14.9 C
Pristina
E hënë, 8 Shtator, 2025
Home Blog Page 9

“Në fushë jam shqiptar, në jetë zviceran”, Xherdan Shaqiri flet për mentalitetin e tij

Ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri ka treguar së fundmi se karakteri i tij është i kombinuar mes atij shqiptar dhe zviceran.

Shaqiri ka folur për mediumin ‘blu Sport’ për fëmijërinë e tij të vështirë, luksin e mëvonshëm, popullaritetin dhe ëndrrën e tij më të madhe: të fitojë trofeun me Baselin.

Megjithatë, ajo çfarë na intereson nga kjo intervistë ishte përgjigja e tij në pyetjen se a ka më shumë karakter zviceran apo shqiptar.

“Në fushë, padyshim shqiptari i pasionuar – me emocione. Megjithatë, në jetën e përditshme jam shumë zviceran: i përpiktë, i besueshëm”.

“Mendoj se i kombinoj të dyja mentalitetet”, ka thënë Shaqiri për mediumin zviceran.

Ndryshe, Shaqiri është duke përjetuar një edicion të përkryer me Baselin, pasi ka 16 gola dhe 18 asistime nga 32 ndeshje.

Llapi mposht Drenicën edhe në Skenderaj, siguron finalen e Kupës së Kosovës

Llapi ka shënuar fitore ndaj Drenicës me rezultat 2-0 si mysafir në “Bajram Aliu”, në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Kosovës.

Llapjanët e kishin fituar edhe ndeshjen e parë me të njëjtin rezultat, duke kompletuar kështu kalimin në finale me dy fitore.
Edhe përkundër rasteve në pjesën e parë nga të dy skuadrat, shifrat nuk ndryshuan.

Me të filluar pjesa e dytë, gjegjësisht në minutën e 66-të, Llapoi kaloi në epërsi me golin e të talentuarit Arianit Hasani i cili përfitoi nga asistimi i Elvir Gashijanit për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë, me Hasanin që shënoi sërish në minutën e 77-të, kësaj radhe me asistimin e Ardit Tahiriti.

Pjesa e mbetur nuk solli gola dhe Llapi do ta kërkojë Evropën përmes finales së Kupës së Kosovës.

Llapi tani pret finalistin tjetër, nga ndeshja Prishtina – Drita, që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, me prishtinasit që kanë epërsi prej 1-0 nga përballja e parë. /Telegrafi/

Gjilani në çastet e fundit ia moon fitoren Dukagjinit

Armend Thaqi realizoi supergol nga goditja e dënimit në minutën e 93-të për t’ia mohuar fitoren skuadrës së Dukagjinit.

Gjilani e zë vendin e shtatë me 39 pikë.

Dukagjini ka dy pikë më pak dhe renditet një pozitë më poshtë.

Të dyja skuadrat po luftojnë për mbetje në elitë.

Vdekja e Papës, futbolli italian anulon të gjitha ndeshjet e sotme

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë Papa Françesku.

Dhe si rrjedhojë, ngjarjet e futbollit të planifikuara për këtë ditë nuk do të zhvillohen pas vdekjes së Papës.

Serie A ka njoftuar zyrtarisht shtyrjen e të gjitha ndeshjeve të planifikuara për sot, më 21 prill.

me ndeshjet si Torino-Udinese, Cagliari-Fiorentina, Genoa-Lazio dhe Parma-Juventus që u anuluan dhe do të shtyhen për një datë tjetër.

Adetunji sërish shkëlqen te Ballkani, goli i tij mbajti tri pikët në Suharekë

Ballkani ka arritur të mposht Gjilanin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 29-të të Superligës së Kosovës.

Suharekasit donin që të fitonin që të ishin në hap me krehun edhe pse diferenca mbetet e madhe.

Sunday Adetunji si zakonisht, arriti të shënojë golin hapës së sfidës në minutën e 31-të për 1-0.

Gjilani inistoi të barazojë shifrat, por që nuk ia arriti, deri në fund.

Ballkani disa minuta i luajti me një lojtar më pak, por as kjo nuk e ndryshoi rezultatin.

Ballkani është në vendin e dytë me 53 pikë, ndërsa Gjilani mbetet i gjashti me 38 pikë.

Drita nuk gabon përballë Prishtinës

Drita ka shënuar fitore ndaj Prishtinës me rezultat 2-0 në derbin e javës së 29-të të Superligës së Kosovës.

Gjilanasit e nisën shumë mirë takimin, duke realizuar në aksionin e parë të mirë.

Veton Tusha bukur u fut në zonë në minutën e 13-të, dribloi dy lojtarë të Prishtrinës për të gjetur rrjetën për 1-0.

Në minutën e 25-të, i njëjti lojtar arrin të shënojë një gol shumë të bukur për 2-0.

Prishtina tentoi të kthehej në pjesën e dytë, por nuk ia arriti.

Alban Shillova dhe Leonat Vitija kishin raste, por nuk e gjetën cakur për të hapur ndeshjen.

Drita shënoi edhe njëherë me Besnik Krasniqin, por që u anulua me VAR për pozitë jashtë loje.

Drita është shumë afër titullit të kampionit, pasi udhëheq me 63 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e pesta me 38 pikë.

Superliga e Kosovës/ Llapi dhe Ferizaj shënojnë fitore

Llapi dhe Ferizaj kanë shënuar fitore në kuadër të javës së 29 në ‘Albi Mall Superligë’.

Llapi ka mposhtur në ‘Zahir Pajaziti’ Feronikelin 74, me rezultat 1:0. Golin e vetëm e ka shënuar Ardit Tahiri nga penalltia, në minutën e 45.

Me këtë fitore Llapi është ngritur në pozitën e shtatë në tabelë me 36 pikë, kurse Feronikeli ka mbetur në pozitën e fundit me 14 pikë.

Fitore ka shënuar edhe Ferizaj e cila ka mposhtur Malishevën 1:0.

Golin për Ferizajn e shënojnë Sadriu në minutën e 41.

Pas kësaj fitore Ferizaj është ngjitur në pozitën e katër me 41 pikë. Kurse Malisheva vazhdon te mbetet në vendin e tretë me 47 pikë./Albanian News

Dukagjini e Suhareka të barabartë!

0

Dukagjini e Suhareka e kanë zhvilluar të martën ndeshjen e parë të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja në Klinë nuk dha fitues. Përfundoi 1:1.

Pika është e rëndësishme për të dy skuadrat në garën për ekzistencë.

Dukagjini është i shtati me 36 pikë, ndërsa Suhareka mbetet e nënta, përkatësisht e parafundit, me 33 pikë. 33 pikë i ka edhe Llapi në vendin e tetë.

Mevlan Zeka kaloi në epërsi 1:0 Suharekën në minutën e dhjetë. Për 1:1 shënoi Faton Neziri në minutën e 20-të. Në fakt goli ishte më shumë “meritë” e portierit të Suharekës, Eurolind Avdimetaj. Për shkak të erës, një top plotësisht i parrezikshëm e kaloi shtatlartin dhe përfundoi në rrjetë.

Shifrat më nuk ndryshuan dhe kështu të dy skuadrat lëshuan pikë të rëndësishme.

Të mërkurën janë ndeshjet Llapi – Feronikeli dhe Ferizaj – Malisheva. Të enjten luhen takimet Ballkani – Gjilani, Drita – Prishtina.

Legjenda e futbollit suedez është goditur nga një sëmundje e rrallë dhe mezi e kanë kuptuar se çfarë ishte

Legjenda e futbollit suedez të shekullit të kaluar, Torbjörn Nilsson, kaloi një proces të vështirë rikuperimi gjatë dimrit nga një sëmundje shumë e rrallë, ose më mirë një infeksion që e preku atë.

Nilsson (70 vjeç) la një gjurmë të madhe në futbollin suedez, ku shënoi afërsisht 200 gola ndërsa luante për divizionin e parë vendas. Ai ka luajtur edhe për PSV Eindhoven dhe Kaiserslautern në Gjermani dhe ka veshur fanellën e kombëtares së vendit të tij për 10 vjet.

Pas karrierës së tij si lojtar, të cilën e përfundoi në vitin 1990, ai ishte ekspert dhe prezantues televiziv dhe më pas trajner. Ai drejtoi gjithashtu kombëtaren suedeze të të rinjve.

Megjithatë, dimri i fundit ishte më i vështiri i jetës së tij. Për shkak të dhimbjeve të shpinës ai shkoi te mjeku dhe u shtrua në spital dhe në një moment u paralizua dhe nuk mund të bënte asnjë lëvizje.

Kryesisht, Nilsson mendoi se arsyeja ishte një goditje në shpinë. Ai u shtrua në spitalin Östra në Goteborg për 10 ditë.

Megjithatë, për një muaj ata nuk mund të kuptonin se çfarë po ndodhte. Në fund, ata kuptuan se ishte një infeksion shumë i rrallë që deri më sot nuk është vërtetuar se si ka arritur në vendin e infektuar.

“Ndërsa isha shtrirë në shtratin e spitalit, mendoja vetëm për një gjë. Dreqin, sa i lumtur do të jem kur të dal përsëri të shëtis qenin tim”, ka thënë Nilsson për mediat suedeze.

Pas një muaji analizash, mjekët zbuluan se gjithçka ishte shkaktuar nga një infeksion stafilokoksik që prekte kockat e shpinës. Është një rast jashtëzakonisht i rrallë infeksioni dhe asnjë nga mjekët nuk ishte i qartë se si ndodhi.

Nilsson po trajtohet me antibiotikë sot dhe ka dalë nga spitali. Ai thotë se është në 98 për qind të shëndetit të tij maksimal dhe mezi pret të shëtisë përsëri qenin e tij.

Ndryshe, Nilsson konsiderohet ndoshta lojtari më i madh i IFK Goteborg në historinë e klubit.

Astrit Selmani afër transferimit te Cluji

Golashënuesi më i mirë i Dinamo Bukureshtit, Astrit Selmani, është afër transferimit te skuadra tjetër rumune, Cluj.

Te Cluji po bëhen gati për edicionin e ardhshëm, ndërsa pjesë të projektit e shohin edhe Selmanin. Sulmuesi 27-vjeçar nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Dinamon. Selmani ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 34 ndeshjet e këtij edicioni.

“Dan Petrescu ka shprehur dëshirën për ta pasur Selmanin në skuadër. Ardhja e Selmanit mund të jetë e rëndësishme për Clujin, që dëshiron të rinovojë skuadrën dhe të përmirësojë efikasitetin në sulm”, shkruan sajti rumun “pescurt.ro” të hënën.

Pjesë e Clujit janë Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu. Në Rumani me sukses kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë edhe shumë futbollistë shqiptarë.