Lindon Emërllahu është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2024.
Ylli i Ballkanit më 19 dhjetor rrëmbeu po këtë çmim nga redaksia e sportit në Telegraf, ndërsa sot (20 dhjetor) u nderua edhe nga FFK.
“Futbollisti më i mirë i vitit 2024 – Lindon Emerllahu!”, thuhet në postimin e FFK-së.
“Ai është shpallur “Futbollisti më i mirë i vitit 2024”, për performancën e tij, përkushtimin dhe sukseset që ka arritur gjatë vitit”.
Ai ishte dominues në pozitën e tij, ndërsa me Ballkanin fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.
Fal paraqitjeve të mira me fanellën e klubit suharekas, mesfushori u ftua edhe te Kombëtarja e Kosovës, ku me shumë sukses edhe fiton minuta.
22 vjeçari edhe aktualisht është lojtari më i dalluar i Ballkanit, që e ndihmon ekipin edhe përkundër ndryshimeve të mëdha si në skuadër, ashtu edhe në shtabin teknik.
Në vitin 2024, Emërllahu zhvilloi 28 ndeshje, duke realizuar dy gola dhe duke dhënë edhe një asistim.