12.9 C
London
Monday, October 21, 2024

Pretendimi tronditës që bëri gjyqtari turk para ndeshjes Trabzonspor-Fenerbahce

Në superligën e Turqisë, Fenerbahce ka mposhtur Trabzonsporin me rezultat 3-2. Pas ndeshjes, tifozët vendas kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët mysafir.

Pas ndeshjes, ku qindra tifozë hynë në fushë, komentatori i A Spor, Reha Kapsal bëri një deklaratë goditëse për arbitrin e ndeshjes, Halil Umut Meler.

“Halil Umut Meler i tha një miku tim në Izmir: ‘Unë nuk jam mirë psikologjikisht pas asaj që ndodhi në ndeshjen MKE Ankaragucu’. Cili është qëllimi i tij në lidhje me këtë deklaratë? A e pranoi ai se ishte personi i gabuar për këtë ndeshje?”, deklaroi Kapsal.

Në ndeshjen mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes, tifozët vendas hodhën shishe uji në fushë gjatë gjithë ndeshjes, duke shkaktuar ndërprerjen e lojës.

Në minutat e fundit të ndeshjes, portieri i Fenerbahces, Dominik Livakoviq, i cili ishte në tokë, u godit nga një objekt i hedhur nga tifozët, duke i shkaktuar gjakderdhje në mjekrën e portierit me përvojë.

Pasi Fenerbahce e fitoi ndeshjen 3-2, qindra tifozë hynë në fushë dhe tentuan të sulmojnë lojtarët mysafir që gëzoheshin në mesfushë. Rojet e sigurisë në terren kanë ndërhyrë dhe kanë tentuar të ndalojnë ngjarjen.

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here