0.9 C
London
Friday, November 22, 2024

Nënshkruhet kontrata afër 4 milionëshe: Kosova po bëhet me një stadium modern

Komuna e Gjakovës ka nënshkruar sot kontratë me një konsorcium ekonomik, fitues të tenderit për ndërtimin e tribunës perëndimore të Stadiumit të Qytetit, në vlerë afër katër milionë euro.

Konsorciumi që do ta ndërtojë tribunën perëndimore të Stadiumit të Qytetit në Gjakovë kryesohet nga “Fidani L Sh.p.k”, një kompani ndërtimore me bazë në Deçan, oferta e së cilës u përzgjodh fituese në bazë të kriterit për tenderin e përgjegjshëm me çmimin më të ulët.

Sipas njoftimit në platformën e-prokurimi të autoritetit kontraktues, pra Komunës së Gjakovës, kohëzgjatja e punimeve është caktuar të jetë 36 muaj.

Pas maksimumi tri vitesh, Gjakova dhe Kosova pritet të ketë në dispozicion një stadium të kategorisë së katërt të UEFA-s, i cili mund të jetë nikoqit i ndeshjeve ndërkombëtare për klube, si dhe ndeshjeve të kombëtares së Kosovës.

Stadiumi, sipas projektit, parashihet të ketë kapacitet rreth 14 mijë ulëse.

Për herë të parë, punimet për renovimin e Stadiumit të Qytetit në Gjakovë filluan në vitin 2020.

Pas disa kohësh ndërprerje të punimeve, ato kishin filluar sërish. Në vitin 2023, Komuna e Gjakovës nënshkroi një kontratë përmes procedurave të prokurimit publik për ndërtimin e tribunave në jug dhe në lindje.

 

Sot, tribunat në lindje, jug dhe veri kanë përfunduar ose janë drejt përfundimit.

Ndërkaq, punimet në tribunën kryesore, pra atë perëndimore, pritet të nisin brenda ditësh. /Paparaci.com

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here