23.7 C
Pristina
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
Home Blog Page 16

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuari i parë në “Nazarko Podcast”, një format i ri që sapo ka nisur, nën moderimin e Mentor Nazarkos dhe Oneda Skënderit.

Gjatë bisedës, Presidenti Duka foli për rrugëtimin e tij në krye të Federatës, rritjen e institucionit, rolin e tij në UEFA dhe ndryshimet që kanë ndodhur në futbollin shqiptar.

Megjithatë, fokusi jonë ishte te marrëdhëniet e tij me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), kalimin e lojtarëve nga Kosova te Shqipëria si dhe rastin e fundit “Etnik Brruti”.

Kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria (rasti i Brrutit) – Pashë një status të babait të lojtarit dhe mendoj që ishte i duhuri. Akuza për mua apo FSHF-në ka në të dyja drejtimet, pse e keni marrë këtë lojtar apo pse nuk e keni marrë. Edhe kur i merr, edhe kur nuk i merr, gjysma e njerëzve janë pro dhe gjysma kundër. Nëse je i bindur që ke bërë më të mirën, duhet të vazhdosh ta bësh. A e kam marrë unë Brrutin? Unë jam një nga ata që vendos për politikat e FSHF-së dhe një nga politikat tona është që dera e Kombëtares është e hapur për këdo. Ne marrim vetëm futbollistët shqiptarë, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne.!

Marrëdhënia me FFK? – Kam marrëdhënie të mira me të gjitha federatat e Evropës, kurse me Federatën e Kosovës kam marrëdhënie vëllazërore.

Etnik Brruti – Në këndvështrimin sportiv, të gjithë ata që janë mbështetës të përfaqësueses së Kosovës mund të kenë një lloj të drejte, nëse futbollisti është një talent që mund të kishte kontribuar për ekipin që ata mbështesin. Në këtë këndvështrim kanë të drejtë. Në këndvështrimet e tjera nuk kanë të drejtë, sepse kushdo vendos vetë për veten. Nuk kemi pse mërzitemi, ne jemi bërë krenarë që Xhaka luan me Zvicrën, tani mërzitemi se pse Brruti luan me Shqipërinë. Brruti e ka marrë pasaportën dhe kemi aplikuar dhe për vizën angleze dhe uroj ta kemi në kohë.

Reagimi i trajnerit të U-21 të Kosovës – Nuk besoj se ka futbollistë që e kanë ëndërr të shkojnë në Rusi, po pa dyshim që nuk mund ta refuzojë një klub rus. Futbollistët kanë ëndërr të shkojnë në perëndim, në Angli, Gjermani, Itali, Spanjë, Spanjë. Por nëse karriera i çon në Rusi, mund të luajnë dhe aty. Nuk është ai qëllimi, qëllimi i djalit është që i ka pëlqyer të luajë me Shqipërinë. Ka dhe një shans të madh, ne do jemi pjesë e Kampionatit Europian U-21 2027. Nëse vazhdon karrierën mirë, do të luajë në finalet e këtij kampionati, në karrierë nuk të jepet shumë mundësia kur luan me ekipe relativisht të mesme apo të vogla. Çfarë i ofron Brruti Silvinjos? Teknikisht nuk e njoh, vendosin trajnerët, drejtori teknik i FSHF-së. Nuk e kam parë ndonjëherë. Nuk kam formimin e duhur për ta njohur teknikisht. /FSHF/

Gallapeni mbetet te Kosova, nuk bie në ‘grepin’ e Bushit

Federata Shqiptare e Futbollit ka vazhduar peshkimin tek Kosova për rrëmbimin e talenteve. Ani pse ata të zhvilluar te Kosova, kombëtarja kuqezi nuk tregon shumë respekt për FFK dhe po i bën oferta dardanëve.

Pasi ditë më parë mori kapitenin e skuadrës së Kosovës U21, Etnik Brruti, gjë e cila hapi shumë polemika, FSHF i ka vuri syrin një tjetër talenti të madh.

Fjala është për yllin e Prishtinës dhe skuadrës së Kosovës U21, Dion Gallapeni.

Kontaktet mes Gallapenit dhe FSHF-së, janë vu, por siç mëson ekskluzivisht Ballkani.info, ylli dardan i ka thënë jo kësaj oferte dhe vazhdon të mbetet tek Kosova.

Ferizaj mposht edhe Llapin

Ferizaj ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 përballjen ndaj Llapit, të vlefshme për javën e 24-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Ferizaj ka marrë tri pikë shumë të mëdha në shtëpi duke u distancuar momentalisht nga zona e rrezikshme.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe raste nga të dyja skuadrat, ku u shënuan edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes u shënua pas 11-të minutave lojë me anë të Valmir Nafiut, i cili shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa Blendi Baftiu (17’) barazoi shifrat në 1-1.

Megjithatë, Antonio Ilieski (42’) u përkujdes për golin e dytë duke dërguar Ferizajn në pushim me epërsi 2-1.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e mbyllur, por më e ashpër dhe hera herës me tensione.

Pas 45 minutave të dytë nuk pati gol dhe Ferizaj mori në fund tri pikë të vlefshme pas një fitore 2-1.

Pas kësaj fitore, Ferizaj e sheh veten në pozitën e pestë me 32 pikë, ndërsa Llapi renditet i teti me 26 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, ferizajasit luajnë në udhëtim te Ballkani, teksa llapjanët e presin Suharekën.

Drita merr fitore me aromë titulli ndaj Ballkanit!

Drita ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit kosovar.

Pjesa e parë u zhvillua kryesisht me duele në mesfushë, por pa prodhuar në ndonjë rast aksion të rrezikshëm për gol.

Gjërat për Ballkanin u vështirësuan në pjesën e dytë kur në minutën e 64-të mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Gentrit Halilit.

Pas këtij momenti Drita e shfrytëzoi avantazhin numerik në fushë, duke filluar sulmet në drejtim të portës së Ballkanit.

Po luhej minuta e 77-të e takimit kur Veton Tusha bëri një gjuajtje e cila kaloi nëpërmjet një grumbulli lojtarësh dhe në fund përfundoi në portë për 1-0.

Për të vulosur përfundimisht fitoren e Dritës u përkujdes Kastriot Selmani i cili në minutën e 89-të për rezultatin 2-0.

Pas kësaj fitoreje Drita shkon në kuotën e 53 pikëve të grumbulluara, ndërsa Ballkani numëron 38 sosh.

Ademi priti të parin e futbollit polak: Diskutim për bashkëpunim dhe zhvillim të futbollit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në Prishtinë presidentin e Federatës së Futbollit të Polonisë, Cezary Kulesza, dhe sekretarin e kësaj federate, Łukasz Wachowski, në një vizitë të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy federatave.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, presidenti Ademi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Federatën Polake të Futbollit dhe ndarjen e përvojave të vlefshme, veçanërisht në segmentin e zhvillimit të futbollit të grupmoshave të reja dhe arbitrimit.

“Sot pata kënaqësinë të prisja presidentin e Federatës së Futbollit të Polonisë, Cezary Kulesza, dhe sekretarin e kësaj federate, Łukasz Wachowski, në një vizitë të rëndësishme në Prishtinë. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit mes dy federatave dhe për ndarjen e përvojave të vlefshme për zhvillimin e futbollit, veçanërisht në nivelin e grupmoshave të reja,” shkroi Ademi.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte përvoja e Polonisë në avancimin e sistemit të arbitrimit, i cili është ndër më të zhvilluarit në Evropë dhe ka ndikim të madh edhe në nivelin botëror. Ademi potencoi se suksesi i gjyqtarëve polakë mund të shërbejë si një model i rëndësishëm për arbitrimin në Kosovë.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për realizimin e projekteve të përbashkëta, të cilat do të përqendrohen në zhvillimin e futbollit dhe mbështetjen për talentet e rinj. “Këto projekte do të krijojnë mundësi për futbollistët e rinj të rriten e të zhvillohen dhe njëherësh do të forcojnë bashkëpunimin dhe miqësinë mes dy vendeve tona,” theksoi presidenti i FFK-së.

Në Gjilan zhvillohet derbi mes Dritës dhe Ballkanit

Para ndeshjeve të Champions League, adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi t’i shijojnë dy superndeshje që nisin nga ora 14:00.

Në Gjilan, zhvillohet derbi në mes të lideres së tabelës Dritës, dhe kampionit në fuqi të Superligës, Ballkanit.

Në rast të fitores sot, “intelektualët” do ta përforconin rrugën drejt titullit, derisa nëse fiton skuadra nga Suhareka, do të zvogëlohej diferenca në pikë nga 12 sa është aktualisht, në nëntë.

Kurse, Ferizaj përballet me Llapin.

Fitorja është jetike për të dyja skuadrat në luftën për mbijetesë.

Ferizajasit aktualisht renditen në vendin e gjashtë me 29 pikë, derisa llapjanët janë në vendin e tetë me 26 pikë.

Haxhihamza “Ylli i Javës”

Portieri i Gjilanit, Kenan Haxhihamza, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ishte komisioni i veteranëve të futbollit, ai që ka vlerësuar Haxhihamzan si më të mirin pas paraqitjeve të mira që i pati në ndeshjen ndaj Feronikelit 74.

Gjilani e mposhti skuadrën nga Drenasi me rezultatin 1:0.

Haxhihamza ishte vendimtar në fitoren e Gjilanit duke pritur penallti në minutën e fundit të ndeshjes.

Për 28-vjeçarin Haxhihamza ky ishte çmimi i dytë si më i miri i xhiros që e pranon këtë edicion.

“Ambiciet tona janë të qarta, të vazhdojmë këtë formë të mirë dhe të synojmë Evropën. Ky është edhe objektivi i klubit dhe shpresojmë ta arrijmë. Gjithmonë çmimet të motivojnë për më shumë. Përderisa e kam fituar dy herë, pse të mos tentoj ta marr edhe për herë të tretë. Gjithçka ka ndodhur falë punës ekipore dhe shpirtit luftarak që kemi treguar në fushë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”, ka thënë Haxhihamza për faqen zyrtare të FFK-së.

Kosova U17 triumfon ndaj Moldavisë, me rezultat 1- 0

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur të triumfojë, duke mundur Moldavinë me rezultat minimal 1-0.

Ky duel u zhvillua në Sotira Municipal Stadium në Qipro, ku rinovimi i fitores erdhi pas një goli të realizuar nga Rin Ahmeti në minutën e 41-të të ndeshjes, njofton Klankosova.tv.

Me këtë fitore, Kosova pozicionohet në vendin e parë të grupit, duke grumbulluar gjithsej 4 pikë.

Çështja e lojtarëve që braktisin Kosovën: Individët që po e dëmtojnë shtetin e Kosovës të shpallen “Non-Grata”

Futbolli i Kosovës ka përjetuar një ngritje të ndjeshme në vitet e fundit, por njëkohësisht është përballur me sfida të mëdha, përfshirë largimin e disa lojtarëve të rinj që vendosin të përfaqësojnë kombëtare të tjera. Në shumë raste, kjo ndodh për shkak të ndikimeve të jashtme, ku menaxherët dhe individë të caktuar luajnë një rol kyç në orientimin e karrierës së tyre.

I tillë është Eros Grezda, i cili, përveç se nuk ka kontribuar për Kosovën si lojtar, tani si menaxher po ndikon edhe te futbollistët e rinj që të ndjekin të njëjtën rrugë, duke ia kthyer shpinën Kosovës. Këtë e pranoi edhe vetë ai në një intervistë për Klan Kosova rreth rastit të Etnik Brrutit:

“Po, është e vërtetë, kemi rënë dakord me FSHF, çështje ditësh që ai të pajiset me pasaportë. Ai do të luajë ndaj Anglisë dhe Andorrës”.

Për më tepër, ai akuzoi Federatën e Futbollit të Kosovës për neglizhencë në rastin e Brrutit, duke thënë:

“Unë i kuptoj zërat që janë bërë, por s’e kuptoj që e quajnë tradhtarë. Ai s’po i bashkohet Serbisë apo Maqedonisë. Gjithsesi, unë do të thoja që për Brrutin është privilegj të luajë për Shqipërinë, është pagjumësi e FFK-së që s’e kanë ftuar më herët”.

Megjithatë, këto deklarata bien ndesh me faktet, pasi Brruti jo vetëm që gëzonte privilegjin e kapitenit te Kosova U21, por edhe ishte në planet e përzgjedhësit Franco Foda për ndeshjet e marsit, pasi kishte qenë pjesë e grumbullimeve të janarit me futbollistët më të talentuar të Kosovës.

Po ashtu, deklarata e Grezdës është skandaloze, pasi me këtë i fyen futbollistët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë e Veriut, duke lënë të nënkuptohet se ata janë tradhtarë.

Këta njerëz të ligë që në plan të parë e kanë interesin personal dhe paranë, përmes “patriotizmit” të rrejshëm dhe kanaleve kriminale në Shqipëri po bashkëpunojnë edhe me Rusi. Prandaj, me të drejtë shumë komentues në rrjetet sociale kanë kërkuar që individët që punojnë për rrënimin e futbollit kosovar dhe në afirmimin e Kosovës si shtet të shpallen “Non-Grata” dhe t’u merret shtetësia kosovare.

Përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare duhet të jetë një nder dhe përgjegjësi, jo thjesht një mundësi kalimtare për interesa personale.

Natyrisht, çdo lojtar ka të drejtën e tij për të zgjedhur kombëtaren që do të përfaqësojë, por është e padrejtë që futbollistët të shfrytëzojnë Kosovën si një trampolinë për karrierën e tyre.

Prandaj, kjo çështje kërkon një qasje më serioze nga institucionet përkatëse si të Kosovës, ashtu edhe të Shqipërisë. Sa më parë, aq më mirë!

𝐑𝐫𝐞𝐭𝐡 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐚𝐥𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 – 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐭𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢 𝐢 𝐄𝐭𝐧𝐢𝐤 𝐁𝐫𝐫𝐮𝐭𝐢𝐭

Shkruan: Lavdim Pireva

Shqipëria vuan nga mos puna dhe mungesa e talentit në futboll dhe kjo reflekton te pjesa tjetër e kombit, Kosova, që edhe përkundër kushteve shumë më të rënda ka arritur në vitet e fundit të prodhojë lojtarë në nivel të Premier League, Serie A, La Liga, Ligue 1.

Etnik Brruti është një lojtar shumë i mirë, me një karrierë të shkëlqyer para tij, ndërsa ka vite në Kosovë që punohet për të, por aktualisht nuk është gati as për Kosovën A, e as për Shqipërinë A. Te Shqipëria në pozitën e tij aktualisht luajnë Kristijan Asllani (Inter), Ylber Ramadani (Lecce), Medon Berisha (Lecce) dhe Qazim Laçi (Sparta Pragë).

Duhet kuptuar se Shqipëria nuk punon aspak me lojtarët e rinj, por është e ‘shkëlqyer’ në ‘peshkimin’ e lojtarëve shqiptarë në Evropë dhe në Ballkan, duke përdorur edhe joshjet që i ka në dorë, nga flamuri, ngjyrat e tij dhe himni, deri te pasaporta dhe mundësia për tu paraqitur pa problem në disa kampionate fal saj.

Lojtari i fundit i shkëlqyer që luan te Shqipëria që ka dal nga futbolli shqiptar është Enest Muçi! Për ta gjetur të dytin… duhet të shkojmë te Myrto Uzuni.

Për të treguar diferencën e punës me talente, po e bashkëngjiti këtë foto nga UEFA Youth League, kur u përballën kampionët shqiptarë 2 Korriku dhe Bylis.

I gjithë ekipi i 2 Korrikut ishte me lojtarë nga Kosova, ndërsa te Bylis për ‘çudi’ në formacionin startues ishte gjashtë lojtarë të huaj, nigerianë dhe brazilianë. Rezultati dihet tashmë, 2 Korriku ka fituar të dyja ndeshjet.