Real Madridi ka konfirmuar se Eder Militao pësoi një dëmtim muskulor në kuadricepsin e këmbës së majtë dhe se prania e tij në ndeshjet e ardhshme do të varet nga evolucioni i tij.
Objektivi është që ai të jetë gati për ndeshjen e 19 tetorit ndaj Celtës, por gjithçka do të varet nga ndjesitë që lojtari ka në stërvitje.
Militao përfundoi i dëmtuar në ndeshjen e fundit të ligës kundër Villarrealit dhe mbeti jashtë listës së Brazilit për ndeshjet e tetorit./Indeksonline/