21.7 C
Pristina
E diel, 7 Shtator, 2025
Home Blog Page 7

Sot vendosen skuadrat që do të marrin pjesë në garat evropiane dhe ato që largohen nga kategoria

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 35-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Aty do të vendosn përfundimsht skuadrat të cilat do të marrin pjesë në garat evropiane dhe ato që do të largohen nga elita e futbollit kosovar, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja kryesore është te ”Derbi i Anamoravës”, mes Gjilanit dhe Dritës.

”Intelektualët” tashmë janë shpallur Kampionë, derisa ”Skifterat” janë në vendin e katërt me 49 pikë dhe po luftojnë për një vend që dërgon në garat evropiane.

Një ndeshje tjetër interesante është ajo mes Malishevës dhe Suharekës.

Malisheva ka 52 pikë dhe me një fitore do të siguronte nvendin që dërgon në Evropë, derisa Suhareka me një fitore do të mbante gjallë shpresat për mbijetesë, pasi renditet në vendin e nëntë, me 39 pikë.

Në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqire e Ferizajit.

vendasit renditen në vendin e gjashtë, me 45 pikë, ndërsa skuadra ferizajase një vend më lartë, më 49 pikë.

Ballkani e cila tashmë ka siguruar vendin e dytë, do të luaj ndaj Llapit, e cila po lufton për mbijetesë, pasi ka 41 pikë dhe renditet e teta në tabelë.

Ndeshja tjetër zhvillohet mes Feronikelit ’74 dhe Prishtinës.

Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e shtatë me 44 pikë, ndërsa ajo nga Drenasi ka disa javë që është përshendetur nga elita e futbollit kosovar.

FFK feston 9 vjetorin e pranimit në FIFA, Ademi vjen me një mesazh të veçantë: 9 vjet krenari në familjen e madhe të FIFA-s

Futbolli i Kosovës sot feston 9 vjetorin e pranimit në FIFA. 13 majin 2016, ishte dita kur Kosova u bë zyrtarisht pjesë e FIFA-s.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka ardhur me një mesazh të veçantë, duke thënë se ky sukses erdhi pas një sakrifice të madhe të gjeneratave të tëra për ta sjell Kosovën këtu ku është sot.

“Ky rrugëtim nisi në rrethana të vështira, me hapa të guximshëm dhe shumë sakrificë. Nga puna vizionare e Agim Bytyqit dhe bashkëpunëtorëve të tij në kohën e okupimit, te rezistenca e palëkundur nën drejtimin e Rexhep Abdullahut, më pas mbijetesa e futbollit nën udhëheqjen e Sabri Hashanit dhe deri te periudha e lavdishme e ndërkombëtarizimit me Legjendën Fadil Vokrri në krye – të gjitha këto faza ndërtuan themelet e fuqishme mbi të cilat qëndron sot futbolli ynë”, ka thënë ndër të tjera Ademi.

Postimi i plotë:

Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme në historinë e sportit dhe shtetformimit tonë – 13 majin 2016, ditën kur Kosova u bë zyrtarisht pjesë e FIFA-s. Janë bërë plot nëntë vjet që nga ajo ngjarje historike, që mbetet thellë në kujtesën e çdo njeriu që besoi dhe kontribuoi për ta bërë këtë ëndërr realitet.

Ky rrugëtim nisi në rrethana të vështira, me hapa të guximshëm dhe shumë sakrificë. Nga puna vizionare e Agim Bytyqit dhe bashkëpunëtorëve të tij në kohën e okupimit, te rezistenca e palëkundur nën drejtimin e Rexhep Abdullahut, më pas mbijetesa e futbollit nën udhëheqjen e Sabri Hashanit dhe deri te periudha e lavdishme e ndërkombëtarizimit me Legjendën Fadil Vokrri në krye – të gjitha këto faza ndërtuan themelet e fuqishme mbi të cilat qëndron sot futbolli ynë.

Pas nëntë vjetësh si anëtare e barabartë e familjes më të madhe të futbollit botëror, Kosova është shndërruar në një histori suksesi. Me përkrahjen e UEFA-s e FIFA-s dhe me angazhimin e palodhur të të gjitha strukturave të FFK-së, kemi arritur të zhvillojmë futbollin në të gjitha nivelet – nga grupmoshat, te futbolli i femrave, infrastruktura moderne e deri te ngritja e standardeve profesionale.

Kjo ditë është edhe një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që dhanë kontribut ndër vite – futbollistë, trajnerë, drejtues klubesh, administratorë, donatorë dhe partnerë ndërkombëtarë. Një falënderim i veçantë për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen e vazhdueshme e të sinqertë ndaj vendit tonë.

Jam veçanërisht i nderuar që pikërisht sot, në këtë përvjetor të rëndësishëm, ndodhem në Paraguai për të përfaqësuar Kosovën në Kongresin e 75-të të FIFA-s – një moment që pasqyron më së miri rrugëtimin tonë të jashtëzakonshëm dhe pozitën e merituar që kemi fituar në skenën ndërkombëtare të futbollit.

Në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, uroj gjithë komunitetin e futbollit dhe qytetarët e Kosovës për këtë përvjetor të veçantë. Të bashkuar, do të vazhdojmë të ndërtojmë një Kosovë të fortë – në fushën e gjelbër dhe përtej saj.

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi – bashkë për futbollin!

Me respekt,

Agim Ademi

President i FFK-së

Mitrovica kampione e Superligës së femrave për herë të gjashtë

KFF Mitrovica ka shkruar një tjetër kapitull në historinë e saj, duke fituar titullin e kampionit në Superligën e femrave për edicionin 2024/25. Ky sukses u vulos të hënën në ndeshjen vendimtare të zhvilluar në Klinë kundër rivalit direkt për titull, KFF Dukagjini. Vajzat mitrovicase triumfuan me rezultat minimal 1:0, falë golit të realizuar nga Aurora Mulliqi në minutën e 28-të.

Me këtë fitore, KFF Mitrovica e përfundoi kampionatin në pozitën e parë, me 53 pikë, një më shumë se Dukagjini që e kryesonte renditjen deri para kësaj ndeshjeje. Kësisoj, klubi mitrovicas fitoi titullin e gjashtë në histori, duke dëshmuar edhe njëherë se mbetet ndër shtyllat kryesore të futbollit të femrave në vend.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka përgëzuar klubin për këtë arritje, duke theksuar:
“Urime KFF Mitrovica për fitimin e titullit të kampionit në Superligën e femrave dhe për arritjen e titullit të gjashtë në historinë e klubit. Ky sukses i madh është dëshmi e karakterit, përkushtimit të jashtëzakonshëm të futbollisteve, stafit teknik dhe gjithë klubit”.

Mevlan Zeka i FC Suhareka ⭐YLLI I JAVËS⭐

⚽Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 34-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Suhareka, Mevlan Zeka.

🔝Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Naim Kodraliu, Enver Prapashtica, Fisnik Ademi. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tridhjet e katërt t’i takojë Mevlan Zekës, i cili shënoj hat-trick në ndeshjen kundër FC Llapi, të cilën e fituan me rezultat 4:2.

🗣Pasi mori këtë çmim, Zeka u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës: “Kemi pas veshteresi gjate kampionatit sidomos ne ndeshjet e fundit ku kishim kriz me rezultatet. Kemi zhvilluar ndeshje shume te mira por epilogu i takimit ishte kundër nesh. Jemi mobilizuar maksimalisht qe Suhareka te qendroj ne superlige sepse mbrenda skuandres tone ka futbollist qe kane barte baren kryesore edhe ne ekipet ku kane qenë me heret, kemi lojtar kampion dhe do te ishte mekat qe keta futbollist te biejne nga kategoria.
I kemi edhe dy ndeshje dhe normalisht qe do ta japim maksimumin secili prej nesh dhe besoj qe permes barazhit do te qendrojme ne Superlige.
Duka ta falendero komisionin epr vleresimin per “Ylli I javes”, po e jap maksimumin ne cdo ndeshje dhe besoj qe do te I ndihmojë skuadrës edhe ne keto ndeshjet e mbetura.
Faleminderim edhe per bashkelojtaret sepse pa ta nuk do te isha edhe une golashenuesi i skuadrës, kryesine e klubit dhe stafin teknik me ne krye trajnerin Mirel Joca. ” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Drenica rikthehet në Superligë

Skuadra e Drenicës është kthyer në Superligë si kampione e Grupit A të Ligës së Parë. Drenica të shtunën e siguroi titullin e kampionit pas fitores ndaj Istogut.

Drenica e mposhti në shtëpi Istogun me rezultatin e thellë 3:0 në ndeshjen që i takoi javës së 26-të.

Të tre golat për Drenicën i realizoi sulmuesi Igball Jashari.

19-vjeçari Jashari golin e parë e realizoi në minutën e nëntë, të dytin e shënoi dy minuta më pas dhe “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 51-të.

Një xhiro para fundit, Drenica e mban pozitën e parë me 55 pikë. Drenica xhiron e fundit përballet me Rahovecin në udhëtim.

Në pozitën e dytë është Liria me 48 pikë. Vendi i dytë në grup dërgon në barazhin e Ligës së Parë.

Finalistët e të gjitha garave evropiane: Ja kur dhe ku luhen duelet për trofe

Pas dramës së mbrëmshme në stadiumin Artemio Franchi në Firence, u bënë të njohura çiftet e të gjitha ndeshjeve finale të garave evropiane të klubeve.

I fundit që vulosi biletën për në finale ishte Real Betis, i cili pas kohës shtesë mundi Fiorentinën me rezultatin total 4-3 dhe iu afrua trofeut në Ligën e Konferencës.

Fiorentina arriti të kompensojë disavantazhin nga ndeshja e parë gjatë 90 minutave të rregullta dhe të festojë me fitore 2-1, por në 30 minutat shtesë skuadra spanjolle luajti më mirë dhe mori kualifikimin.

Heroi i Betisit ishte Abde Ezzalzouli, i cili shënoi me një asistim nga Antony në minutën e 97-të të ndeshjes dhe shënoi për 2-2 në ndeshjen e dytë. Betis u kualifikua në finale falë një fitoreje 2-1 në ndeshjen e parë dhe tani do të luajë kundër Chelseat në finalen për trofeun e Ligës së Konferencës.

Chelsea arriti në finale me lehtësi mbrëmë, pasi fitoi 1-0 ndaj Djurgarden dhe siguroi një fitore me rezultat të përgjithshëm 5-1 në ndeshjen me dy ndeshje.

Në Ligën e Evropës, Manchester Unitedi eliminoi Athletic Bilbaon pas fitores 4-1 mbrëmë apo 7-1 me rezultat përfundimtar, teksa Tottenham Hotspur eliminoi Bodo/Glimt me fitore të përgjithshme 5-1.

Liga e Kampionëve do të jetë ‘qershia mbi tortë’ e të gjitha finaleve evropiane, me Interin që luan ndaj Paris Saint-Germain, pasi eliminuan në gjysmëfinale ekipe si Barcelona dhe Arsenali.

Orari i finaleve të garave evropiane
Finalja e Ligës së Evropës – 21 maj, ora 21:00

Tottenham Hotspur – Manchester United (Estadio San Mames, Bilbao)

Finalja e Ligës së Konferencës – 28 maj, ora 21:00

Real Betis – Chelsea (Tarczynski Arena Wroclaw, Wroclaw)

Finalja e Ligës së Kampionëve – 31 maj, ora 21:00

Paris Saint-Germain – Inter (Allianz Arena, Munich)

Albi Mall Superliga: Ballkani dhe Drita ndajnë pikët në një përballje të zjarrtë

Në një ndeshje plot emocione dhe ngjarje dramatike, Ballkani dhe Drita barazuan 1-1 në kuadër të javës së 33-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Takimi nisi me ritëm të lartë dhe që në minutën e dytë, Ballkani rrezikoi me sulmuesin Sunday Adetunji, i cili goditi shtyllën, por reagimi i portierit të Dritës, Faton Maloku, shmangu një gol të hershëm.

Adetunji do të gjente rrjetën në minutën e 16-të, duke i dhënë epërsinë Ballkanit. Por vetëm pesë minuta më vonë, vendasit mbetën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të drejtpërdrejtë për Eris Abedinin, për një ndërhyrje të ashpër ndaj Iljasa Zulfijës.

Drita, tashmë kampione e Kosovës, përfitoi nga epërsia numerike dhe barazoi rezultatin në minutën e 26-të me një gol të bukur nga Besnik Krasniqi.

Pjesa e parë përfundoi 1-1, me të dyja skuadrat që krijuan disa raste të rrezikshme. Edhe në pjesën e dytë loja vazhdoi me intensitet, por pa ndonjë ndryshim në rezultat.

Krasniqi u bë sërish protagonist kur shpëtoi një gol të sigurt, duke larguar topin nga vija fatale e portës. Në minutën e 90-të, Ballkani mbeti me nëntë lojtarë, pasi Geralb Smajli u ndëshkua me dy kartona të verdhë, të dytin për duartrokitje ironike ndaj gjyqtarit Bejtullahu.

Me këtë barazim, Drita mbetet në krye të tabelës me 70 pikë, ndërsa Ballkani qëndron në vendin e dytë me 58.

Në javën e ardhshme, Ballkani udhëton përballë Ferizajt, ndërsa Drita pret Dukagjinin në Gjilan.

Llapi dhe Ferizaj ndahen baras në një ndeshje dramatike në Podujevë

Llapi dhe Ferizaj kanë ndarë pikët pas një ndeshjeje të gjallë në stadiumin e Podujevës, që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Në një pjesë të parë të mbushur me raste, vendasit krijuan presion përmes Ardit Tahirit, Blend Baftiu dhe Arianit Hasanit, por portieri i Ferizajt mbeti i pathyeshëm. Në anën tjetër, mysafirët iu afruan golit me tentimet e Betim Haxhimusës dhe Erion Sadriut, por pa rezultat konkret.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, megjithë ritmin e lartë dhe rastet e shumta.

Pas pushimit, Ferizaj mori epërsinë në minutën e 61-të, kur Antonio Ilieski dha një asistim të shkëlqyer për Erion Sadriun, i cili e dërgoi topin në rrjetë me një përfundim klinik.

Megjithatë, avantazhi i mysafirëve nuk zgjati shumë. Vetëm tetë minuta më vonë, Llapi fitoi një penallti, të cilën e shndërroi në gol Ardit Tahiri për të rikthyer baraspeshën.

Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave në minutat e mbetura, rezultati nuk ndryshoi dhe ndeshja u mbyll 1-1.

Pas këtij rezultati, Llapi mbetet në pozitën e tetë me 41 pikë, ndërsa Ferizaj mban vendin e katërt me 49 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Llapi do të udhëtojë drejt Suharekës, ndërsa Ferizaj do të përballet në shtëpi me Ballkanin.

FFK rishikon strategjinë për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve pas incidenteve të fundit

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka nisur një rishikim të thelluar të strategjisë së saj për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së futbollistëve, pas një sërë incidentesh të kohëve të fundit që kanë ngritur shqetësime për mirëqenien e sportistëve gjatë ndeshjeve kampionale.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, zhvilloi një takim pune me Këshillin Mjekësor të federatës, duke kërkuar masa konkrete dhe të menjëhershme për përmirësimin e sistemit të reagimit mjekësor dhe masave parandaluese në të gjitha nivelet e garave.

Në një deklaratë për shtyp, FFK theksoi se “shëndeti i futbollistëve është prioritet absolut” dhe se do të ndërmerren hapa të menjëhershëm për të zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare në menaxhimin e situatave emergjente dhe parandalimin e rreziqeve shëndetësore.

Ademi kërkoi nga Këshilli Mjekësor një plan veprimi të qartë dhe të bazuar në standarde globale, ndërsa theksoi nevojën për përgatitje teknike, logjistike dhe profesionale pa asnjë vonesë.

FFK njoftoi gjithashtu se do të intensifikojë kontrollet mjekësore, do të forcojë bashkëpunimin me profesionistët e mjekësisë sportive dhe do të ndërtojë një sistem që vë sigurinë dhe jetën e sportistëve në qendër të çdo vendimmarrjeje.

Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për herë të pestë

Dy javë para përfundimit të kampionatit, kuqezinjtë nga Tetova siguruan titullin pas fitores ndaj Rabotniçkit, duke ia marrë fronin kampionit të kaluar, Strugës.

Shkëndija e Tetovës është kampionja e re e Maqedonisë së Veriut. Skuadra kuqezi siguroi matematikisht titullin e pestë në historinë e klubit vetëm dy javë para fundit të kampionatit, pas një fitoreje të merituar ndaj Rabotniçkit me rezultat 2:1. Me këtë sukses, tetovarët ia morën epitetin e kampionit ekipit të Struga Trim Lum, i cili e mbante titullin që nga sezoni i kaluar.

Ndeshja nisi në mënyrë të furishme nga ana e Shkëndijës, që tregoi qartë ambiciet për të mbyllur kampionatin sa më shpejt. Në minutën e 5-të, Liridon Latifi zhbllokoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë. Epërsia u dyfishua në pjesën e parë me një gol spektakolar nga Fabricio Tamba, pas një asisti të shkëlqyer nga Adamu Alhassan. Pavarësisht një penalltie të kontestuar që i dhuroi Rabotniçkit një gol përmes Cristojaye Daley, Shkëndija ruajti epërsinë deri në fund, duke festuar titullin me tifozët e saj.

Ndërkohë, fundjava solli edhe befasi në duelet tjera. Tikveshi mundi Besën me 1:0, duke e shtyrë këtë të fundit drejt pozitës që çon në balotazh. Në Strumicë, Shkupi humbi në mënyrë dramatike ndaj Brerës me rezultat 4:3, pavarësisht se kishte epërsi 1:3. Ndeshjet Pelisteri – Voska dhe Sileksi – Gostivari përfunduan me rezultat zyrtar 3:0 për vendasit. Barazim pa gola u regjistrua në duelin mes Vardarit dhe Strugës.

Shkëndija, me një sezon të dominuar nga cilësia, stabiliteti dhe përkrahja e tifozëve, rikthehet në fronin e futbollit të Maqedonisë. Me titullin e pestë të kampionit, kuqezinjtë konfirmojnë se janë një fuqi e pandalshme në skenën vendore dhe një pretendent serioz për suksese edhe në garat ndërkombëtare.