0.2 C
London
Thursday, November 21, 2024

Feronikeli ’74 ishte afër ta shijonte fitoren e parë këtë sezon, por Llapi merr një pikë në fund

Feronikeli ’74 ishte afër të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Llapi, por përfundoi me barazim 2-2 ndeshjea e vlefshme për javën e 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenicasit nuk kanë arritur ta marrin fitoren e parë në edicionin 2024/25, edhe pse ishin afër të shkaktonin befasi në “Zahir Pajaziti”, shkaku i epërsisë së dyfishtë.

Në pjesën e parë u zhvillua lojë për një nuancë më e mirë nga vendasit, por ishin vetëm mysafirët që gjeten golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 45-të me anë të Vasilis Karagounis, i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë 0-1.

Në pjesën e dytë, përsëri Llapi ishte më kërkues, por mysafirët befasuan duke shënuar golin e parë në këtë ndeshje, me vendasit që arritën ta shkrijnë epërisinë me dy gola.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 68-të me anë të Hasan Hysenit, i cili shënoi për epërsinë 0-2, ndërsa Ardit Tahiri (82’) shënoi për 1-2.

Kur ndeshja pritej të përfundonte, ashtu nuk mendoi edhe Ilir Blakçori, i cili në minutën e shtatë shtesë shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2.

Pas këtij barazimi, Feronikeli mbetet i fundit me vetëm tri pikë, ndërsa Llapi zë vendin e gjashtë me 15 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Llapi udhëton te Malisheva, ndërsa Feronikeli ’74 e pret Ballkanin.

 

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here