18.4 C
Pristina
E hënë, 8 Shtator, 2025
Home Blog Page 10

Ia siguroi fitoren Llapit me Gjilanin, Ardit Tahiri shpallet ‘Ylli i Javës’ në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 28-të në Albi Mall Superligë i është ndarë sulmuesit të KF Llapit, Ardit Tahirit.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Enver Prapashtica, Milaim Humolli dhe Isuf Llulmnica.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e njëzet e tetë t’i takojë Ardit Tahiri, i cili shënoi dy golat në fitoren 2:3 të Llapit në ndeshjen e rëndësishme kundër SC Gjilani.

Pasi mori këtë çmim, Tahiri u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë dje. Jemi përgatitur maksimalisht që të dalim me pikë të plota dhe ja arritëm. Ishte një ndeshje e luftuar nga lojtarët deri në fund, treguam që kemi shumë karakter brenda ekipit dhe u shpërblyem me tri pikë”.

“Forma ime nuk do të vinte në pah nëse ekipi nuk do të funksiononte mirë – kjo është falë bashkëlojtarëve”.

“Qëllimi ynë është që të fitojmë të gjitha ndeshjet e fundit dhe të dalim në garat evropiane, qoftë përmes Kupës apo përmes Ligës, pasi që të dyja gjasat i kemi. Por qëllimi kryesor mbetet Kupa e Kosovës”.

“Të shpallesh më i miri i xhiros është ndjenjë shumë e mirë, pasi që kjo ka shije edhe më të mirë kur fiton. Falënderoj bashkëlojtarët dhe familjen time për përkrahjen.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Valon Berisha: Zvicra është nivel i joni, kemi gjasa për kualifikim

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka qenë i ftuar në emisionin sportiv në ATV ku foli për gjasat që ka ekipi “dardan” në kualifikimet e Botërorit 2026.

Ai tha se vetëm Suedia është më e forta në grup, duke parë yjet që i posedon kjo kombëtare

Ndërkaq për Zvicrën dhe Slloveninë, ai thotë se Kosova është në të njëjtin nivel.

“Suedia kombëtare me yje, por Sllovenia dhe Zvicra janë nivel i jonë, kemi gjasa për kualifikim në Botëror”, u shpreh Berisha

Malisheva mposht Dritën e vendit të parë

Liderja e tabelës, Drita e ka gjetur humbjen në stadiumin “Liman Gegaj”.

Malisheva mori një fitore të madhe ndaj Dritës, me një rezultat minimal prej 1-0.

Në ndeshjen e luajtur për xhiron e 28-të të Superligës, ishte Malisheva që mori tre pikë të mëdha, me golin e shënuar nga Besnik Ferati, në fund të pjesës së parë.

Drita kishte mundësinë të barazonte rezultatin dy herë, por që Besnik Krasniqi nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.

Me këtë humbje, Drita mbetet në kuotën e 60 pikëve, dhjetë më shumë se Ballkani në vendin e dytë.

Malisheva vazhdon presionin ndaj Ballkanit, duke shkuar në 47 pikë pas 28 ndeshjeve

Sot mbyllet java e 28-të e Superligës, zhvillohen dy ndeshje interesante

Sot mbyllet java e 28-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje mjaftë interesante.

Në stadiumin ”Liman Gegaj” në Malishevë, skuadra e Malishevës do të jetë nikoqire e Dritës.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja skuadrat, ku do të kërkojnë tre pikët.

Drita është lidere e tabelës me 60 pikq, ndërsa Malisheva renditet e treta me 44 pikë.

Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet mes Gjilanit dhe Llapit

“Skifterat” kanë 38 pikë dhe renditen në vendin e pestë, ndërsa Llapi me 30 po lufton për mbijetesë, duke u renditur në vendin e nëntë me 30 pikë.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00.

Kombëtarja e Kosovës në futsall pëson humbje nga Gjeorgjia

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e katërt në kuadër të Grupit 10 për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2026”, duke u mposhtur nga Gjeorgjia me rezultat 3-1.

Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku Dardanët pavarësisht përkushtimit dhe paraqitjes mbresëlënëse nuk arritën të konkretizojnë rastet e shumta që krijuan.

Nga afër këtë ndeshje e përcollën edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i Kombëtares A të Kosovës, Franco Foda, i cili paraprakisht kishte ndjekur edhe ndeshjen e javës së 28-të të Albi Mall Superligës, Dukagjini – Ballkani.

Ashtu si në sfidën e parë të luajtur në Tbilisi, ku rezultati ishte po ashtu 3:1 në të mirë të Gjeorgjisë, të përzgjedhurit e trajnerit Agon Ramadani dominuan për periudha të gjata të lojës, por mungesa e finalizimit dhe cinizmi i kundërshtarit bënë diferencën.

Shifrat i zhbllokoi Giorgi Ghavtadze, në minutën e 16-të me një gjuajtje me vole pas harkimit nga këndi. Dardanët barazuan rezultatin në minutën e 31-të, me golin e Mërgim Dervishajt.

Megjithatë, entuziazmi tek lojtarët dhe tifozët në tribuna u shua shpejt, kur Nika Kharatishvili realizoi vetëm një minutë më vonë për të rikthyer epërsinë e mysafirëve.

Ndërkohë, në momentet kur Kosova po sulmonte me të gjitha forcat për të barazuar shifrat, Archil Sebiskveradze realizoi në portën e zbraztë në minutën e 38-të.

Kosova do ta mbyllë këtë cikël kualifikues me ndeshjen e fundit kundër Bullgarisë si mysafire.

Sot luhen dy ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll

Dy ndeshje tejet interesante të Superligës së Kosovës në futboll, java e 28-të zhvillohen sot.

Dukagjini e pret Ballkanin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Ky takim nis nga ora 15:00 dhe gjyqtari kryesor do të jetë Dardan Çaka.

Ndeshja tjetër është ajo mes Feronikelit 74 dhe Ferizajt, që nis nga ora 15:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

FFK dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë memorandum për organizimin e Ligës së Shkollave

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit përmes të cilit do të bëhet organizimi i Ligës së Shkollave në futboll. Memorandumi është nënshkruar nga presidenti Agim Ademi dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama. Ky projekt i rëndësishëm ka për synim promovimin e sportit dhe zhvillimin e talenteve të reja në mesin e të rinjve.

Ky projekt do të implementohet nga organizata “Prishtina Tournament” dhe do të përfshijë 44 shkolla fillore të ulëta dhe 13 shkolla të mesme të Komunës së Prishtinës.
Në këtë iniciativë janë të përfshira edhe Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Sportit si dhe Shoqata e Sporteve Shkollore në Prishtinë, të cilat do të kenë rol kyç në realizimin dhe mbikëqyrjen e kësaj lige.

Ky memorandum paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të aktiviteteve sportive në shkolla dhe përforcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për zhvillimin e brezave të rinj përmes sportit më të dashur – futbollit.

Vajzat dardane mposhtin Maqedoninë e Veriut

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kombëtarja A e Kosovës e femrave në futboll ka zhvillua ndeshjen kthyese kundër Maqedonisë së Veriut. Garë kjo e vlefshme për Ligën e kombeve në kuadër të Grupit e 6-të.
Kosova ka shënuar fitore me rezultat 3:0.
Shënuese:
Kaltrina Biçkaj 50’, 66’ dhe Ertels Mehmeti 85’.
Në ndeshjen e parë Kosova mundi Maqedoninë e Veriut në udhëtim me rezultat bindës 4:0.
Në takimin e radhës Kosova luan kundër Letonisë në udhëtim.
Në këtë grup kryeson Letonia me 6 pikë, por një takim më pak të zhvilluar, kurse Kosova është e dyta po ashtu me 6 pikë.

Drita vazhdon bashkëpunimin me Zekirija Ramadanin

Skuadra e Dritës ka arritur marrëveshje me trajnerin Zekirija Ramadani për ta vazhduar kontratën edhe për dy vite tjera.

Kështu ka raportuar skuadra gjilanase të martën në rrjetet sociale.

Ramadani po e udhëheq Dritën këtë edicion drejt titullit të kampionit.

“Në ambientet e klubit në prani të drejtorit gjeneral z. Feti Murseli është zyrtarizuar vazhdimi i bashkëpunimit me trajnerin Zekirija Ramadani edhe për dy vite të tjera.

Besimi i klubit ndaj trajnerit Ramadani vazhdon të mbetet i palëkundur në atë që klubi ka projektuar që nga dita e parë kur Zeka iu bashkua ekipit tonë”, ka shkruar Drita.

Drita është lidere në elitën e futbollit kosovar dhe është në rrugë shumë të mirë për ta fituar titullin.

47-vjeçari Ramadani u emërua trajner i Dritës në nëntor të vitit 2023.

Deri më tani e ka drejtuar Dritën në 62 ndeshje. Ka shënuar 38 fitore, 13 barazime dhe 11 humbje.

Dukagjini me fitore ia turbullon ujin Llapit

Dukagjini ka arritur të shënojë fitore ndaj me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Kosovës.

Vendasit e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar disa herë portën e Llapit, ku pas disa tentimeve erdhi edhe goli.

Zhvillohej minuta e 36-të, kur Hekuran Berisha përftoi nga një tollovi në zonë, duke shënuar për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Dukagjini bëri hap të madh drejt fitores, me Faton Nezirin i cili arriti ta mposht portieri Marjan Coric për 2-0.

Llapi u kthye në lojë pasi fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Ardit Tahiri për 2-1.

Por gjërat u përkeqësuan për Llapin, kur Ahmed Januzi u ndëshkua me të kuq.

Në kohën shtesë, nga një kundërsulm i shpejtë, Dukagjini shënoi golin e tretë me Faton Nezirin, i cili përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Coric për të shënuar për 3-1.

Dukagjini tani ka 35 pikë dhe mban vendin e shtatë, ndërsa Llapi është i nënti me 30 pikë.