14.9 C
Pristina
E hënë, 8 Shtator, 2025
Home Blog Page 11

Përballja për mbijetesë mbyll javën e 27-të të Superligës

Sot mbyllet java e 27-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e vetme e cila zhvillohet sot, është ajo mes Dukagjinit dhe Llapit.

Në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, do të zbresin dy skuadrat të cilat po luftojnë për mbijetesë.

Dukagjini është në vendin e tetë me 32 pikë, dy më shumë se Llapi e cila renditet e nënta në tabelë.

Ballkani pa shumë vështirësi në derbin e qytetit, Suhareka nuk i ka punët mirë

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Suharekës në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit kosovar.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 30-të përms Almir Kryeziut i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Geralb Smajlit.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë Ballkani e gjeti edhe golin e dytë me anë të Sunday Adetunji i cili shënoi për 2-0 pas asistimit të Bleart Tolajt.

Në pjesën e dytë Suhareka ishte tejet e pafat pasi atyre iu anuluan dy gola të shënuar nga Mevlan Zeka.

Goli që fundosi përfundimisht Suharekën erdhi në minutën e 73-të kur Marsel Ismajlgeci realizoi për 3-0 pas asistimit të Giovanni Ribeiros.

E tëra çfarë mund të bënte Suhareka në këtë sfidë ishte një gol i bukur nga Endrit Krasniqi i shënuar në minutën e 78-të nga gjuajta e lirë për 3-1.

Me këtë fitore Ballkani shkon në kuotën e 47 pikëve dhe tani ka 13 më pak se Ballkani që është lider me 60 sosh.

Suhareka në anën tjetër pozicionohet në vendin e shtatë në renditje me 32 pikë të grumbulluara.

Gjilani ka triumfuar 1-0 ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja ishte e barabartë mes dy skuadrave, ndërsa fati i duelit u përcaktua në minutat e fundit.

Pjesa e parë kishte raste të mira shënimi për të dyja ekipet, por që deri te portat e njëra-tjetrës mungonte efikasiteti.

Gjilani ishte shumë me fat, pasi në minutën e 81-të, Filip Gligorov i Ferizajt shënoi në portën e tij.

Me këtë fitore, Gjilani ka shkuar në kuotën e 38 pikëve, ndërsa Ferizaj ka tri më pak.

Në xhiron e 28-të, Gjilani do të takohet me Llapin, ndërsa Ferizaj do të ketë punë me Feronikelin ’74.

Rexhbeçaj ka synime të mëdha me Kosovën dhe në nivel klubesh

Elvis Rexhbeçaj tashmë është prej lojtarëve kryesorë te Kosova. Ndonëse nisi me ndeshje vetëm në shtatorin e vitit të kaluar, 27-vjeçari është lider i pakontestueshëm i mesfushës. Golin e parë e shënoi më 20 mars në fitoren 2:1 ndaj Islandës. Më 23 mars, Kosova fitoi 3:1 ndaj Islandës dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:2 avancoi në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Rexhbeçaj flet me entuziazëm për suksesin e Kosovës.

“Kemi shkruar histori në ekzistencën e shkurtër të Kosovës”, ka thënë Rexhbeçaj për “Augsburger Allgemeine”.

Në shtator “Dardanët” nisin me kualifikime për Botërorin 2026. Janë në grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Mesfushori i Augsburgut të Bundesligës është optimist.

“Nuk duam vetëm të garojmë në kualifikimet për Kupën e Botës. Kemi ambicie. Ndoshta edhe do t’ia dalim të kualifikohemi në një ngjarje të madhe një ditë”, thotë mesfushori defanziv.

Bashkimi me Kosovën i mundëson Elvisit që të takojë shumë më shpesh familjarët që i ka në Prizren. Në të kaluarën ata i ka parë gjatë pushimeve të verës apo të dimrit.

“Mund të përdori ndeshjet ndërkombëtare për të kaluar më shumë kohë me familjen time në vendin e lindjes”, ka thënë Rexhbeçaj për mediumin lokal të Augsburgut.

Ai ka luajtur për Wolfsburgun, Kolnin e Bochumin, ndërsa prej vitit 2022 është tek Augsburgu. Është lojtar që kryen shumë detyra në fushë, por që nuk shihet shumë nga shikuesit. Por edhe lojtarët e tillë janë shumë të kërkuar në nivelin e lartë të futbollit. Celticu skocez dhe Beshiktashi turk janë prej klubeve që kanë shprehur interesim për Rexhbeçajn. Por reprezentuesi i Kosovës mbetet i relaksuar.

“Gjithnjë kam thënë se jam i interesuar të lëvizi jashtë Gjermanisë. Por nuk më duhet ta bëj këtë tani. Bisedimet me Augsburgun po zhvillohen, çdo gjë është e relaksuar dhe nuk kemi presion afatet kohore”, ka thënë Rexhbeçaj.

Ai ka kontratë deri në qershorin e vitit 2026. Nëse klubi gjerman dëshiron të shmangë rrezikun për ta “humbur” Rexhbeçajn pa dëmshpërblim, duhet t’ia vazhdojë kontratën më herët. Ai ndihet mirë në Augsburg, në aspektin sportiv dhe personal. Ka bërë shumë miq. Ai e di se çka ka në klub dhe drejtuesit e klubit e dinë se çka dëshiron ai.

Albi Mall Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të.

Vëmendja kryesore do të jetë në derbin lokal të Suharekës, ku kampioni në fuqi Ballkani do të përballet me FC Suharekën.

Skuadra e Ballkanit renditet në vendin e dytë me 44 pikë, ndërsa Suhareka ndodhet në vendin e shtatë, me 32 pikë.

Ndëkohë në stadiumin me bari artificial në Gjilan, do të zhvillohet ndeshja mes Gjilanit dhe Ferizajit.

Gjilani renditet në pozitën e 4 pestë me 35 pikë, aq sa ka edhe Ferizaji në vendin e gjashtë.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00.

Petrescu për Emërllahun: Ishte i jashtëzakonshëm

Lindon Emërllahu në fillim të muajit shkurt e kompletoi transferimin te Cluji rumun nga Ballkani i Suharekës për 700 mijë euro. Dhe paraqitjet e mira që i kishte te kampioni i tri edicioneve të fundit në Kosovë, i ka vazhduar edhe te skuadra e njohur rumune.

Emërllahu të enjten mbrëma luajti tërë ndeshjen e Kupës së Rumanisë ndaj Universitatea Craiovas dhe e regjistroi asistimin e parë për Clujin në shtatë ndeshje. Ai asistoi në golin për 1:1 në minutën e 60-të, që u shënua nga Mohammed Kamara. Gola të tjerë nuk pati as pas vazhdimeve dhe sfida u vendos në penallti.

Emërllahu ishte i saktë në penalltinë e parë, ndërsa Meriton Korenica që luajti nga minuta e 75-të, e shënoi penalltinë e tretë për Clujin, që fitoi 5:3 ndaj Universitatea Craiovas. Në gjysmëfinale të Kupës rumune, Cluji do të luajë ndaj Farul Constantas, më 24 prill.

“Ai ishte i jashtëzakonshëm”, ka thënë trajneri Dan Petrescu për Emërllahun pas ndeshjes.

Emërllahu 22-vjeçar, që me pozitë natyrale është mesfushor defensiv, të enjten mbrëma luajti si mbrojtës i krahut të djathtë.

“Jam i lumtur për Lindonin. Ai luajti ndeshje të madhe për 120 minuta”.

Përveç që e mbuloi mirë krahun e djathtë, Emërllahu ishte shumë i mirë edhe në bazë të të dhënave statistikore.

Nga 57 pasime sa i kishte gjithsej, 46 ishin të sakta. I pati edhe tri driblime të suksesshme. E fitoi topin shtatë herë, ndërsa pesë herë e fitoi topin në fushën e kundërshtarit.

Malisheva kthehet tek fitoret, e rrezikon Prishtinën me largim nga Superliga

Malisheva ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Prishtinës në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja nisi furishëm për vendasit të cilët arritën ta gjejnë golin e fitores qysh në minutat e para të kësaj ndeshje.

Po luhej vetëm minuta e dytë kur Laurent Xhylani pas një harkimi nga rivënia këndore gjeti për mrekulli Donart Vitijën i cili realizoi për rezultatin 1-0.

Në vazhdim të këtij takimi pati disa gjysmë raste për të dyja skuadrat, por që rrjetat nuk u prekën më.

Për Malishevën kjo ishte fitorja e parë pas dy ndeshjesh pa rezultat pozitiv, teksa Prishtina pas fitores xhiron e kaluar ndaj Feronikelit ‘74 rikthehtet sërish tek humbjet.

Pas javës së 27-të, Malisheva shkon në kuotën e 44 pikëve dhe mban pozitën e tretë në tabelë, teksa Prishtina renditet e katërta me 35 sosh me vetëm pesë pikë larg pozitës që shpije nga elita!

FFK: Kosova mori pjesë në Kongresin e UEFA-s në Beograd me simbolet shtetërore

Federata e Futbollit të Kosovës ishte pjesë e Kongresit të 49-të të UEFA-s, mbajtur në Beograd, ku delegacioni ynë, i kryesuar nga presidenti Agim Ademi dhe u.d. sekretari i përgjithshëm, Markus Weidner, përfaqësoi Kosovën me dinjitet dhe në përputhje të plotë me statusin tonë si anëtare e barabartë në UEFA dhe FIFA.

Në këtë ngjarje të rëndësishme të futbollit evropian, ashtu si çdo federatë tjetër anëtare, Kosova u prezantua me simbolet e saj shtetërore, teksa konfirmoi edhe një herë përkushtimin e saj për zhvillimin e futbollit dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare.

Deklaratat e pabaza të Federatës së Futbollit të Serbisë, që synuan ta paraqesin pjesëmarrjen tonë si diçka jashtë interesit të futbollit, nuk kanë asnjë bazë dhe vetëm sa dëshmojnë tendencën e vazhdueshme të përzierjes së politikës në sport nga ana e Serbisë.

FFK-ja gjithmonë ka përfaqësuar interesat e futbollit të Kosovës dhe do të vazhdojë të punojë për zhvillimin dhe avancimin e lojës së futbollit, duke mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera me institucionet ndërkombëtare.

E kuptojmë se prania e delegacionit të Kosovës në kryeqytetin serb, si dhe fakti që flamuri i shtetit tonë valëviti përkrah atyre të shteteve të tjera, vazhdon të jetë i papranueshëm për politikën dhe një pjesë të opinionit në Serbi. Megjithatë, shteti i Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe sa më shpejt që ta pranojnë këtë, aq më shpejt do të kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve sportive dhe shtetërore.

Sa i përket pretendimeve për largimin e flamurit shtetëror të Kosovës gjatë punimeve të Kongresit, theksojmë se Kosova ishte e përfaqësuar zyrtarisht me simbolet e saj shtetërore, njësoj si çdo anëtare tjetër e UEFA-s. Çdo veprim i mundshëm në përfundim të mbledhjes, kur presidenti i FFK-së nuk ishte më në sallë, nuk e ndryshon faktin se Kosova ishte dhe mbetet pjesë e barabartë e këtij organizimi, ashtu siç është në familjen e futbollit evropian dhe botëror.

Sigurisht, si gjithmonë, persona të caktuar ndjekin agjenda kundër Kosovës dhe largojnë nga tavolina, madje edhe djegin flamurin e shtetit tonë (siç ndodhi mbrëmë në Beograd nga tifozë të klubeve serbe), por Kosova si shtet është dhe mbetet një realitet i pakthyeshëm. FFK-ja menjëherë do të paraqesë notë proteste në UEFA dhe institucionet tjera ndërkombëtare lidhur me këto veprime, që janë kundër vlerave që promovon UEFA.

Gjithsesi, edhe një herë ritheksojmë se Kosova u prezantua si e barabartë me të gjitha simbolet e saj dhe gjithçka ka shkuar sipas protokollit të UEFA-s deri në pjesën përfundimtare të punimeve.

FFK-ja falënderon UEFA-n për trajtimin e mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e futbollit në Kosovë. Si gjithmonë, ne do të vazhdojmë të punojmë për ta forcuar futbollin tonë dhe për ta përfaqësuar Kosovën me dinjitet në arenën ndërkombëtare.

Kosova filloi pergatitjet për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e Dardaneve për ndeshjen e muajit prill të Ligës së Kombeve.

Dardanet do të takohen me Maqedoninë e Veriut, me 8 prill, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Kombëtarja e vajzave e Kosovës është pjesë e Ligës C, Grupi C6, së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Letoninë.

Në dy ndeshjet e para Kosova ka regjistruar një fitore e një humbje.

Dy gjyqtaret nga Kosova delegohen nga UEFA për ndeshje evropiane

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA vazhdon t’i besoj gjyqtarëve nga Kosova.

Kësisoj dy gjyqtaret nga Kosova, Rita Vehapi dhe Fitore Govori do të ndajnë drejtësinë në arenën ndërkombëtare.

Rita Vehapi (gjyqtare kryesore) dhe Fitore Govori (asistente) janë deleguar nga UEFA për ndeshjet në UEFA Women’s Under-19 Championship 2025, raundi i dytë – grupi B6.

Hungari-Turqi dhe Turqi-Bosne e Hercevocinë, janë ndeshjet që do të gjykohen nga gjyqtaret e Kosovës dhe do të zhvillohen më 2 dhe 5 prill.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Hungari.

Portieri i Kosovës dënohet rëndë për shkelje të rregullave të trafikut

Mediat në Angli i kanë dhënë bujë të madhe, portierit të kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq, i cili është gjobitur disa herë gjatë vitit kaluar, për shkelje të rregullave të komunikacionit.

BBC-ja, raporton se një portier i një klubi të Premier Leagues, është gjobitur me më shumë se 23,000 funtash, për shkelje të rregullave, gjatë vozitjes.

26 vjeçari që luan për Ipswich Town, u akuzua për vozitje pa sigurim të palës së tretë me makinën Bentley. Ai gjithashtu u dënuar edhe për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes.

Murici, pranoi gabimet dhe u gjobit me mbi 20 mijë euro duke iu marrë edhe gjashtë pikë në patentën e tij për shkeljen e sigurimit në një gjykatë të martën.

Këto shkelje ndodhën në gusht të vitit të kaluar.

Aro Muriq që është i rregullt te përfaqësuesja e Kosovës, kaloi te Ipswich Town nga Burnley vitin e kaluar në një marrëveshje prej gati 15 milionë sterlinash.