Shkruan: Andin Lokaj
Pretendimet e fundit të Ministrisë së Sportit për të minuar të arriturat e futbollit kosovar janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe futbollin kosovar që kaloj nëpër ferr për shumë vite do ta dërgonin në humnerë.
Ata që me të vërtetë e duan këtë shtet dhe futbollin, janë shumë të vetëdijshëm që hienat po sillen tërë kohën dhe pretendojnë të përfitojnë nga politika autoritare e cila ka gjasë të shëndrrohet edhe në totalitare në vazhdim.
Ngase vetë populli kështu e deshti.
Por populli jonë ka ditur të bëjë kthesa radikale dhe të reagojë aty ku duhet dhe kur duhet.
Andaj sistemin Safari – Vuçiq në
Futbollin tonë nuk do ta lejojmë.
Nuk do të lejohet vrasja e futbollit me “safari sniper” duke e shëndrruar atë në mekanizëm politik të një figure udhëheqëse pas së cilit qëndrojnë hienat e uritura.
Ashtu siç bëri Serbia prej se me të udhëheq krimineli Vuçiq.
Nuk dua të besoj se një gjë e tillë do të ndodh edhe në vendin tonë.
Edhe pse në ditët e sotme befasitë nuk përjashtohen, sidomos në Ballkan ku psikopatët janë shumuar me të madhe viteve të fundit.
