enjte, 22 Janar, 2026

Dardanët në krah të Agim Ademit: Rezultatet flasin, historia po shkruhet, lufta për interesa përsonale i bënë dëm Kombëtares në këtë kohë

Në një moment kur Kombëtarja e Kosovës po kalon një nga periudhat më pozitive të saj, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është vënë në qendër të sulmeve dhe polemikave publike. Këto zhvillime po ndodhin pikërisht atëherë kur futbolli kosovar ka nevojë për stabilitet dhe fokus maksimal te Kombëtarja.
Tifozëria e Kombëtares së Kosovës, Dardanët, ka reaguar duke bërë thirrje për unitet dhe qetësi, duke theksuar se kjo nuk është koha për përplasje institucionale apo luftë për karrige. Sipas tyre, çdo konflikt i brendshëm e dëmton imazhin e futbollit kosovar dhe e zbeh mbështetjen për lojtarët që po japin maksimumin në fushë.
“Eshte koha e fundit qe prej njerezve te pushtetit e deri te ai me i vogli te bashkohen dhe ta ndihmojme Kombetaren drejt nje suksesi qe deri vone ka qene i pa imagjinueshem. Kombetarja eshte ne nje momentum qe kerkon united dhe vetem te tille mund te arrijme aty ku mendojme. Nuk eshte koha e karriges, deshem apo jo ky sukses i kombetares lidhet ngusht me punen e udheheqjes se FFK andaj eshte e papranueshme tash ne kete kohe te sulmohet”, ka thënë kryetari i Dardanëve Lulzim Berisha për Ballkani.info i cili hapur ka thënë se e mbeshtesin kryetarin aktual Agim Ademi.

“T’ju kujtoj se futbollistet tash i shohin keto gjera dhe domosdo ndikohet tek ta, andaj kjo vetem dem i bene Kosovës. Nje gje tjeter gje duhet cekur nese Agim Ademi qenka pengese e suksesit, atehere tju kujtoj se ka kuvende te jashtezakonshme. Pas ndeshjeve mund te ogranizohet Kuvend i Jashtezakonshem. Jemi ne kohen e demokracise dhe si emerohesh edhe mund te shkarkohesh dhe ne dardanet do te jemi pas gjitha proceseve te mira dhe do ta mbeshtesim çdo te mire per futbollit. Por assesi ne kete kohe kur kemi nevoje mi mbeshtet keta djem qe jane para nje suksesi historik. Ne e mbeshtesim fuqishëm në këtë kohë presidentin Agim Ademi i cili ka bërë një punë shumë të madhe në ngritje të Kombëtares”.

Dardanët vlerësojnë se Kombëtarja aktualisht po ndërton identitet të qëndrueshëm dhe po shfaq rritje të dukshme në aspektin sportiv. Për këtë arsye, tifozëria kërkon që të gjithë akterët e futbollit të lënë anash interesat personale dhe të bashkohen rreth një qëllimi të vetëm – suksesit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Fanella e Kosovës është mbi çdo individ dhe çdo interes personal”, është mesazhi i përsëritur nga tifozëria, e cila kërkon që institucionet dhe figurat publike të tregojnë përgjegjësi dhe maturi në deklarimet e tyre.
Sipas Dardanëve, luftërat për pozita nuk i shërbejnë as zhvillimit të futbollit dhe as imazhit të shtetit, ndërsa uniteti dhe mbështetja e pakushtëzuar janë çelësi për vazhdimin e rezultateve pozitive të Kombëtares.
Në përfundim, tifozëria e Kosovës bën thirrje që fokusi të mbetet te fusha, te lojtarët dhe te përfaqësimi dinjitoz i vendit, duke theksuar se në këtë fazë vendimtare, Kosova ka nevojë për bashkim – jo për përçarje.

POSTIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here