20.7 C
Pristina
E hënë, 8 Shtator, 2025
Home Blog Page 14

Agim Ademi pret në takim Kryetarin e Federatës së Futbollit të Islandës

Agim Ademi ka pritur në takim kryetarin e Federatës së futbollit të Islandës.

Ky është postimi i tij

Në prag të ndeshjes së ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve, Kosovë-Islandë, sipas traditës shtrova darkë për presidentin e Federatës së Futbollit të Islandës, Thorvaldur Örlygsson dhe drejtorin teknik Jaki Sveinsson si dhe delegatin e ndeshjes së UEFA-s, Anthony Bloch nga Anglia.

Takimet e tilla janë mundësi e mirë për të ndarë përvojat, për të diskutuar mbi zhvillimin e futbollit në vendet tona dhe për të forcuar bashkëpunimin mes dy federatave.

Jam i bindur se dy ndeshjet kundër Islandës do të jenë spektakël i vërtetë dhe do ta na dhurojnë emocione të pafundme të gjithëve!

Forca Kosovë! 🇽🇰⚽🇮🇸🔥

Bastet befasojnë për Kosovën para sfidës së madhe me islandezët

Kosova vlerësohet favorite në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përballja e të enjtes mbrëma (20.45) mes Kosovës dhe Islandës, zgjon interesim të madh jo vetëm në shtetin tonë dhe islandez, por në anën tjetë edhe bastet ndërkombëtare befasojnë me koficientet e tyre.

Për fitoren e Kosovës koficienti sillet 2.10 apo 2.15, ndërsa barazimi 3.30.

Për triumfin e Islandës 3.10 apo 3.40.

Bastet

               1 x 2
10bet 2.14 3.20 3.45
10x10bet 2.10 3.13 3.51
1xBet 2.23 3.38 3.71  
888sport 2.15 3.20 3.50
Alphabet 2.13 3.17 3.57
BC.Game 2.15 3.25 3.55
bet-at-home 2.15  3.30 3.60
bet365 2.10 3.25 3.40
Betfair 2.25 3.50 3.10
Betsafe 2.15 3.30 3.55
Betsson 2.15 3.30 3.55

Kosova U21 bën një ndryshim, e fton futbollistin që luan te skuadra gjermane

Përzgjedhësi Afrim Toverlani ka ftuar në grumbullimin e marsit të Kombëtares U21, futbollistin Faton Ademi të Alemannia Aachen.

Në grumbullim do të mungojë futbollisti Arjanit Fazilu, i cili ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundjavës me klubin e tij.

Llapi rikthehet te fitorja përballë Suharekës, Malisheva befasohet nga Nikli!

Feronikeli ’74 dhe Malisheva kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 25-të në Albi Mall Superligë.

Vetëm pas gjashtë minutave lojë, Malisheva fitoi penallti dhe kishin rast të artë për të kaluar në epërsi.

Megjithatë nga pika e bardhë dështoi Drilon Hazrollaj që gjuajti mbi portë.

Edhe vendasit kishin disa raste shënimi, por pa sukses dhe 45 minutat e para u mbyllën baras 0-0.

Në pjesën e dytë dy skuadrat kishin raste edhe më të mira shënimi.

Drilon Hazrollaj sërish pati rast të mirë, por qëlloi shtyllën në minutën e 69-të.

E për vendasit rrezikoi Sokol Kiqina disa minuta më vonë, por gjuajtja e tij u prit nga Avdyli.

Deri në fund përkundër përpjekjeve nga dy skuadrat gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 0-0.

Feronikeli ’74 vazhdon të mbetet e fundit në tabelë me 14 pikë, derisa Malisheva është e treta me 41 sosh.

Në xhiron e ardhshme Feronikeli ’74 luan në udhëtim te Prishtina, derisa Malisheva do të përballet me Suharekën.

Në takimin tjetër, Feronikeli ’74 dhe Malisheva kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 25-të në Albi Mall Superligë.

Vetëm pas gjashtë minutave lojë, Malisheva fitoi penallti dhe kishin rast të artë për të kaluar në epërsi.

Megjithatë nga pika e bardhë dështoi Drilon Hazrollaj që gjuajti mbi portë.

Edhe vendasit kishin disa raste shënimi, por pa sukses dhe 45 minutat e para u mbyllën baras 0-0.

Në pjesën e dytë dy skuadrat kishin raste edhe më të mira shënimi.

Drilon Hazrollaj sërish pati rast të mirë, por qëlloi shtyllën në minutën e 69-të.

E për vendasit rrezikoi Sokol Kiqina disa minuta më vonë, por gjuajtja e tij u prit nga Avdyli.

Deri në fund përkundër përpjekjeve nga dy skuadrat gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 0-0.

Feronikeli ’74 vazhdon të mbetet e fundit në tabelë me 14 pikë, derisa Malisheva është e treta me 41 sosh.

Në xhiron e ardhshme Feronikeli ’74 luan në udhëtim te Prishtina, derisa Malisheva do të përballet me Suharekën.

Albi Mall Superliga vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante

Xhiro e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës do të vazhdoj sot, ku në program janë edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar.

Llapi para adhuruesve të vet pret Suharekën, në një ndeshje që është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat që po luftojnë për mbetjen në elitë.

Llapjanët kërkojnë tre pikët në mënyrë që të barazohen me pikë me Suharekën, derisa mysafirët synojnë të largohen nga Podujeva me rezultat pozitiv.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ku Feronikeli ’74 pret Malishevën.

Vendasit të fundit në tabelë synojnë që të shkaktojnë një tjetër befasi, derisa skuadra e Bekim Isufit, Malisheva kërkon fitoren e radhës.

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 14:00.

Dukagjini i shpëton humbjes në përfundim!

Drita ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit kosovar. 

Mysafirët ia dolën të kalojnë në epërsi në minutën e 39-të përmes Kostyshyn, i cili me kokë realizoi për 1-0 pas një harkimi fantastik brenda zonës. 

Ky gol bëri që të ketë protesta të mëdha nga vendasit dhe për pasojë Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 41-të. 

Me të filluar pjesa e dytë, si rrallëherë në futboll, Dukagjini bëri katër zëvendësime qysh në fillim të ndeshjes. 

Këto ndryshime duket se i dhanë lojës së tyre një ngjyrë tjetër, pasi në fund ata ia dolën të barazojnë shifrat. 

Po luhej minuta e 93-të e takimit kur Hekuran Berisha shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1 pas asistimit nga Mërgim Pefqeli. 

Pas këtij barazimi, Drita shkon në kuotën e 54 pikëve dhe vazhdon si lidere e tableës, duke lënë mbrapa Ballkanin me 43 sosh. 

Dukagjini në anën tjetër renditet në pozitën e shtatë në tabelë dhe numëron 32 pikë.

Prishtina lëshon tri pikët nga duart dhe shkon në dhjetë ndeshje pa fitore

Prishtina ka fituar në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Jean-Michel Cavallit nuk ka arritur fitore as pas shtatë ndeshjeve në pranverë, duke shkuar në një seri prej dhjetë takimeve pa fitore radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, ku nuk munguan rastet, por u shënuan vetëm një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga mysafirët, të cilët me anë të një autogoli nga Senad Jarovic (23’) kaluan në epërsi 0-1.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin dukshëm skuadër më e mirë, duke krijuar më shumë raste në tentim për të barazuar rezultatin, por Ardit Nika ishte disa herë shpëtimtar i mysafirëve, ashtu si Kenan Haxhihamza i vendasve.

Megjithatë, kur ndeshja pritej të përfundonte me fitoren e mysafirëve, në skenë doli Marko Roganovic (90+), i cili nga afërsia shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 1-1.

Pas këtij barazimi, Gjilani e sheh veten në pozitën e katërt me 35 pikë, ndërsa Prishtina renditet e pesta me 32 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, kryeqytetasit luajnë në shtëpi ndaj Feronikelit ’74, teksa gjilanasit luajnë si mysafir i rivalëve të Dritës.

Kosova U21 zhvillon dy miqësore në Turqi, ja lista e Tovërlanit

Përzgjedhësi i Kombëtares U21 të Kosovës, Afrim Tovërlani, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në këtë muaj në Turqi.Në fakt, ekipi i drejtuar nga Tovërlani do të zhvillojë një kamp stërvitor dhjetëditor në Antalya, nga data 17 deri më 26 mars 2025, ku do t’i luajë edhe këto dy miqësore të rëndësishme. Ky kamp do të shërbejë si një mundësi e mirë për stafin teknik që të analizojë gjendjen e ekipit dhe të testojë strategji të reja për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.

• Turqia U21 – Kosova U21 21 mars 2025 | Alanya, Turqi | 20:30 (ora lokale)

• Kosova U21 – Moldavia U2125 mars 2025 | Belek, Turqi | 16:00 (ora lokale)

Dita e ndeshjeve: Luhen dy përballje të forta në Albi Mall Superligën e Kosovës

Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje të vlefshme për javën e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Xhiro e 25-të ka nisur të premten me ndeshjen Ballkani-Ferizaj, të fituar nga vendasit 2-1, ndërsa sot pritet të zhvillohen edhe dy përballje tjera.

E para në program është ajo në mes të Dukagjinit dhe Dritës, e cila është paraparë të luhet në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë.

Në ndeshjen tjetër, Gjilani e pret Prishtinën në stadiumin me bari artificial në këtë qytet.

Dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 14:00, ndërsa dy ndeshje tjera do të zhvillohen nesër (e diel).

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit – ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit mars, ndaj Anglisë dhe Andorrës, ku nuk mungojnë risitë.

Kombëtarja e Shqipërisë shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ku ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Trajneri brazilian, Sylvinho ka përzgjedhur 26 lojtarë për dy ndeshjet e marsit ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Për herë të parë në Kombëtare janë ftuar lojtari i shumëpërfolur Etnik Brruti i Malishevës dhe Juljan Shehu i Widzew Lodz.

Brruti me fanellën e Kosovës U-21
Përveç emrave të rinj, në listë kemi edhe disa mungesa të mëdha si Mario Mitaj, Mirlind Daku, Anis Mehmeti dhe Taulant Seferi.

Grumbullimi zyrtar i kuqezinjve nis të hënën më 17 mars, teksa kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjen e parë ndaj Anglisë në Wembley më 21 mars, në orën 20:45.

Takimi i dytë është më 24 mars ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në orën 20:45.

 

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Ivan Balliu, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.

<img src=”https://albaniannews.net/wp-content/uploads/2025/03/IMG_0865.jpeg” alt=”” width=”662″ height=”825″ class=”alignnone size-full wp-image-92697″ />

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Etnik Brruti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha.

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.