15.7 C
Pristina
E premte, 11 Prill, 2025

Përfaqësimi që Taulant Hodaj ia bëri FFK-së ishte prej një gangsteri

<strong>Avokati i derivonshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj një ditë më parë njoftoi për mos-vazhdimin e bashkëpunimit me institucionin më të lartë të futbollit kosovar.</strong>

Ai rënditi edhe disa pika si më të suksesshmet derisa te ndarja tha të këtë ndikuar për shkak të pengesave dhe përfaqësimit të rastit në CAS Lozanë kundër Rumanisë.

Por sjellja e Hodajt që nuk kishte asnjë funksion tjetër pos avokatit ishte dënuar ashpër nga pjesa dërrmuese e futbolldashsve kosovar. Pas takimit i cili u ndëpre në Rumani, Hodaj për pak sa nuk i qëroi hesapet edhe fizikisht me palën rivale.

Ndërkaq atë ia kujton tani edhe gazatarja soortive, Qeqa Krelani e cila shkruan në rrjetin e saj social: ‘Përfaqësimi që ia ka bërë Federatës së Futbollit të Kosovës ka qenë prej gangsteri. Dmth aq sjellje të ulëta ka treguar sa që sjelljet e tij për me e fitu rastin në CAS kontribuojnë veç negativisht. E mos të flasim për paraqitjet dhe sjelljet e tij televizive ndaj gazetarëve!

Federata le të këtë shumë kujdes tash e tutje kë e punëson në këtë pozitë’.

Vlen të theksohet se Hodaj kishte afërsi me presidentin Agim Ademi, e cila i dha fuqi atij në FFK derisa pozita e Hodajt ishte një nga katër avokatët e FFK-së për të qëndruar për pak muaj edhe ushtrues detyre i sekretarit të FFK. Hodaj më parë ishte larg botës së futbollit por u gjend aksidentalisht u.d i sekretarit pasi Ademi e qiti në pah, derisa ajo që ndodhi në Rumani dhe problemi i mjeteve financiare i shkaktoi ndarjen menjëherë pas ndeshjes Kosova dhe Rumania.

POSTIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here