10.5 C
Pristina
E shtunë, 18 Tetor, 2025
Home Blog Page 18

Gabuan në vendimet e ndeshjes Peja-Bashkimi, FBK dënon tre gjyqtarët

Komisioni i Garave i FBK-së e ka ndëshkuar treshen e gjyqtarëve të ndeshjes KB Peja – KB Vëllaznimi, për shkak të gabimeve në ndarjen e drejtësisë

Elldin Uglari, gjyqtar kryesor i ndeshjes është ndëshkuar me tri ndeshje mos delegim në tempon e kampionatit.

Genc Vitaku, gjyqtar i parë i ndeshjes është ndëshkuar me tri ndeshje mos delegim në tempon e kampionatit.

Arian Kera, gjyqtar i dytë i ndeshjes është ndëshkuar me katër ndeshje mos delegim në tempon e kampionatit.

Liga e Parë, grupet A dhe B: Drenica dhe Prishtina e Re krijojnë diferencë – Liria futet në garë, Vushtrria ngec

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 18-të në Ligën e Parë të Kosovës, ku nuk munguan rezultatet befasuese dhe lëvizjet në renditje.

Sa i përket Grupit A, Drenica ka krijuar një epërsi, ndërsa të tjerat janë afruar në një pikë në garën për vendin e dytë.

Drenica mori një fitore shumë të rëndësishme në derbi ndaj Trepçës si mysafir duke triumfuar me rezultat 2-0 në stadiumin “Sami Kelmendi”.

Derbi tjetër mes Trepçës ‘89 dhe Vëllaznimit është mbyllur baras 1-1, sikurse dhe ndeshja Mitrovica – Besa e Pejës.

Liria ka marr fitore me rikthim ndaj Rilindjes 74 me 2-1, duke vazhduar ngjitjen në renditje.

Drenica tani ka 38 pikë në vendin e parë, ndërsa Trepça ‘89 dhe Liria me nga 33 pikë mbajnë pozitat dy dhe tre.

Trepça dhe Vëllaznimi mbajnë pozitat katër dhe pesë me nga 32 pikë.

Besa e Pejës është e gjashta me 24 pikë, ndërsa pas tyre vjen Rilindja 1974 me 19 pikë.

Istogu është i teti me 18 pikë, ndërsa Rahoveci i nënti me 11 pikë. Në fund është Mitrovica me 8 pikë.

Në anën tjetër, Grupi B, duke shumë më i sqaruar, pasi që Prishtina e Re me fitoren e sotme ndaj Dinamo Ferizajt me rezultat 3-1 ka krijuar një distancë të kënaqshme.

Kjo pasi Vushtrria nuk shoi më shumë se një barazim pa gola ndaj KEK-ut.

Ramiz Sadiku ka vazhduar ngjitjen, duke e mposhtur 2 Korrikun me rezultat 3-0 në derbin e kryeqytetit.

Fushë Kosova dhe Flamurtari kanë ndarë pikët pas barazimi 0-0. Kika ka marr një fitore të madhe si mysafir i Vjosës me rezultat 1-0, në luftën e tyre për mbijetesë.

Prishtina e Re tani ka 47 pikë, shtatë më shumë se sa Vushtrria që është e dyta me 40 pikë.

Ramiz Sadiku është i treti me 33 pikë, duke vazhduar me formën fantastike në pranverë.

Dinamo e Ferizajt është e katërta me 27 pikë, ndërsa KEK-u tani ka 24 pikë në vendin e pestë. Vjosa është e gjashta me 19 pikë, ndërsa Fushë Kosova me 18 pikë është e shtata.

2 Korriku është i teti me 17 pikë, Kika e nënta me 14 pikë, ndërsa Flamurtari mbyll renditjen me 10 pikë.

Formacionet zyrtare: Dukagjini-Malisheva, Gjilani-Feronikeli 74

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje mjaft interesante në javën e 23-të të saj

Në Klinë, Dukagjini i Ismet Munishit do të jetë nikoqir i Malishevës, shkruan Gazeta Express.

Dueli i tjetër që luhet sot do të jetë ai mes Gjilanit dhe Feronikelit 74.

Për të dyja këto ndeshje, tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare:

Klubi jep detaje për gjendjen e Rey Manaj: Iu rikthye vetëdija në spital

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes mes Sivasspor dhe Göztepe, e vlefshme për Superligën turke.

Incidenti ndodhi në minutën e 3-të të sfidës, pas një përplasjeje të fortë me mbrojtësin Koray Günter.

Pas goditjes, Manaj humbi ndjenjat dhe mbeti i shtrirë në fushë, duke shkaktuar shqetësim te lojtarët dhe stafi mjekësor.

Mjekët ndërhynë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa sulmuesi shqiptar u transportua me ambulancë në spital.

Klubi i Sivassporit ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore:

“Sportisti ynë Rey Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe.

Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, futbollisti ynë është dërguar me ambulancë në spital dhe ka rikthyer vetëdijen atje.

Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rey Manajt do të ndahet me publikun.

Lojtarit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë.”

Ende nuk ka detaje mbi seriozitetin e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit, por pritet që klubi të japë më shumë informacione në orët në vijim.

Napoli merr fitore të vështirë ndaj Fiorentinës

Napoli ka arritur një fitore të madhe ndaj Fioretinës, duke e mbajtur hapin në rrugëtimin për titullin e kampionit.

Të besuarit e Antonio Contes fituan 2-1 ndaj Fiorentinës, shkruan “Gazeta Express”.

Romelu Lukaku e hapi serinë e golave në këtë ndeshje, duke shënuar në minutën e 26-të të ndeshjes.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën ishte sulmuesi italian, Giacomo Raspadori që shënoi për 2-0.

Në minutën e 66-të, gjashtë minuta pasi shënoi Napoli, epërsinë e ngushoi Gudmundsson.

Deri në fund gola më nuk pati, por u shpërdoruan disa raste nga të dy anët.

Në ndeshjen e sotme luajti edhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili e kompletoi tërë ndeshjen, duke u vlerësuar me notën 7.2 nga “SofaScore”.

Me fitoren e arritur sot, Napoli ka 60 pikë, një më pak se Interi që zë vendin e parë.

Fiorentina është e shtata me 45 pikë të tubuara.

Arsenali pritet të nënshkruajë me “ndërtuesin” e Atletico Madridit

Arsenali është shumë afër të sigurojë një nënshkrim kyç në strukturën e tij sportive.

Andrea Berta – i njohur për kohën e tij tek Atletico Madridi – është shumë afër të bëhet drejtor sportiv i Arsenalit.

Italiani është përgjegjës për “ndërtimin” e Atletico Madridit gjatë viteve të fundit, duke qenë kryesor në nënshkrimin e lojtarëve që ndihmuan klubin ta fitojë La Ligan e të jetë një nga klubet më të mira në Europë.

Është e pritshme që italiani të sjellë në Angli përvojën e tij e vizionin e tij, duke bërë Arsenalin edhe më të fortë nën udhëheqjen e Mikel Artetas.

Sipas Fabrizio Romanos, vetëm disa detaje të fundit kanë mbetur për t’u aprovuar e pajtuar, para nënshkrimit të kontratës nga Berta.

Dhe në rast se gjithçka kompletohet, atëherë Romano bën me dije se zyrtarizimi do të vijë javën e ardhshme.

Berta do të jetë pasardhës i Edu Gaspar.

Manchester City në “garë të ashpër” me Realin për yllin portugez

Manchester City dhe Real Madridi do të kenë një garë të ashpër mes vete për yllin e PSG-së, Joao Neves gjatë merkatos së verës.

Mesfushori i ishte bashkuar Parisit sezonin e kaluar nga Benfica.

Disa klube të mëdha europiane e kanë parë potencialin e tij dhe e dojnë nënshkrimin e tij për të përforcuar skuadrat e tyre.

Megjithatë, Parisi duket se nuk do ta lëshojë një “diamant” vetëm pas një sezoni të kaluar në Francë.

Pep Guardiola po e rindërton mesfushën te City, dhe e sheh Nevesin si një pjesë ideale të planeve të tij për të ardhmen.

City e bleu Nico Gonzalezin gjatë merkatos së janarit, por Guardiola e dëshiron edhe një mesfushor të profilit si Rodri.

Në anën tjetër, Reali po ashtu e sheh si opsion valid Nevesin, në rast se Camavinga largohet nga klubi gjatë verës.

City e Reali po i ndërtojnë strategjitë e tyre për sigurimin e nënshkrimit të Nevesit gjatë verës, por PSG-ja është ai që e ka fjalën e fundit për të ardhmen e portugezit.

Atletico Madridi mposhtet me rikthim, e humb mundësinë e kalimit në krye të tabelës

Atletico Madridi ka pësuar një humbje të dhimbshme ndaj rivalit të qytetit, Getafes.

Në ndeshjen e luajtur në “Coliseum Alfonso Pérez”, Getafe fitoi me rikthim, duke u ktheyr nga 0-1 në 2-1.

Ishte Alexander Sorloth që shënoi për 1-0 në minutën e 75-të, përmes penalltisë.

Në minutën e 88-të, Angel Correa u ndëshkua me të kuq, pas një faulli të bërë, dhe nga aty Getafe barazoi për 1-1 me anë të Arambarrit.

I njëjti shënoi edhe golin e fitores në minutën e 92-të.

Atletico e humbi mundësinë e daljes në vendin e parë të La Ligas, mirëpo me këtë rezultat e rrezikon edhe vendin e dytë në tabelë.

Atletico tashmë ka 56 pikë të tubuara, derisa me fitore, Reali do të kalonte në vendin e dytë me 57 pikë.

Barcelona është e para me 57 pikë, por me një ndeshje më pak.

Dukagjini merr tri pikë të arta ndaj Malishevës, Gjilani triumfon ndaj Feronikelit 74

Skuadra e Gjilanit ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0 në kuadër të Superligës së Kosovës.

Golin e vetëm dhe të fitores për gjilanasit e realizoi Albin Prapashtica në minutën e 70-të të takimit, shkruan Gazeta Express.

Me këtë trepikësh, Gjilani ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe renditet në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Feronikeli mbetet në pozitën e fundit me vetëm 13 pikë të grumbulluara.

Në një tjetër përballje të zhvilluar sot, Dukagjini ka shënuar një fitore të ngushtë ndaj Malishevës me po të njëjtin rezultat, 1:0.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Mërgim Pefqeli në minutën e 10-të.

Me këtë fitore, Dukagjini arrin kuotën e 28 pikëve dhe renditet në vendin e shtatë, ndërsa Malisheva mbetet në pozitën e tretë me 37 pikë.

Këto rezultate vazhdojnë ta bëjnë garën për mbijetesë edhe më interesante, me skuadrat që luftojnë për pikë të rëndësishme në vazhdim të kampionatit.

Real Madrid – Rayo Vallecano, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Rayo Vallecanos, e vlefshme për javën e 27-të të La Ligas.

“Los Blancos” kërkon fitoren për të mbetur në hap me Barcelonën në krye të renditjes, teksa momentalisht ka tri pikë më pak se ta.

Në anën tjetër, Rayo Vallecano është i shtati dhe këtë sezon do të synojë kualifikimin në Ligën e Konferencës së paku.

Formacionet zyrtare: