19.1 C
Pristina
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
Home Blog Page 13

Drita bindshëm ndaj Gjilanit

Drita ka fituar ndaj Gjilanit me rezultat të thellë 4-0 ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Zekirija Ramadanit i është kthyer fitores në kampionat pas barazimit me Dukagjinin, duke mposhtur rivalët e mëdhenj lokal, Gjilanin, pa asnjë vështirësi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të bardhekaltërve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe katër golat.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 12 minutave lojë me anë të Almir Ajzerajt, i cili shënoi për 1-0, ndërsa në minutën e 17-të ishte Rron Broja që shënoi për 2-0.

Në minutën e 24-të erdhi edhe goli i tretë me anë të Arb Manaj, i cili shënoi për 3-0, teksa ukrainasi Denys Kostyshyn (42’) dërgoi ekipet në pushim me rezultat 4-0.

Në pjesën e dytë, nuk pati shumë histori, pasi Drita e menaxhoi mirë lojën, Gjilani nuk pati shumë raste dhe portat mbeten të paprekura.

Në fakt, vendasit e gjeten e golin në minutën e fundit me anë të Albert Dabiqajt, por VAR-i e anuloi për një prekje të topit me dorë dhe ndeshja u mbyll me rezultat 4-0.

Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e parë me 57 pikë apo 42 më shumë se Ballkani i dyti, ndërsa Gjilani renditet i pesti me 35 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Drita udhëton te Feronikeli ’74, teksa Gjilani e pret në shtëpi Ferizajn.

Veteranët e futbollit: Agim Ademi – Arkitekti i Suksesit të Futbollit Kosovar.

 

Në historinë e futbollit kosovar, disa emra qëndrojnë të skalitur me shkronja të arta për kontributin dhe vizionin e tyre. Një nga këta emra është z. Agim Ademi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili me përkushtimin dhe punën e tij të palodhshme ka ngritur nivelin e futbollit në vend dhe e ka bërë Kosovën një emër të respektuar në arenën ndërkombëtare, shkruan në faqen zyrtare të veteranëve të futbollit kosovar.

Një Udhëheqës me Vizion

Që nga marrja e detyrës si kryetar i FFK-së, Agim Ademi ka treguar një perkushtim të jashtëzakonshëm për zhvillimin e futbollit kosovar. Ai ka punuar intensivisht për të përmisuar infrastrukturën, për të mbështetur klubet dhe për të fuqizuar kombëtaren. Me lidershipin e tij, FFK ka përjetuar një epokë të re të progresit dhe sukseseve.

Arritje të Mëdha në Futbollin
Kosovar

Nën drejtimin e z. Ademi, Kosova ka arritur momente historike, duke përfshire:
• Kombetarja e Kosovës ka shënuar suksese të rëndësishme, duke konkurruar denjësisht në arenën ndërkombëtare dhe duke u ngritur në Ligën B të Ligës së Kombeve.
• Zhvillimi i futbollit vendor, me investime në infrastrukturë, ndihmes për klubet dhe rritje të cilësise së garave kombëtare.

Një Frymë Bashkimi dhe Progresi

Një nga cilësitë kryesore të Agim Ademit është aftësia për të bashkuar komunitetin e futbollit. Ai ka ndërtuar ura bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare si UEFA dhe FIFA, duke sjellë mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e futbollit në Kosovë. Me vizionin e tij, futbolli kosovar ka fituar një identitet të fortë dhe një të ardhme premtuese.

Përfundim

Agim Ademi nuk është vetëm një administrator i suksesshëm, por një lider që ka ndertuar ëndrrën e futbollit kosovar me punë dhe perkushtim. Falë angazhimit të tij, Kosova vazhdon te ecë përpara, duke synuar suksese edhe më të mëdha në të ardhmen. Me lidershipin e tij te fortë dhe strategjine e mençur, futbolli kosovar është sot më i fuqishëm se kurrë.

Agim Ademi, lideri që nuk e ndalën fortunat deri te suksesi

Futbolli kosovar po kalon një periudhë zhvillimi dhe konsolidimi, e ku sukseset nuk janë thjesht rastësore, por rezultat i një pune të palodhshme dhe strategjike. Në krye të këtij transformimi pa dyshim qëndron Agim Ademi, presidenti i FFK-së, i cili ka ditur të sfidojë pengesat dhe të drejtojë futbollin tonë drejt një të ardhmeje të ndritur. Përkundër sfidave të shumta, ai ka dëshmuar që vendosmëria dhe vizioni janë çelësi i suksesit.

Pa dyshim ngritja e Kosovës nga Liga C në Ligën B të Ligës së Kombeve është njëra nga arritjet më të spikatura gjatë udhëheqjes së tij, por jo e vetmja. Kur e mori drejtimin e FFK-së, Kosova ishte në Ligën D dhe tani ka bërë një arritje historike, duke qenë në mesin e 32 ekipeve më të mira të Evropës.

Ky sukses nuk ishte i rastësishëm, por produkt i një strategjie të mirëmenduar dhe angazhimit të vazhdueshëm. Ademi nuk u ndal para sfidave, sidomos para atyre që vinin nga qarqe të caktuara jo sportive dhe grupe interesi. Ai u përball me shantazhe dhe padi të ndryshme, por asnjëherë nuk e humbi fokusin tek zhvillimi i futbollit. Arriti ta ruaj besimin e komunitetit të futbollit dhe u angazhua maksimalisht për të mbrojtur federatën dhe zhvillimin e saj.

Vendimi për të sjellë Franco Foda-n në krye të Kombëtares pas Alain Giressit ishte një lëvizje strategjike që tregoi vizionin e Ademit. Me një trajner të ri dhe me afrimin e një grupi lojtarësh të rinj u rrit konkurrenca dhe u vendosen objektiva të qarta. Kalimi në Ligën B është njëri prej tyre dhe tashmë synimi është që Kosova të vazhdojë të ngjitet edhe më lart, duke u kualifikuar në të ardhmen në turne të mëdha si Kampionati Evropian dhe Kupa e Botës.

Përveç suksesit sportiv, presidenti i FFK-së ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përmirësimin e infrastrukturës së futbollit. Ndërsa media shpesh fokusohet tek konfliktet dhe polemikat, puna konkrete që është bërë për fushat e futbollit dhe mbështetja ndaj klubeve ka ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së futbollit kosovar. Klubet dhe komuniteti i futbollit e ndjejnë ndryshimin, pavarësisht se një pjesë e mediave dhe individëve vazhdon të mbetet e ndikuar nga interesa të caktuara. Në fund, sado që dikush mund të ketë inate personale apo ambicie për të udhëhequr FFK-në, faktet flasin vetë; Agim Ademi dhe Federata e Futbollit të Kosovës janë në rrugën e duhur, duke krijuar një themel të fortë për të ardhmen e futbollit në Kosovë. Futbolli nuk ka nevojë për polemika, por për vizion, punë dhe vendosmëri. Dhe përderisa ky vizion vazhdon të zbatohet, e ardhmja e futbollit kosovar duket premtuese.

Media kroate: Kosova arrin suksesin më të madh në histori, por nuk mund të luajnë me këtë shtet

Kombëtarja e Kosovës sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën B të Kombeve, por nuk do të lejohet të luajë kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, shkruan media kroate “24 sata”.

“Futbollistët e Kosovës mposhtën Islandën me rezultat 3:1 në Murcia të Spanjës dhe me rezultat të përgjithshëm 5:2 u kualifikuan në Ligën B të Kombeve, që është suksesi më i madh në historinë e kombëtares së Kosovës.

Ndeshja u luajt në Spanjë, ku kosovarët nuk patën një pritje të ngrohtë pasi spanjollët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e trajtojnë atë në mënyrë të ngjashme me komunitetet e tyre autonome të Katalonjës dhe Baskëve.

Kështu në tabelën e rezultateve para fillimit të ndeshjes ishte shkruar me fusnotë fjala “Kosovë” dhe në stadium nuk kishte fare flamur të Kosovës, gjë që më pas u korrigjua.

Kosovarët u prinë drejt fitores me kthesën e heroit Vedat Muriqi, i cili i shënoi të tre golat (në minutat 35, 45+3 dhe 79’), pasi Islanda kaloi në avantazh në minutën e 2-të me golin e Orri Oskarsson.

Meqenëse UEFA tashmë i ka ndaluar ndeshjet e Kosovës kundër Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Rusisë, dhe meqenëse Bosnja do të luajë në të njëjtin nivel të Ligës së Kombeve si Kosova sezonin e ardhshëm, është e qartë se takimet mes këtyre dy kombëtareve nuk do të jenë të mundshme. UEFA, për shembull, e ndaloi ndeshjen mes Spanjës dhe Gjibraltarit”, ka shkruar mes të tjera media kroate.

Kosova mund Islandën për t’ia zë vendin në Grupin B në Ligën e Kombeve, Muriqi shkëlqen me tri gola!

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Islandës në ndeshjen e kthimit të play-offit të UEFA Nations League.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 2’të me anë të Oskarssonin.

Por, reagimi ishte mjaftë i shpejt nga “Dardanët” ku në pjesën e parë shënuan dy herë.

Fillimisht në minutën e 35’të, Vedat Muriqi barazoi shifrat në 1:1 dhe më pas në minutën e 45’të shënoi për 2:1.

Në pjesën e dytë, sulmuesi i Mallorcas kompletoi hat-trikun duke shënuar për 3:1 në minutën e 79’të.

Kosova pas kësaj fitoreje siguron Ligën B të UEFA Nations League, ku pritet të ketë kundërshtarë më të fortë sesa në Ligën C.

Dita e ndeshjes: Kosova kërkon rezultat pozitiv ndaj Islandës për të kaluar në Ligën B

Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj sot (e diel) ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në kuadër të ‘Play-Off’-it të Ligës së Kombeve.

Në sfidën e zhvilluar në Prishtinë të enjten mbrëma, Dardanët triumfuan me rezultat 2-1.

Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbecaj realizuan për Dardanët, derisa kapiteni Oskarson për Vikingët.

Sfida e sotme zhvillohet në Murcia të Spanjës me fillim nga ora 18:00.

Vendasve iu nevojitet fitorja me dy gola epërsi për të kaluar tutje, në anën tjetër Kosovës i mjafton edhe një barazim për të kaluar në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Përveç Edon Zhegrovës që nuk u grumbullua fare shkaku i lëndimit, nga grumbullimi pas ndeshjes së parë janë larguar edhe Aro Muric e Donat Rrudhani shkaku i lëndimeve, derisa Valon Berisha mungon për shkak të kartonëve.

Muriqi e Foda, me fjalë të mëdha për Kosovën, para ndeshjes së kthimit

Kombëtarja e Kosovës do të përballet nesër me Islandën në qytetin e Murcias në Spanjë, në ndeshjen vendimtare të play-offit për Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” kanë një epërsi të lehtë pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë në Prishtinë, por sfida në terren neutral pritet të jetë e ashpër dhe e paparashikueshme.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka theksuar se skuadra do të luftojë deri në fund, pavarësisht mungesave të disa lojtarëve kyç.

“Shpirti ynë luftarak është gjëja më e rëndësishme te ne. E kemi treguar këtë disa herë. Edhe pse kemi mungesa, kushdo që do t’i zëvendësojë ata e di që do të jap maksimumin”, u shpreh sulmuesi kryesor i Kosovës.

Nga ana tjetër, trajneri Franco Foda pret një duel të barabartë, duke vlerësuar cilësitë e kundërshtarit.

“Do të jetë një përballje 50/50. Islanda ka disa futbollistë të mirë, sidomos në fazën ofansive. Ndonëse po e zhvillojmë ndeshjen si mysafirë, do të luajmë lojën tonë, të krijojmë raste dhe të provojmë të shënojmë gola”, deklaroi strategu gjerman.

Me Kosovën që kërkon të konfirmojë pozitën e saj në Ligën B dhe Islandën që synon të rikthehet me një përmbysje, përballja e nesërme pritet të jetë dramatike.

Një fitore ose barazim do t’ia siguronte “Dardanëve” suksesin e madh dhe kualifikimin në Ligën B.

“Të bashkuar ecim drejt suksesit”, ekipi i Kosovës shëtitë rrugëve të Murcias në Spanjë

Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur dje në qytetin Murcia të Spanjës, për ndeshjen kthyese ndaj Islandës në play-offin e UEFA Nations League.

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka publikuar disa foto nga shëtitja e ekipit në rrugët e qytetit të Murcias.

“Të bashkuar ecim drejt suksesit!”, shkruhet në mbishkrimin e publikuar nga FFK.

 

Ky është Loris Sahiti, talenti i Xamax-it që refuzoi Zvicrën dhe Shqipërinë për Kosovën

Loris Sahiti i cili aktualisht aktivizohet te skuadra Xamax u15 në Zvicër ka marrë ftesë nga Federata e Futbollit të Kosovës për kampin i cili do të organizohet në muajin Prill në Gjermani.

Lorisi është një mbrojtës i majtë me aftësi të shkëlqyera dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm.

Sipas burimeve të ‘Albanian News’ për Lorsin kanë shprehur interesim Zvicra dhe Shqipëria, por dëshira e lojtarit ishte çdo herë t`i përfaqësojë ngjyrat e kombëtares së Kosovës.

Duke e parë talentin që ka, FFK i ka dërguar ftesë dhe tashmë ai do të jetë pjesë e ‘Dardanëve’.

 

 

 

Sonte Kosova – Islanda, “Dardanët” rikthehen në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës në futboll synon që përmes ndeshjeve të play-off-it të ngrihet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Për ta arritur këtë objektiv, Dardanët duhet të tregohen më të suksesshëm se Islanda në dy ndeshjet që do të zhvillohen mes tyre brenda tri ditëve.

Dueli i parë zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45 dhe para ndeshjes, trajneri Franco Foda në konferencë për media të zhvilluar dje bëri të ditur se mesfushori Valon Berisha dhe mbrojtësi Amir Rrahmani janë ende duke u rikuperuar nga lëndimet, andaj paraqitja e tyre sonte është në dyshim

Trajneri i dardanëve theksoi se nga lojtarët do të kërkojë që të bëhet presion ndaj Islandës që nga minuta e parë e ndeshjes.