Paraqitja e sotme në Lojërat Olimpike “Paris 2024” ishte e fundit në karrierë për Loriana Kukën.
Këtë lajm e ka bërë të ditur pak më parë Komiteti Olimpik i Kosovës me një postim në rrjetin e tyre social, Facebook.
Kuka gjatë karrierës ishte medaliste e Botërorit, dy herë e Europianit, medaliste e Lojërave Europiane, dhe medaliste e Lojërave Mesdhetare.
Gjatë ditës së sotme, Loriana u paraqit në Olimpiadën e Parisit ku u eliminua në rrethin e dytë të garave për kategorinë deri në 78 kilogramë.