14.9 C
Pristina
E hënë, 8 Shtator, 2025
Home Blog Page 6

Ceremonia për stadiumin në Gjilan pa sportistë dhe as pa kreun e FFK-së, veprim jo i mirë për sportin

Pamjet që vijnë nga “gurthemeli” i stadiumit të Gjilanit nuk janë skenë nga një projekt sportiv. Janë skenë fushate politike. Asnjë futbollist. Asnjë legjendë e sportit. Asnjë përfaqësues i tifozerive, që e kanë mbajtur këtë qytet gjallë me atmosferën e derbit Drita – Gjilani. Asnjë fëmijë, që do të duhej të ishte fytyra e së ardhmes së sportit.

Por ja ku janë të gjithë aktorët politikë të partisë në pushtet – nga Albin Kurti e deri te kryetari lokal Alban Hyseni, me ministër, zëvendësministre e fotograf zyrtar pas shpine.

Nëse dikush ende ka iluzione se kjo është ceremoni për një stadium futbolli, mjafton një vështrim në këtë fotografi: një tavolinë, disa fletë projekti, dhe një rreth njerëzish të zgjedhur jo për meritat sportive, por për lidhjet partiake. Kjo nuk është gurthemeli i stadiumit – është kulmi i shndërrimit të sportit në vegël propagandistike, shkruan Presheva Jonë.

Edhe më skandaloze bëhet situata kur e sheh se mungon krejtësisht përfaqësuesi më i lartë i futbollit në vend – presidenti i FFK-së. Ky është stadium futbolli, nën juridiksionin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Dhe në vend që të ishte pjesë thelbësore e procesit, FFK-ja as që ftohet. Në vend të profesionistëve të futbollit, vendin e zënë figurat politike që për katër vite vetëm e kanë shtyrë e ricikluar këtë projekt.

E si për të mos mjaftuar kjo, mungesa më e dhimbshme është ajo e vetë historisë së futbollit të këtij qyteti. Legjenda si:

Erkrem Beqiri

Muharrem Sahiti

Naser Bunjaku

Nehat Osmani

Rabit Matoshi

Shefket Sermaxhaj

Skender Hoxha

Sabri Dermaku

Veton Xhemajli

Muhamer Abdullahu

…e shumë të tjerë, nuk ishin as të ftuar. Si mund të hidhesh një gurthemel stadiumi, pa ata që ndërtuan themelet e lavdisë sportive të Gjilanit?

Albin Kurti, pas shumë premtimeve, vendosi të kujtohet për stadiumin e Gjilanit pikërisht tani – kur qyteti po shkon drejt zgjedhjeve lokale në vjeshtë. Rastësi? Sigurisht që jo. Ky nuk është fillimi i punimeve – ky është fillimi i një tjetër premtimi të shndërruar në show politik.

Ndërtimi i një stadiumi duhet të jetë një ngjarje për komunitetin sportiv, për qytetin, për ata që e kanë mbajtur këtë pasion të gjallë ndër vite. Ajo që pamë sot ishte një aktivitet i mbyllur, i ndarë nga njerëzit e futbollit, nga historia e këtij qyteti sportdashës, nga vetë arsyeja pse ekziston ideja e ndërtimit të një stadiumi.

E nëse dikush mendon se me këtë ceremoni është “shlyer” borxhi i 4 viteve stanjacion dhe zvarritje, ka gabuar. Qytetarët nuk harrojnë. As sportdashësit, as tifozeritë e flakta, as fëmijët që ëndërrojnë të luajnë aty ku sot mungonin me përbuzje.

Përfundimisht, nëse ky është vizioni i qeverisë për sportin – atëherë sporti në Kosovë ka nevojë për mbrojtje, jo për “mbështetje” politike.

Editorial sportiv / Presheva Jonë

“Futbolli na bashkon”, Kampi Nacional i FFK-së sot bashkoi të gjithë

Sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali po mbahet një turne futbolli me moton “Futbolli na bashkon”, organizuar me iniciativën e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde. Në këtë aktivitet sportiv po marrin pjesë tetë ekipe, përfshirë ekipet e ambasadave, të qeverisë, të partive politike, të KFOR-it gjerman, ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe Tiranë si dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Me këtë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e nderoi ambasadorin Rohde me një mirënjohje të veçantë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, në prag të përfundimit të mandatit të tij në muajin qershor.

Ambasadori Rohde ka qenë gjithmonë një mik i madh i Kosovës dhe veçanërisht i futbollit kosovar, duke mbështetur në vazhdimësi zhvillimin e FFK-së dhe aktiviteteve që forcojnë bashkëpunimin përmes sportit.

Në këtë ngjarje të pranishëm janë edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Suedisë dhe Shqipërisë, duke i dhënë turneut një atmosferë të veçantë miqësore dhe gjithëpërfshirëse.

Në fund të turneut, ambasadori Rohde do të shtrojë një drekë për të gjithë pjesëmarrësit, si një shenjë falënderimi dhe respekti për bashkëpunimin dhe frymën sportive.

FFK edhe në ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën e Gjermanisë dhe me ambasadorin e ri për të thelluar raportet me partnerët ndërkombëtarë që e mbështesin zhvillimin e futbollit në Kosovë.

FFK uron kapitenin Rrahmani për titullin e kampionit: Frymëzim për brezat e rinj

Federata e Futbollit të Kosovës, e ka uruar kapitenin e kombëtarës Amir Rrahmanin, për titullin e kampionit të fituar në Serie A me Napolin.

Në urimin e FFK-së, shkruan se ky sukses i jashtëzakonshëm merr një domethënie të veçantë, pasi Amir Rrahmani ishte një nga shtyllat kryesore të ekipit, duke i zhvilluar si titullar të gjitha 38 ndeshjet e këtij edicioni në Serie A, çka flet për stabilitetin, profesionalizmin dhe cilësinë e lartë të tij.

“Arritjet e tilla janë dëshmi e nivelit të futbollistëve tanë dhe burim krenarie për gjithë vendin, duke shërbyer njëkohësisht si frymëzim për brezat e rinj të futbollit në Kosovë”, thuhet në urim.

“Të përgëzojmë me zemër, Amir! Të urojmë suksese të reja, si me klubin ashtu edhe me fanellën e Kombëtares së Kosovës në ciklin e ardhshëm kualifikues për Kupën e Botës 2026! Të priftë e mbara!”.

ZYRTARE | Igli Tare emërohet drejtor sportiv i Milanit

Igli Tare është emëruar drejtor sportiv i klubit të madh italian, Milan, ka njoftuar të premten kryetari i Federatës Shqiptare të Futbolit, Armand Duka.

Tare qe një kohë të gjatë ishte në bisedime me Rossonerët, por deri tash nuk arriti akordin.

Në një postim, Duka i ka uruar suksese ish-lojtarit kuqezi.

“Urime Igli! Emërimi yt si Drejtor Sportiv i klubit të Milanit, është një arritje vërtetë e rëndësishme. Besoj fort se profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni yt do ta ndihmojnë këtë klub legjendar të rikthehet në nivelet që i takojnë, ashtu si në kohët e lavdishme të historisë së tij”, ka shkruar Duka.

51-vjeçari Tare ka përvojë të gjatë e të suksesshme në futbollin italian.

Tare ka qenë drejtor sportiv te Lazio nga viti 2008 deri në vitin 2023. U çmua për punën që e bëri te klubi nga Roma.

Gjithashut, pati karrierë të bujshme dhe si futbollist.

Kosova aranzhon miqësoren e dytë për muajin qershor

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opionin se është aranzhuar ndeshja miqësore Kosovë – Komoret. Kjo përballje do të zhvillohet më 9 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kombëtarja e Komoreve renditet aktualisht në vendin 105 të ranglistës së FIFA-s. Komoret kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Kupës së Kombeve të Afrikës 2024, që do të mbahet në Marok gjatë muajit dhjetor dhe gjithashtu kanë ambicie për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.

Kjo miqësore vjen si pjesë e përgatitjeve të Kombëtares sonë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit, që nisin në shtator.
Të kujtojmë se miqësorja ndaj Armenisë, e cila është konfirmuar më herët, do të luhet më 6 qershor, po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Këto dy përballje do t’i shërbejnë përzgjedhësit Franco Foda për të testuar ekipin dhe për të ndërtuar formacionin më të mirë për sfidat që e presin Kosovën në ciklin e ardhshëm kualifikues.

Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e radhës

Finalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës po dhurojnë emocione të jashtëzakonshme, me atmosferë fantastike dhe ndeshje të bukura në parket.

Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe luftohet deri në sekondën e fundit për çdo top.

Seria finale e “Play-off”-it zhvendoset në Mitrovicë, ku përballen Trepça dhe Bashkimi, dy skuadrat që ishin renditur në dy pozitat e para në garat e rregullta.

Seria finale është 3:2 për ‘Xehetarët’.

Nëse fiton Trepça, atëherë do të mbrojë titullin e kampionit, ndërsa Portokallezinjtë luftojnë për fitore për të barazuar serinë finale në 3:3, në mënyrë që finalja vendimtare të jetë të dielën në Prizren.

Ndeshjen e parë e fituan prizrenasit 84:77, e më pas fituan tri takime radhazi mitrovicasit 79:72, 71:88 dhe 80:74, ndërsa sfidën e fundit Portokallezinjtë 85:77.

Këto dy skuadra u përballën katër herë në edicionin e rregullt me nga dy fitore secila skuadër, e po ashtu ishin përballen edhe në finalen e Kupës, ku triumfuan ‘Xehetarët’.

Ndeshja zhvillohet sonte në Palestrën ‘Minatori’ nga ora 19:00.

Sonte

19:00 Trepça – Bashkimi

MKRS njofton për stadiumin e Gjilanit: Punimet do të përfundojnë brenda 24 muajve, vlera është rreth 13 milionë euro

Stadiumi i qytetit të Gjilanit është drejt realizimit konkret, pas nënshkrimit zyrtar të kontratës për ndërtim me operatorin ekonomik fitues.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Daulina Osmani, e cila tha se ky projekt ka një rëndësi të veçantë për qytetin dhe komunitetin sportiv të rajonit.

“Gjithçka gati. Stadiumi i Gjilanit po fillon punimet”, deklaroi Osmani përmes një postimi zyrtar.

Sipas saj, vlera e investimit për këtë projekt kap shumën e 12,783,110 milionë eurove, ndërsa afati i përfundimit është 24 muaj nga fillimi i punimeve. Kjo shënon një kthesë të madhe pas një periudhe të gjatë vonesash dhe mungese serioziteti në trajtimin e këtij projekti madhor.

“Sot është nënshkruar kontrata me operatorin ekonomik për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjilan. Vlera e investimit është 12,783,110 milionë euro,” shtoi Osmani.

Ajo e cilësoi ndërtimin e stadiumit si më shumë se një projekt infrastrukturor.

“Ky stadium nuk është thjesht një projekt infrastrukturor për Gjilanin, por është pjesë e identitetit të qytetit. Një hapësirë ku gjenerata të tëra janë lidhur me futbollin, emocionin, pasionin dhe historinë”, potencoi zëvendësministrja.

Në deklaratën e saj, Osmani siguroi se institucionet përkatëse do ta ndjekin me përkushtim çdo hap të punimeve për të garantuar përfundimin cilësor dhe në kohë të projektit.

“Pas shumë vitesh ndalesa, mungesë serioziteti dhe profesionalizmi, punimet nisin tash dhe pritet të përfundojnë brenda 24 muajve. Projekti ka hyrë në binarë të qartë dhe do të ndiqet me përkushtim nga MKRS dhe të gjithë akterët përkatës,” u shpreh ajo.

Fitore historike për Dukagjinin, mposht Mitrovicën dhe fiton Kupën

Skuadra e Dukagjinit nga Klina ka shkruar histori në futbollin e femrave duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës. Në finalen dramatike të zhvilluar të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, klinaset triumfuan pas penalltive ndaj Mitrovicës, me rezultat të përgjithshëm 6-5.

Ndeshja ishte e fortë dhe plot rivalitet, ku pas kohës së rregullt dhe dy vazhdimeve prej nga 15 minuta, rezultati mbeti i barabartë 1-1. Mitrovica kaloi e para në epërsi në minutën e 29-të me golin e Marigona Tahirit, ndërsa Gjenifer Pjetri i dha barazimin Dukagjinit në minutën e 62-të.

Mitrovicaset mbetën me një lojtare më pak pas një kartoni të kuq, gjë që ndikoi në vazhdimësinë e lojës dhe në përballjen e penalltive. Pikërisht në këtë fazë vendimtare, futbollistet e Dukagjinit treguan qetësi dhe përqendrim më të madh.

“Futbollistet e Dukagjinit treguan qetësi dhe saktësi më të madhe, duke arritur të triumfojnë,” thuhet në përshkrimin e ndeshjes.

Mitrovica, e cila më herët kishte fituar titullin e kampionit të Kosovës pas një fitoreje 1-0 pikërisht ndaj Dukagjinit, nuk arriti të përsërisë suksesin edhe në finalen e Kupës. Kësaj radhe, Dukagjini mori revanshin dhe ngriti trofeun, duke kompletuar një sezon të suksesshëm dhe historik për klubin.

Përfundojnë të gjitha ndeshjet në Superligë: Nxehet gara për një vend në Evropë dhe lufta për mbijetesë

Ka përfunduar edhe java e 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Të gjitha ndeshjet u zhvilluan nga ora 16:00, ndërsa nuk munguan befasitë.

Ndeshja derbi mes Gjilanit dhe Dritës përfundoi pa gola, me kampionin e tashmë shpallur që luante sa për protokoll.

Në anën tjetër, Llapi mori fitore të madhe në udhëtim te Ballkani me golin e Ardit Tahirit, duke shpresuar që t’i ikë zonës së barazhit në ndeshjen fundit.

Prishtina mori tri pikë në udhëtim te Feronikeli ’74, që tashmë ka rënë nga liga. Bardhëklatrit shënuan në minutat e fundit të takimit për ta mbajtur mesin e tabelës.

Suhareka mori fitore të madhe në udhëtim te Malisheva, duke triumfuar 2-1, ndërsa vazhdon të luftojë që së paku të arrijë zonën e barazhit.

Gola më së shumti pati në takimin mes Dukagjinit dhe Ferizajt, me skuadrën nga Klina që triumfoi 3-1.

Kujtojmë se sezoni 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës përfundon të dielën e javës së ardhshme.

Reali nuk po ndalet me transferime, interesohet për talentin argjentinas

Real Madridi do të bëjë lëvizje para Botërorit të Klubeve.

Pas arritjes së marrëveshjes me Dean Huijsen nga Bournemouthi, ata kanë hedhur sytë në Argjentinë, te talenti i River Plate, Franco Mastantuono.


Siç raporton “TyC Sports”, “Madrilenët” kanë filluar bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit argjentinas, ku synojnë ta sigurojnë atë para Botërorit të Klubeve, që do të nis në qershor.

Mastantuono, shihet si një nga talentët e ardhshëm argjentinas dhe performancat e tij e dëshmojnë atë, ku bëri 17 paraqitje dhe shënoi 6 gola dhe 4 asistime.