<strong>Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka konfirmuar së fundi se Shqipëria dhe Serbia po kërkojnë zyrtarisht që së bashku të organizojnë Kampionatin Evropian 2027 për U-21.</strong>
Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu ka publikuar një video së bashku me Dukën, ku konfirmohet kandidatura.
Është vet Duka, i cili theksoi se Shqipëria dhe Serbia kërkojnë zyrtarisht të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian për 21 vjeçarët.
Ndërkaq nuk ka vonuar edhe reagimi i Tifozëve Kuq e Zi, ata sigurisht se nuk pajtohen me një veprim të tillë. Njëri ndër grupet më të organizuara në përkrahje të kombëtares vështirë se do të rrinë duar-kryq me këtë rast.
<strong>Më posht e gjeni postimin e plotë të Tifozëve Kuq e Zi: </strong>
Lajmet për organizimin e Kampionatit Evropian të Shpresave (U21) 2027 nga Serbia kanë qarkulluar që në fillim të marsit 2024. Në këto lajme, njoftohet se Serbia aplikon e vetme për të organizuar këtë Evropian. Në të njejtat raportime te lajmit shkruhet se Serbisë “mund t’i kërkohet nga UEFA që ta organizojë kampionatin së bashku me Shqipërinë”.
Serbia, përveç krimeve dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve është dënuar në disa raste nga UEFA për tifozët e saj racistë e të dhunshëm deri në vrasje. Sa për marrëdhëniet e drejtpërdrejta sportive të Shqipërisë me Serbinë pamjet, thirrjet, kriminale për therjen dhe vrasjen e shqiptarëve, goditjet ndaj lojtarëve tanë në 14 tetor 2014, dhe terrori ndaj delegacionit nuk besojmë se janë harruar. Njëlloj vazhdon përhapja e parullave të ngjashme nga tifozët serbë në ndeshje ku nuk janë aspak të perfshirë skuadrat shqiptare. Për asnjë nga këto nuk është kërkuar falje, përkundrazi kane luftuar edhe “sportivisht” kundër nesh deri në shkallët më të larta gjyqesore sportive.
Duke qenë se shpesh dhe me të drejtë sporti përdoret për të promovuar paqe, bashkëpunimin, mirëkuptim dhe shpresë do të duhej fallciteti, fasada, propaganda dhe në rastin më të mirë PR-i të organizohej dhe t’i “shiteshin” publikut pak më profesionalisht. Kështu që mirë do të ishte FSHF të tregojë nëse paraprakisht ka kërkuar të organizojë U21 Euro 2027 së bashku me Maqedoninë e Veriut, apo me Malin e Zi? Për sa kohë nuk përmbushim kërkesat teknike të mos shesim fytyrën dhe interesat etnike. Fqinjë kemi boll, skemi pse kapërcejmë Kosovën për ti dhënë ndihmë Serbisë.
Tifozat Kuq e Zi
1 Komb 1 Kombëtare 1 Kampionat Shqiptar