15.7 C
Pristina
E premte, 11 Prill, 2025

Dukagjini merr tri pikë të arta ndaj Malishevës, Gjilani triumfon ndaj Feronikelit 74

Skuadra e Gjilanit ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0 në kuadër të Superligës së Kosovës.

Golin e vetëm dhe të fitores për gjilanasit e realizoi Albin Prapashtica në minutën e 70-të të takimit, shkruan Gazeta Express.

Me këtë trepikësh, Gjilani ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe renditet në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Feronikeli mbetet në pozitën e fundit me vetëm 13 pikë të grumbulluara.

Në një tjetër përballje të zhvilluar sot, Dukagjini ka shënuar një fitore të ngushtë ndaj Malishevës me po të njëjtin rezultat, 1:0.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Mërgim Pefqeli në minutën e 10-të.

Me këtë fitore, Dukagjini arrin kuotën e 28 pikëve dhe renditet në vendin e shtatë, ndërsa Malisheva mbetet në pozitën e tretë me 37 pikë.

Këto rezultate vazhdojnë ta bëjnë garën për mbijetesë edhe më interesante, me skuadrat që luftojnë për pikë të rëndësishme në vazhdim të kampionatit.

POSTIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here