16.8 C
Pristina
E hënë, 8 Shtator, 2025
Home Blog Page 5

Foda: Ndeshjet e qershorit shërbejnë si përgatitje për ato të shtatorit

Franco Foda ka thënë se qëllimi i këtyre miqësoreve është përgatitja për ndeshjet e muajit shtator.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës ka deklaruar se në ekipin kombëtar ka eufori të madhe pas kalimit në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Sigurisht që qëllimi kryesor që do t’ia tregoj edhe ekipit, përkundër se janë ndeshje miqësore duhet të fitohen patjetër ato”.

“Momentalisht kemi një eufori pasi jemi ngritur edhe në Ligën e Kombeve në Ligën B dhe tani kemi nevojë që atë energji që e kemi akumuluar ta vazhdojmë tutje”.

“Sigurisht që qëllimi kryesor që do t’ia tregoj edhe ekipit, përkundër se janë ndeshje miqësore duhet të fitohen patjetër ato”.

“Momentalisht kemi një eufori pasi jemi ngritur edhe në Ligën e Kombeve në Ligën B dhe tani kemi nevojë që atë energji që e kemi akumuluar ta vazhdojmë tutje”.

“Kemi ftuar lojtarë të rinj dhe sigurisht

Sonte finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, PSG – Inter

Paris Saint-Germain dhe Inter Milan do të përballen të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve, me skuadrën franceze që shpreson të fitojë çmimin më të madh të futbollit evropian për klube për herë të parë, ndërsa italianët synojnë titullin e tyre të katërt.

Ndeshja, e cila zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” të Bayern Munich me kapacitet 75,000 vendesh me fillim nga në ora 21:00, përball një Inter me përvojë kundër një skuadre të PSG-së që paraqitet në finalen e saj të dytë që nga marrja transformuese e klubit nga Katari në vitin 2011, njofton Klankosova.tv

Kushdo që fiton do të zëvendësojë Real Madridin si kampion.

Ndryshe, në Paris rreth 40 mijë tifozë do ta ndjekin ndeshjen në ekranet gjigante në stadiumin “Parc des Princes” të PSG-së dhe një prani e madhe policore është planifikuar në të gjithë qytetin.

Ndërkohë, në Milano, dhjetëra mijëra do ta ndjekin ndeshjen edhe në stadiumin San Siro të Interit.

Enver Raçi, menaxheri shqiptar që i hapi rrugën Igli Tares drejt sukseseve në Itali

Në historinë e futbollit shqiptar, rrugëtimi i lojtarëve drejt klubeve të mëdha europiane shpesh ka qenë i lidhur ngushtë me figura të rëndësishme menaxheriale, të cilët kanë ditur të ndërmjetësojnë dhe të hapin dyer në tregjet më konkurruese të kontinentit. Një prej tyre është pa dyshim Enver Raçi, menaxheri shqiptar me përvojë të gjerë në futbollin ndërkombëtar.

Në vitin 2001, Raçi luajti një rol kyç në transferimin e Igli Tares në klubin italian Brescia, një hap i rëndësishëm në karrierën e sulmuesit shqiptar që në atë kohë tashmë kishte tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në Gjermani. Ky transferim erdhi pas periudhës së Tares te Kaiserslautern, ku ai kishte bërë emër si një nga shqiptarët e parë që shkëlqeu në Bundesliga, shkruan Albanian News!

Falë ndërhyrjes dhe kontakteve të drejtpërdrejta të Enver Raçit me drejtues të klubit italian, Tare gjeti rrugën drejt Serie A, ku do të përballej me disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Në Brescia, ai u bë pjesë e një skuadre që përfshinte edhe legjenda si Roberto Baggio, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e futbollit elitar europian.

Më pas Tare luajti edhe për dy klube tjera Bologna dhe Lazio. Te kjo e fundit ai kaloj një kohë të suksesshme edhe në detyrën e drejtorit sportiv. Derisa së fundi ish futbollisti i kombëtares shqiptare u emëruat drejtor sportiv i AC Milan.

Menagjeri, m Raçi nuk është i panjohur për komunitetin sportiv shqiptar. Me një rrjet të gjerë kontaktesh në Itali, Kroaci, Gjermani dhe më gjerë, ai ka qenë pjesë e shumë negociatave dhe transferimeve të rëndësishme për futbollistët shqiptarë. Kontributi i tij nuk kufizohet vetëm te Tare; ai ka qenë faktor vendimtar në afirmimin e shumë talenteve të reja që sot përfaqësojnë vendin me krenari nëpër klubet më të mëdha të Europës.

Sot, kur e kthejmë kokën pas, transferimi i Igli Tares në Brescia në vitin 2001 shihet jo vetëm si një sukses individual për lojtarin, por edhe si një tregues i vizionit dhe aftësisë së menaxherit shqiptar Raçi. Ishte një hap që jo vetëm i dha hov karrierës së Tares, por gjithashtu rriti besimin e klubeve të huaja ndaj futbollistëve shqiptarë.

Në një treg futbolli gjithnjë e më të globalizuar, figura si Raçi mbeten të pazëvendësueshme për futbollin shqiptar – ura të sigurta drejt suksesit në arenën ndërkombëtare.

Prishtina e Re vazhdon me trajnerin Elon Berisha – Shpëtim Babaj drejtor sportiv

Pas sigurimit të një vendi në elitën e futbollit kosovar – Albi Mall Superligën – Klubi i Futbollit Prishtina e Re po vazhdon me hapa të matur dhe të qartë drejt sezonit të ri.

Elon Berisha do të vazhdojë të jetë në krye të bankinës si trajner, pas një sezoni të suksesshëm në Ligën e Parë. Vendimi për të mbajtur Berishën është sinjal i qartë i besimit të klubit në vizionin dhe punën e tij, e cila rezultoi me ngjitjen historike në Superligë, shkruan Albanian News.

Ndërkohë, një ndryshim ka ndodhur në pozicionin e drejtorit sportiv. Shpëtim Babaj është emëruar në këtë rol mësojnë burime të gazetës, duke zëvendësuar Sami Borocin, i cili deri më tani mbante këtë post. Babaj pritet të sjellë një qasje të freskët në menaxhimin sportiv të klubit, ndërsa klubi përgatitet për sfidat që e presin në mesin e më të mirëve të futbollit kosovar.

Ky zhvillim vjen në një moment kyç për Prishtinën e Re, që tashmë ka fituar respekt në skenën kombëtare, duke u bërë një histori suksesi në futbollin tonë. Me një staf teknik të konsoliduar dhe me ambicie të qarta për sezonin e ardhshëm, klubi synon të dëshmojë se vendi në Superligë nuk është rastësi, por rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit të strukturave brenda klubit.

Prishtina e Re, e cila deri para pak viteve ishte një emër i ri në futbollin e organizuar, tashmë po kthehet në një faktor serioz dhe premtues në skenën sportive të vendit.

200 mijë kërkesa për 22 mijë bileta | Përballja me Serbinë. Masa të forta kontrolli në stadiumin që do të rrethohet

Më pak se 10 ditë larg ndeshjes së radhës kualifikuese të Shqipërisë përballë Serbisë dhe kryefjala mbetet më tepër tek bileta pasi sportdashësit fitoren e konsiderojnë një detyrim më shumë se sa në ndeshjet e tjera të kuqezinjve përballë këtij kundërshtari, si rrjedhojë janë të shumtë ata që do të duan të jenë dëshmitarë të saj në Arenën Kombëtare më 7 qershor.

Në një intervistë për Top Channel, sekretari i përgjithshëm I FSHF-s, Ilir Shulku tregon se çfarë ndodh me procesin e biletave që ndryshe nga takimet e tjera për këtë ndeshje janë me prenotim dhe më pas me një short kompjuterik të rastësishëm.

“Ka mbetur edhe një ditë nga prenotimi i biletave që është data 30 maj pasi procesi i prenotimit ka filluar më 15 maj dhe ndryshe nga ndeshjet e tjera këtë herë ka patur një kërkesë mbi 200 mijë bileta ndërkohë që kapaciteti I stadiumit është 22 mijë vende. Për të hyrë në stadium do të duhet që sportdashësit të kenë me vete edhe një kartë ID që korrespondon me emrin në biletë për ndryshe nuk do të futen dot”, tha Ilir Shulku, sekretar i përgjithshëm i FSHF-së.

A ka patur masa ekstra nga policia për këtë ndeshje dhe keni patur komunikime?

Shulku: Po kemi patur disa takime me drejtuesit e policisë dhe më I fundit ishte dje pasi kjo ndeshje konsiderohet me risk të lartë dhe këtë herë policia do të ketë masa shumë të rrepta dhje do të ketë disa rrethime kontrolli.

Në aspektin sportiv si e shihni këtë ndeshje sa I përket ngarkesës dhe presionit që e rrethon?

Shulku: Ndonjëherë ngarkesa të tilla e kalojnë cakun dhe nuk bën mirë, por lojtarët tanë aktivizohen në klube të rëndësishme në Europë dhe patjetër që unë jam optimist dhe besoj se I kemit ë gjitha shanset për të fituar.

Shqipëria ka zhvilluar deri më tani dy ndeshje sa I përket fushatës eliminatore të Botërorit 2026-të me Anglinë dhe Andorrën nga të cilat ka fituar 3 pikë duke u renditur e dyta pas 3 luanëve në Grupin K, ndërkohë që Serbia do të zhvillojë ndeshjen e parë pikërisht ndaj Shqipërisë më 7 qershor në këtë fushatë eliminatore të botërorit.

Sulmuesi i Lirisë, Nikçi në radarin e klubeve të Superligës

Futbollisti Dijar Nikçi po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në skenën futbollistike kosovare. Sulmuesi i talentuar i Lirisë ka lënë gjurmë me paraqitjet e tij të fundit, veçanërisht në ndeshjen e barazhit ku gjeti rrjetën dhe ndihmoi ekipin prizrenas të ruajë statusin në Ligën e Parë.

Që nga momenti kur iu bashkua Lirisë në pjesën e dytë të kampionatit, Nikçi ka shkëlqyer me gola dhe asistime vendimtare. Forma e tij e lartë nuk ka kaluar pa u vërejtur – burime të afërta me lojtarin tregojnë se disa klube të Superligës së Kosovës tashmë kanë shprehur interesim për të siguruar shërbimet e tij për edicionin e ardhshëm.

Nikçi nuk është një emër i panjohur në futbollin shqiptar. Ai më parë ka qenë pjesë e klubeve nga Shqipëria si Tirana, Teuta dhe Vora, ku ka fituar përvojë të vlefshme në nivele të ndryshme të konkurrencës. Kjo përvojë e ka ndihmuar të përshtatet shpejt në kampionatin kosovar dhe të bëhet një pikë referimi për Lirinë.

Edhe pse kontrata e lidh ne prizrenasit, në ditët në vijim të jenë vendimtare për të ardhmen e tij. Vetë lojtari ka lënë të kuptohet se është i përqendruar te performanca në fushë, ndërsa për të ardhmen do të vendosë me kujdes, duke parë ofertat në tavolinë.

Transferimi i mundshëm i Dijar Nikçit drejt një klubi të Superligës do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, por edhe një tregues se Liria mbetet një trampolinë për talente që synojnë majat e futbollit në vend.

Duka për ndeshjen me Serbinë: Përkrahja të mos kthehet në presion ndaj kuqezinjve

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka ftuar tifozët që të përkrahin kuqezinjtë në ndeshjen ndaj Serbisë dhe që të fokusohen vetëm në sport.

Më 7 qershor në Arenën Kombëtare në Tiranë luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, që i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Në grup ku Anglia është favorite e madhe, sfida vlerësohet vendimtare për pozitën e dytë që dërgon në plejof. Duka është optimist, ndërsa shton se synim e ëndërr është kualifikimi në Botëror.

“Ne arritëm të shkojmë në Evropian dhe tani kemi një dëshirë, ëndërr, objektiv – kualifikimin në Botëror. Një objektiv i vështirë, por jo i pamundur. Kemi mundësi reale në letër për të luftuar për vendin e dytë. Kundërshtari kryesor për këtë vend të dytë është Serbia. Një ekip me përbërje shumë të mirë, me lojtarë me kualitet, por nuk mendoj se Serbia është më e mirë se ne”, ka thënë Duka në një intervistë, që është publikuar të martën nga FSHF-ja.

Selektori Sylvinho të hënën e publikoi listën e lojtarëve për ndeshjen me Serbinë. Ka kthime të rëndësishme te kuqezinjtë, ndërsa do të grumbullohen të gjithë lojtarët me peshë.

Duka e di që stadiumi do të jetë i mbushur me shikues për ndeshjen me Serbinë, ndërsa shpreson që përkrahja të kthehet në energji pozitive për skuadrën.

“Mos të jetë një presion që do ta vendosë në trysni ekipin tonë kombëtar. Kemi nevojë për energji pozitive dhe jo për trysni, që skuadra ta përjetojë atë ndeshje si një ndeshje futbolli, me objektivin për të shkuar në Botëror”, ka shtuar presidenti i FSHF-së.

Duka ka vazhduar se dëshiron shumë që Shqipëria ta fitojë ndeshjen ndaj Serbisë. Ai pret që Shqipëria apo Serbia të lëshojnë pikë në ndeshjet me Letoninë dhe Andorrën. Uron që mos të jetë Shqipëria ajo.

“Tribuna dhe fusha janë bashkë. Të gjithë ne jemi bashkë, duhet të krijojmë një atmosferë pozitive. Të mos krijojmë trysni dhe ambient konfliktual ndaj skuadrës. Të prodhojmë energji pozitive, ta mbështesim skuadrën dhe të fitojmë sportivisht. Nëse fiton ndeshjet i ke realizuar të gjitha pritshmëritë. Nëse vë të gjitha gjërat e tjera para ndeshjes, do të rrëzohen edhe këto”, ka shtuar Duka, duke insistuar kështu që fokusi të jetë vetëm në sport.

Në fund, presidentit të Federatës Shqiptare i është kërkuar një mesazh për tifozët.

“Ta përjetojmë si ndeshje futbolli. Të krijojmë atmosferë pozitive. Të mbështesim maksimalisht njëri-tjetrin. Të mbështesim skuadrën që të shkojë drejt rezultatit. Të mendojmë vetëm për skuadrën dhe sportin, jo për gjëra të tjera”, ka thënë Duka.

Interesimi për ndeshjen Shqipëri – Serbi është shumë i madh. FSHF-ja ka hapur aplikimin për bileta, ndërsa përzgjedhja e fituesve të tyre do të bëhet përmes lotarisë. Pritjet janë që për një biletë të konkurrojnë shumë veta.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i pikëlluar, humb njeriun më të shtrenjtë në familje

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, humb njeriun me të shtrenjtë të familjes.

Sot ka ndërruar jetë në moshën 76 – vjeçare vëllai i tij, Bajram Ademi.

“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot është ndarë nga jeta vëllai im i dashur, Bajram Ademi.

Ceremonia e varrimit do të bëhet më 28 maj 2025 (e mërkurë), në orën 16:40, në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në zemrën time dhe të familjes sonë, por kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i freskët në mendjet dhe zemrat tona.

Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet dhe përkrahjen në këto momente të rënda për familjen tonë.

I përjetshëm qoftë kujtimi!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

Kosova pjesë e programit global të FIFA-s për zhvillimin e futbollit të femrave

Kosova ka marrë pjesë aktive në iniciativat globale të FIFA-s për zhvillimin e futbollit të grave, duke treguar angazhim të fortë për avancimin e futbollit për femra dhe krijimin e mundësive të barabarta në futboll.

Në këtë kuadër është mbështetja për 30 trajneret femra nga Kosova që morën pjesë në programin UEFA C Licence, i mbështetur nga Programi i Bursës për Trajnerë të FIFA-s. Ky program është pjesë e Strategjisë për Futbollin e Grave të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për periudhën 2024-2028 dhe ka për qëllim zhvillimin e aftësive të trajnerëve të rinj dhe rritjen e cilësisë së stafeve trajnues në vend.

Për këtë arritje të FFK-së ka shkruar edhe faqja zyrtare e shtëpisë së futbollit botëror, sipas të cilës FIFA është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të organizatës për të fuqizuar gratë në pozita udhëheqëse dhe trajnimi në futboll.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë program është një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve globale të FIFA-s për të arritur objektivin e saj të madh, të arritjes së ‘60 milionë lojtareve femra’ deri në vitin 2027. Programet zhvillimore të FIFA-s, të cilat janë të hapura për të gjitha 211 Asociacionet Membre (MAs), ofrojnë mundësi mbështetjeje për të avancuar sportin dhe për të ndihmuar vendet si Kosova në rritjen e nivelit të futbollit të grave dhe krijimin e mundësive për talente të reja.
Në këtë kontekst, edhe futbolli i femrave në Kosovë është duke përjetuar një periudhë rritjeje dhe zhvillimi, duke kontribuar për forcimin e pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Bie perdja – Drita kurorëzohet kampione, Malisheva siguron Evropën ndërsa Suhareka dhe Feronikeli ’74 bien nga elita

Edicioni 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës ka përfunduar me Dritën që mbylli kampionatin si kampione, duke regjistruar një fitore bindëse 4-1 ndaj Feronikeli ’74 në xhiron e fundit.

Ballkani, që përfundon sezoni si nënkampion, barazoi 2-2 në derbin lokal ndaj Suharekës, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak për më shumë se një pjesë loje pas përjashtimit të Bernard Karricës në minutën e 43-të.

Malisheva siguroi vendin në kualifikimet për Ligën e Konferencës pas një barazimi 2-2 ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”, rezultat që u mjaftoi për ta tejkaluar konkurrencën për vendin evropian. Prishtina, ndonëse jashtë pozicioneve të larta në ligë, e kishte siguruar pjesëmarrjen në Evropë përmes fitores në Kupën e Kosovës.

Në takimet e tjera, Gjilani dhe Ferizaj ndanë pikët pas një barazimi 2-2, me Ferizajn që humbi mundësinë për kualifikim evropian. Llapi triumfoi 3-1 ndaj Dukagjinit, duke siguruar pjesëmarrjen në barazh, ku do të përballet me Vushtrrinë për të përcaktuar fatin në sezonin e ardhshëm.

Drita do të përfaqësojë Kosovën në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, ndërsa Ballkani dhe Prishtina do të luajnë në kualifikimet për Ligën e Evropës. Malisheva do të jetë pjesë e kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

Suhareka dhe Feronikeli ’74 kanë rënë nga elita, ndërsa vendet e tyre do të zëvendësohen nga Prishtina e Re dhe Drenica, të cilat siguruan promovimin nga Liga e Parë.