2.6 C
Pristina
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
Home Blog Page 2

Presidenti i FFK-së, Ademi falënderon Presidenten Osmani për dekorimin e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino

Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani, për vendimin që të dekorojë Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë vizitës së tij të dytë në vend.
Ky akt i lartë institucional, sipas FFK-së, është një dëshmi e respektit që Republika e Kosovës ka për kontributin e zotit Infantino në zhvillimin dhe afirmimin e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Në vijim, gjendet komunikata e plotë e lëshuar nga Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi:

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia Juaj, Vjosa Osmani,

Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, të komunitetit të futbollit dhe të gjithë dashamirëve të këtij sporti, dëshiroj të ju shpreh mirënjohjen më të thellë për vlerësimin dhe nderin që do t’i bëni Presidentit të FIFA-s, mikut të madh të Kosovës, Gianni Infantino, me dekorimin e tij gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë, të mërkurën.

Ky akt i lartë institucional është një dëshmi e respektit që Republika e Kosovës ka për rolin dhe kontributin e z. Infantino si President i FIFA-s, për zhvillimin e futbollit tonë dhe afirmimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Gianni Infantino ka pasur fatin që në Kongresin e tij të parë si President, në vitin 2016, të shpallë Kosovën anëtare të barabartë të FIFA-s, një moment ky historik që e ndryshoi përgjithmonë rrugëtimin tonë si shtet.

Po ashtu, nën udhëheqjen e tij, FIFA ka ofruar mbështetje të madhe për FFK-në përmes programit “FIFA Forward”, duke ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin e të rinjve dhe ngritjen profesionale të futbollit në Kosovë.

Ky vendim i juaji, znj. Presidente, forcon edhe më shumë partneritetin mes institucioneve shtetërore dhe atyre sportive, duke dëshmuar se futbolli është një urë që bashkon njerëzit, gjeneratat dhe kombet.

Dekorimi i Presidentit Infantino është një vlerësim që shkon përtej individit dhe është një nder edhe për gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të gjatë e të lavdishëm.

Në emër të FFK-së, edhe një herë dua të ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme ndaj sportit dhe për vizionin tuaj që Kosova të përfaqësohet me dinjitet në çdo fushë, përfshirë edhe atë të futbollit.

Me respekt dhe mirënjohje,
Agim Ademi
President i Federatës së Futbollit të Kosovës

UEFA e miraton projektin, stadiumet e Kosovës do të bëhen me reflektorë

Shtëpia e futbollit UEFA e ka miratuar projektin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) që të gjitha stadiumet të bëhen me reflektorë, kështu shkruan kryetari Agim Ademi.

Ademi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se vendimi u miratuar në mbledhjen e Komitetit UEFA Hat-Trick, cila u zhvillua në Kaunas të Lituanisë.

“Mbledhja e radhës e Komitetit UEFA HatTrick u mbajt në Kaunas

Në këtë takim miratuam projekte të rëndësishme për federatat anëtare, mes tyre edhe projektin për instalimin e reflektorëve në stadiumet e Kosovës.

Ky investim do t’i mundësojë Superligës sonë zhvillimin e ndeshjeve edhe në orët e mbrëmjes, duke rritur shikueshmërinë, atmosferën por edhe standardet e garës.

Krenar që projektet e FFK-së po marrin mbështetjen e plotë të UEFA-s dhe që futbolli ynë po ecën drejt kushteve gjithnjë e më moderne.

Bashkë për futbollin!”, shkroi Ademi.

Synimi i FFK-së mbetet që ndeshjet e elitës së futbollit kosovar të zhviloj në mbrëmje.

Presidenti i FFK-së, Ademi: “Euro 2028, objektivi realist i Kosovës në futboll”

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka folur për vizionin e tij për të ardhmen e futbollit kosovar në episodin e parë të FFK Podcast. Ai komentoi performancën e Kombëtares, aspiratat për kualifikime dhe domethënien e fanellës “dardane”.

Ademi tha se objektivi kryesor është kualifikimi në Euro 2028, ndonëse fitorja e fundit ndaj Suedisë ka rritur pritshmëritë e tifozëve. “Është vetëm çështje kohe që Kosova të kualifikohet në një kampionat të madh. Euro 2028 është aspirata jonë,” theksoi ai, duke shtuar se futbolli gjithmonë mbetet i paparashikueshëm.

Presidenti i FFK-së gjithashtu foli për simbolikën e fanellës së Kombëtares: “Çdo vijë dhe katror në fanellë përfaqëson një të zhdukur, një të vrarë, një dëshmor. Fanella ka kaluar nga uniforma e UÇK-së në simbol të lirisë dhe krenarisë kombëtare.”

Ademi theksoi gjithashtu përkushtimin e tij ndaj futbollit dhe dëshirën për të lënë një trashëgimi të fortë: “Karriera ime është e lidhur me futbollin. Dua të krijoj një ekip të fortë brenda Federatës dhe një Kombëtare me emër në Evropë.”

Nëse do, mund ta bëj edhe një version edhe më të shkurtër dhe direkt për uebfaqe, në stilin e lajmeve të BBC-së me titull dhe nën-tituj të shpejtë. Dëshiron ta bëj këtë version?

Suedia shpall listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Kosovës e Zvicrës

Selektori i Suedia, Jon Dahl Tomasson, të mërkurën shpalli listën e lojtarëve për dy ndeshjet e ardhshme të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Suedia më 10 tetor e pret Zvicrën në Solna, ndërsa më 13 tetor do të luajë ndaj Kosovës në Goteborg.

Në listë janë dy yjet e Premier League, Alexander Isak dhe Viktor Gyokeres, si dhe shumë lojtarë të tjerë nga ligat kryesore evropiane.

Në sfidat e fundit, Kosova fitoi 2:0 ndaj Suedisë më 8 shtator në Prishtinë, ndërsa Suedia barazoi 2:2 me Slloveninë më 5 shtator në Lubjanë.

Portieri i parë i Suedisë, Robin Olsen, njoftoi të martën tërheqjen nga përfaqësuesja. Olsen ka regjistruar 97 paraqitje për kombëtaren, duke qenë në portë në ndeshjet ndaj Kosovës dhe Sllovenisë.

Ndërkohë, edhe në këtë listë nuk është ftuar Besfort Zeneli.

Caktohet Data dhe vendi për ndeshjen historike të gjysmëfinales në futboll për Kupën e Kosovës me Diasporën FC Kosova Düsseldorf – FC Kosova Gjenevë

spot_img
Unioni I Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër ( UKSHFZ) dhe Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani FFSHGJ në marrëveshje me klubet fituese në Zvicër FC Kosova Gjenevë dhe Gjermani FC Kosova nga Düseldorfi, kanë caktuar datën dhe vendin e zhvillimit të gjysmëfinales së Kupës Kosovë Diasporë.

Marrëveshjen është arritur që me 26 Tetor të zhvillohet ndeshje historike mes dy klubeve fituese nga gjithsejtë 64 Klube të Futbollit shqiptar Gjermani (37) Zvicër (27) për Kupën e Kosovës në Diasporë.

FC Kosova nga Zvicra dhe FC Kosova nga Gjermania i ftojnë të gjithë adhuruesit e futbollit dhe mërgimtarët që me 26 Tetor te vijnë në Düsseldorf në mbështetje të djelmoshave sepse ja vlen të shini talentët shqiptar nga dy klubet fituese që në teren do të paraqesin spektakël në futboll.

Pra fituesi i kësaj ndeshje mes FC Kosova Gjeneve nga Zvicra dhe FC Kosova nga Düsseldorfi i Gjermanisë do të ndeshet në finalen e madhe të Kupës së Kosovë Diasporë në muajin Nëntor 2025.

Federata e Futbollit të Kosovës dhe kryetari Agim Ademi e përshëndesin këtë arritje e cila është edhe fuqizim i FFK në diaspore dhe urë lidhja e mërgimtarëve me vendlindjen.

UKSHFZ dhe FFSHGJ nën ombrellën e FFK dhe kryetarit Agim Ademi, të mbështetur nga MPJD, kanë qëllime të rëndësishme për rininë shqiptare dhe klubet e futbollit në mërgatë që përmes sportit të mbështesin kulturën e në veçanti futbollin dhe klubet shqiptare në diasporë dhe të ofrojmë lidhjet e tyre me vendlindjen.

Ne si Union i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër dhe në emër të Kryetarit Feti Demoli, falënderojmë FFK dhe kryetarin Agim Ademi për mbështetjen e futbollit në Zvicër dhe lidhjen me mërgimtarët. Po ashtu falënderojmë për mbështetje MPJD dhe Drejtorin i departamentit për Diasporë z. Elis Badalli i cili më përkushtim dhe atdhedashuri trajton mërgimtarët e që linja është edhe në Ambasadën e Kosovës dhe Konsullatën e Kosovës në Zürich me Shefin e Misionit Konsullor z. Vigan Berisha.

Edhe FFSHGJ me kryetarin Ruzhdi Satatovci nënkryetar dhe sekretar falënderojnë gjithë oponentët FFK, Unionin në Zvicër, MPJD në mbështetje e përbashkët për organizimin që është duke u zhvilluar në mesin e Evropës për një perspektivë më të madhe për klubet dhe futbollin në të mirën e rinisë shqiptare.

Edhe kryetarët e dy Klubeve FC Kosova Gjeneve – Zvicër Fisnik Buci dhe Bujar Neziri, fituese të Kupës ndjehen tejet të lumtur për këtë arritje e cila sipas tyre mundëson përvojën me trekëndëshin e klubeve Kosovë, Zvicër dhe Gjermani.

E veçantë është për të gjithë lexuesit se në Gjermani ka 37 Klube Shqiptare të Futbollit aktiv e në Zvicër janë 27 që garojnë në liga të ndryshme në vendet atje, e qëllimi i FFK është të rrisim kapacitetin e futbollistëve që ndoshta po nga këta klube të mërgatës nesër do të kemi futbollist të kombëtares.

Kosova e kalon Kinën, ngritje rekord në ranglistën e FIFA-s

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka publikuar ranglistën e re.

Kosova ka pasur një rritje rekord deri në katër pozita, duke kaluar edhe Kinën!

Për herë të parë në histori, Kosova tani gjendet në pozitën e 91-të në ranglistën e FIFA-s.

Gjatë ndeshjeve të muajit shtator, Kosova pësoi një humbje ndaj Zvicrës dhe mposhti Suedinë në “Fadil Vokrri” – pikërisht kjo fitore e ka bërë këtë rritje të jashtëzakonshme.

Në muajin e ardhshëm (Tetor), Kombëtarja e Kosovës luan edhe dy ndeshje tjera të kualifikimeve në Botërorin 2026 – ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

Zvicra me dy shqiptarë përballë Kosovës

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e shtatorit, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Në listën e të ftuarve të Kombëtares së Zvicrës janë edhe dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, shkruan “Gazeta Express”.

Ata do të zbresin në fushë pikërisht në ndeshjen me Kombëtaren e Kosovës, e cila do të luhet më 5 shtator në Basel, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Më pas, Helvetikët më 8 shtator do të luajnë me Slloveninë. E prirë nga kapiteni Xhaka, Zvicra synon ta sigurojë kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada e Meksikë.

Kontribut në këto kualifikime për zviceranët pritet të japë edhe Ardon Jashari, i motivuar pas transferimit tek Milani pak javë më parë.

Zvicra dhe Kosova kanë barazuar në tri ndeshjet paraprake, ndërsa ky do të jetë dueli i katërt mes tyre.

FFK nis rekrutimin e gjyqtarëve të rinj; Ademi: Gjyqtarët elitarë udhërrëfyes të të rinjve

0

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen e futbollit vendor, rekrutimin e gjyqtarëve të rinj. Presidenti Agim Ademi ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me gjyqtarët elitarë dhe kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve, Përparim Hasani, lidhur me këtë proces.

Postimi i plotë i Ademit:

Gjyqtarët janë pjesë e pandashme e futbollit dhe roli i tyre garanton drejtësinë dhe rrjedhën e lojës. Prandaj, investimi në gjenerata të reja është investim në vetë të ardhmen e futbollit tonë.

Në këtë drejtim, sot, së bashku me gjyqtarët elitarë dhe kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve, Përparim Hasani, folëm për të ardhmen e ndarjes së drejtësisë në futbollin tonë.

Ky takim njëherësh shënoi fillimin e një procesi shumë të rëndësishëm, rekrutimin e gjyqtarëve të rinj, të cilët do të jenë gjenerata e së ardhmes në futbollin vendor.

Me përvojën dhe dijen e tyre, gjyqtarët elitarë do të jenë udhërrëfyes, mentorë dhe mbikëqyrës të drejtpërdrejtë të zhvillimit të gjyqtarëve të rinj, duke i ndihmuar ata të rriten profesionalisht dhe të arrijnë standardet më të larta.

Këta mentorë do të vendosin edhe për avancimin e gjyqtarëve në kategori, në bazë të zhvillimit dhe performancës së tyre.

Ky proces lidhet drejtpërdrejt me fushatën e UEFA-s “Be A Referee”, e cila synon të motivojë dhe inkurajojë të rinjtë që të bëhen pjesë e referimit, duke qenë pjesë aktive e lojës më të bukur në botë.

Besoj fuqishëm se përmes këtij angazhimi do të krijojmë një bazë solide për të ardhmen e futbollit kosovar, ku pasioni, profesionalizmi dhe ndershmëria do të jenë gjithmonë në qendër.

Valon Behrami flet për periudhën e luftës në Kosovë në librin “Ylli i Futbollit”

Më 18 gusht do të botohet libri me 256 faqe “Ylli i Futbollit”, me autor Andreas Boni.

Në librin “Ylli i Futbollit”, shumë njerëz nga bota e futbollit hapen dhe flasin hapur për përjetimet në jetën e tyre.

Gazeta e madhe zvicerane “Blick” i ka publikuar deklaratat më të fuqishme dhe rrëqethëse të disa personaliteteve.

Njëri prej tyre që është përfshirë në librin e autorit Boni, është ish-mesfushori i Zvicrës, Valon Behrami. Boni, 43-vjeçar, me origjinë nga Zvicra Lindore, punoi në Blick për 15 vjet. Që nga viti 2023, ka qenë kryeredaktor i “Blue Sport”.

Behrami ka folur për përvojën e tij të largimit nga Kosova më 1990 dhe për atë se si futbolli i ndihmoi atij të rehatohej në Zvicër.

“Mbërritëm në Zvicër me autobusin e fundit nga Kosova kur kuptuam se nuk kishte të ardhme. Pak më vonë, filloi gjithçka. Shtëpia jonë u dogj, humbëm miq dhe të afërm, një xhaxha ishte në burg. Secili prej nesh e ka historinë e vet. Halla ime dhe një xhaxha tjetër u fshehën dhe më pas u gjetën. Ja çfarë ndodhi. Të gjitha gratë u rreshtuan në njërën anë, ndërsa burrat në anën tjetër. Dhe pastaj halla ime duhej të shikonte ndërsa burri i saj dhe të gjithë të tjerët u qëlluan. Ishte çmenduri. Pjesa më e keqe ishte pasiguria, sepse dinim shumë pak. Dhe pastaj dëgjoje në TV se kishin vdekur edhe 20 persona të tjerë. Dhe nuk e dije nëse gjyshërit e tu kishin vdekur. Nuk i kuptoja ende të gjitha, por ishte jashtëzakonisht e tmerrshme për prindërit e mi”, ka thënë Behrami, i cili luajti 83 ndeshje për ekipin e Zvicrës. Ai aktualisht punon si drejtor sportiv në Watford.

Behami ka bërë karrierë të madhe si lojtar.

Shquhej për angazhimin e madh në mesin e fushës dhe për vrapimet e vazhdueshme. Ka luajtur për skuadra, si Lugano, Genoa, Verona, Lazio, West Ham United, Fiorentina, Napoli, Hamburg, Watford, Udinese, Sion, Genoa e Brescia. Për Zvicrën i luajti 83 ndeshje dhe i realizoi dy gola. Ishte reprezentues i Zvicrës nga viti 2005 deri në vitin 2018.

I ka luajtur 259 ndeshje në Serie A, 106 në Premier Leauge, 22 në Bundesliga dhe dhjetë në Ligën e Kampionëve. Me Napolin e fitoi Kupën e Italisë në vitin 2014, ndërsa është lojtari i vetëm i Zvicrës që është paraqitur në katër botërorë rresht.

Agim Ademi viziton UBT-në: “Impresionuar nga zhvillimi dhe potenciali për bashkëpunim”

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar sot një vizitë në Kolegjin UBT në Prishtinë, ku është pritur nga rektori dhe themeluesi i institucionit, Edmond Hajrizi.

Ademi e ka cilësuar UBT-në si një “smart city” brenda kryeqytetit, duke u shprehur i impresionuar nga infrastruktura moderne, programet teknologjike dhe projektet inovative që zhvillohen aty.

“Pashë projekte dhe zgjidhje që më bënë të ndjehem jashtëzakonisht mirë dhe krenar për atë që po ndërtohet në Kosovë”, u shpreh kreu i FFK-së.

Në fokus të vizitës ishte mundësia e bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe UBT-së në projekte që lidhin sportin, edukimin dhe teknologjinë – me qëllim fuqizimin e gjeneratave të reja dhe zhvillimit të vendit.

“Kjo vizitë hapi shumë dyer për bashkëpunim të ndërsjellë me një nga institucionet më të rëndësishme arsimore të vendit tonë”, theksoi Ademi.