1.5 C
Pristina
E martë, 2 Dhjetor, 2025
Home Blog Page 15

Kosova mund Islandën për t’ia zë vendin në Grupin B në Ligën e Kombeve, Muriqi shkëlqen me tri gola!

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Islandës në ndeshjen e kthimit të play-offit të UEFA Nations League.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 2’të me anë të Oskarssonin.

Por, reagimi ishte mjaftë i shpejt nga “Dardanët” ku në pjesën e parë shënuan dy herë.

Fillimisht në minutën e 35’të, Vedat Muriqi barazoi shifrat në 1:1 dhe më pas në minutën e 45’të shënoi për 2:1.

Në pjesën e dytë, sulmuesi i Mallorcas kompletoi hat-trikun duke shënuar për 3:1 në minutën e 79’të.

Kosova pas kësaj fitoreje siguron Ligën B të UEFA Nations League, ku pritet të ketë kundërshtarë më të fortë sesa në Ligën C.

Dita e ndeshjes: Kosova kërkon rezultat pozitiv ndaj Islandës për të kaluar në Ligën B

Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj sot (e diel) ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në kuadër të ‘Play-Off’-it të Ligës së Kombeve.

Në sfidën e zhvilluar në Prishtinë të enjten mbrëma, Dardanët triumfuan me rezultat 2-1.

Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbecaj realizuan për Dardanët, derisa kapiteni Oskarson për Vikingët.

Sfida e sotme zhvillohet në Murcia të Spanjës me fillim nga ora 18:00.

Vendasve iu nevojitet fitorja me dy gola epërsi për të kaluar tutje, në anën tjetër Kosovës i mjafton edhe një barazim për të kaluar në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Përveç Edon Zhegrovës që nuk u grumbullua fare shkaku i lëndimit, nga grumbullimi pas ndeshjes së parë janë larguar edhe Aro Muric e Donat Rrudhani shkaku i lëndimeve, derisa Valon Berisha mungon për shkak të kartonëve.

Muriqi e Foda, me fjalë të mëdha për Kosovën, para ndeshjes së kthimit

Kombëtarja e Kosovës do të përballet nesër me Islandën në qytetin e Murcias në Spanjë, në ndeshjen vendimtare të play-offit për Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” kanë një epërsi të lehtë pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë në Prishtinë, por sfida në terren neutral pritet të jetë e ashpër dhe e paparashikueshme.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka theksuar se skuadra do të luftojë deri në fund, pavarësisht mungesave të disa lojtarëve kyç.

“Shpirti ynë luftarak është gjëja më e rëndësishme te ne. E kemi treguar këtë disa herë. Edhe pse kemi mungesa, kushdo që do t’i zëvendësojë ata e di që do të jap maksimumin”, u shpreh sulmuesi kryesor i Kosovës.

Nga ana tjetër, trajneri Franco Foda pret një duel të barabartë, duke vlerësuar cilësitë e kundërshtarit.

“Do të jetë një përballje 50/50. Islanda ka disa futbollistë të mirë, sidomos në fazën ofansive. Ndonëse po e zhvillojmë ndeshjen si mysafirë, do të luajmë lojën tonë, të krijojmë raste dhe të provojmë të shënojmë gola”, deklaroi strategu gjerman.

Me Kosovën që kërkon të konfirmojë pozitën e saj në Ligën B dhe Islandën që synon të rikthehet me një përmbysje, përballja e nesërme pritet të jetë dramatike.

Një fitore ose barazim do t’ia siguronte “Dardanëve” suksesin e madh dhe kualifikimin në Ligën B.

“Të bashkuar ecim drejt suksesit”, ekipi i Kosovës shëtitë rrugëve të Murcias në Spanjë

Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur dje në qytetin Murcia të Spanjës, për ndeshjen kthyese ndaj Islandës në play-offin e UEFA Nations League.

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka publikuar disa foto nga shëtitja e ekipit në rrugët e qytetit të Murcias.

“Të bashkuar ecim drejt suksesit!”, shkruhet në mbishkrimin e publikuar nga FFK.

 

Ky është Loris Sahiti, talenti i Xamax-it që refuzoi Zvicrën dhe Shqipërinë për Kosovën

Loris Sahiti i cili aktualisht aktivizohet te skuadra Xamax u15 në Zvicër ka marrë ftesë nga Federata e Futbollit të Kosovës për kampin i cili do të organizohet në muajin Prill në Gjermani.

Lorisi është një mbrojtës i majtë me aftësi të shkëlqyera dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm.

Sipas burimeve të ‘Albanian News’ për Lorsin kanë shprehur interesim Zvicra dhe Shqipëria, por dëshira e lojtarit ishte çdo herë t`i përfaqësojë ngjyrat e kombëtares së Kosovës.

Duke e parë talentin që ka, FFK i ka dërguar ftesë dhe tashmë ai do të jetë pjesë e ‘Dardanëve’.

 

 

 

Sonte Kosova – Islanda, “Dardanët” rikthehen në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës në futboll synon që përmes ndeshjeve të play-off-it të ngrihet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Për ta arritur këtë objektiv, Dardanët duhet të tregohen më të suksesshëm se Islanda në dy ndeshjet që do të zhvillohen mes tyre brenda tri ditëve.

Dueli i parë zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45 dhe para ndeshjes, trajneri Franco Foda në konferencë për media të zhvilluar dje bëri të ditur se mesfushori Valon Berisha dhe mbrojtësi Amir Rrahmani janë ende duke u rikuperuar nga lëndimet, andaj paraqitja e tyre sonte është në dyshim

Trajneri i dardanëve theksoi se nga lojtarët do të kërkojë që të bëhet presion ndaj Islandës që nga minuta e parë e ndeshjes.

Agim Ademi pret në takim Kryetarin e Federatës së Futbollit të Islandës

Agim Ademi ka pritur në takim kryetarin e Federatës së futbollit të Islandës.

Ky është postimi i tij

Në prag të ndeshjes së ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve, Kosovë-Islandë, sipas traditës shtrova darkë për presidentin e Federatës së Futbollit të Islandës, Thorvaldur Örlygsson dhe drejtorin teknik Jaki Sveinsson si dhe delegatin e ndeshjes së UEFA-s, Anthony Bloch nga Anglia.

Takimet e tilla janë mundësi e mirë për të ndarë përvojat, për të diskutuar mbi zhvillimin e futbollit në vendet tona dhe për të forcuar bashkëpunimin mes dy federatave.

Jam i bindur se dy ndeshjet kundër Islandës do të jenë spektakël i vërtetë dhe do ta na dhurojnë emocione të pafundme të gjithëve!

Forca Kosovë! 🇽🇰⚽🇮🇸🔥

Bastet befasojnë për Kosovën para sfidës së madhe me islandezët

Kosova vlerësohet favorite në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përballja e të enjtes mbrëma (20.45) mes Kosovës dhe Islandës, zgjon interesim të madh jo vetëm në shtetin tonë dhe islandez, por në anën tjetë edhe bastet ndërkombëtare befasojnë me koficientet e tyre.

Për fitoren e Kosovës koficienti sillet 2.10 apo 2.15, ndërsa barazimi 3.30.

Për triumfin e Islandës 3.10 apo 3.40.

Bastet

               1 x 2
10bet 2.14 3.20 3.45
10x10bet 2.10 3.13 3.51
1xBet 2.23 3.38 3.71  
888sport 2.15 3.20 3.50
Alphabet 2.13 3.17 3.57
BC.Game 2.15 3.25 3.55
bet-at-home 2.15  3.30 3.60
bet365 2.10 3.25 3.40
Betfair 2.25 3.50 3.10
Betsafe 2.15 3.30 3.55
Betsson 2.15 3.30 3.55

Kosova U21 bën një ndryshim, e fton futbollistin që luan te skuadra gjermane

Përzgjedhësi Afrim Toverlani ka ftuar në grumbullimin e marsit të Kombëtares U21, futbollistin Faton Ademi të Alemannia Aachen.

Në grumbullim do të mungojë futbollisti Arjanit Fazilu, i cili ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundjavës me klubin e tij.

Llapi rikthehet te fitorja përballë Suharekës, Malisheva befasohet nga Nikli!

Feronikeli ’74 dhe Malisheva kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 25-të në Albi Mall Superligë.

Vetëm pas gjashtë minutave lojë, Malisheva fitoi penallti dhe kishin rast të artë për të kaluar në epërsi.

Megjithatë nga pika e bardhë dështoi Drilon Hazrollaj që gjuajti mbi portë.

Edhe vendasit kishin disa raste shënimi, por pa sukses dhe 45 minutat e para u mbyllën baras 0-0.

Në pjesën e dytë dy skuadrat kishin raste edhe më të mira shënimi.

Drilon Hazrollaj sërish pati rast të mirë, por qëlloi shtyllën në minutën e 69-të.

E për vendasit rrezikoi Sokol Kiqina disa minuta më vonë, por gjuajtja e tij u prit nga Avdyli.

Deri në fund përkundër përpjekjeve nga dy skuadrat gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 0-0.

Feronikeli ’74 vazhdon të mbetet e fundit në tabelë me 14 pikë, derisa Malisheva është e treta me 41 sosh.

Në xhiron e ardhshme Feronikeli ’74 luan në udhëtim te Prishtina, derisa Malisheva do të përballet me Suharekën.

Në takimin tjetër, Feronikeli ’74 dhe Malisheva kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 25-të në Albi Mall Superligë.

Vetëm pas gjashtë minutave lojë, Malisheva fitoi penallti dhe kishin rast të artë për të kaluar në epërsi.

Megjithatë nga pika e bardhë dështoi Drilon Hazrollaj që gjuajti mbi portë.

Edhe vendasit kishin disa raste shënimi, por pa sukses dhe 45 minutat e para u mbyllën baras 0-0.

Në pjesën e dytë dy skuadrat kishin raste edhe më të mira shënimi.

Drilon Hazrollaj sërish pati rast të mirë, por qëlloi shtyllën në minutën e 69-të.

E për vendasit rrezikoi Sokol Kiqina disa minuta më vonë, por gjuajtja e tij u prit nga Avdyli.

Deri në fund përkundër përpjekjeve nga dy skuadrat gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 0-0.

Feronikeli ’74 vazhdon të mbetet e fundit në tabelë me 14 pikë, derisa Malisheva është e treta me 41 sosh.

Në xhiron e ardhshme Feronikeli ’74 luan në udhëtim te Prishtina, derisa Malisheva do të përballet me Suharekën.