9.2 C
London
Saturday, November 23, 2024

Sahiti: Sikur Fadil Vokrri të dëgjonte sot debatet nëpër studio televizive, do të qeshte nga budallaku!

Kryetari i Shoqates se Trajnereve te Futbollit ne Kosove, z. Muharrem Sahiti, ne nje bisede per Agjencine e Lajmeve “Presheva Jone” ka folur per ecurine e futbollit ne vendin tone, dukurite negative te cilat me vendosmeri te hekurt po i lufton Federata e Futbollit te Kosoves, si dhe per zhvillimet ne pergjithesi, duke i vene theks te veçante masovizimit te futbollit me ane te projekteve te mbeshtetuta nga UEFA dhe FIFA, per cka, sipas z. Sahiti, rrespekt te vecante per punen qe e bejne meritojne stafi brenda FFK-se te cilet po aftesohen perdite, duke perfunduar me suksese trajnime per avancim.

“Jemi ne rruge te mbare me te gjitha grupmoshat deri tek kombetarja A, tani me me trajnerine e ri, shume te kenaqur jemi edhe me kombetaret e vajzave ku po behet pune e jashtezakonshme. Jemi optimist se jo vetem nderrrimi i trajnereve, por edhe permiresimi i kushteve te pune perdite e me shume, do te jape rezultatet e veta”, ka thene z. Sahiti.

Ne lidhje me sulmet e vazhdueshme qe i behen presidentit te FFK-se, z. Agim Ademi nga tashme te njejtat figura, z. Sahiti eshte shprehur i qarte se ata zera, qellimi i te cileve dihet boterisht, tashme hasin ne vesh qe nuk i merr seriozisht “Askush me nuk i merre seriozisht ata qe dalin studiove televizive e shpifin pernate tema te reja boshe. Federata e Futbollit te Kosoves eshte me fat qe ne krye te sajen e ka nje person si z. Agim Ademi. Pretendimet e tyre per gjoja skandale brenda FFK-se, tash e sa vite i pergjigjet z. Ademi me pune dhe i hapur per ti pare ku jane ato skandale, por derisa te kete vetem fjale e asgje konkrete, pra asgje sepse nuk ka asgje, pune do te na ecin mire dhe uroj ti gezojme sukseset se bashku”.

Vokrri do te befasohej sikur te degjonte cfare flasin neper studio televizive per mikun e ngushte, z. Agim Ademi.

“E them me bindje te plote se nese legjenda jone Fadil Vokrri do te ishte gjalle e do te shihte se cka flasin neper studio televizive per njeriun e tij me te afert, pra per z. Ademi, do te habitej e nuk do tu besonte syve e vesheve.
Shikoni, ne si federate jemi pjese edhe e vizitave te punes jasht vendit, por edhe presim ekspert per trajnime, dua tju them se jemi krenare me stafin qe kemi arritur te organizojme. Deri me sot nuk na eshte refuzuar as edhe nje projekt, ju e dini UEFA e FIFA asnje cent nuk e japin ku nuk ka mbulese, per kete dua pra qe publikisht te falemnderoj gjithe stafin e administraten sepse jane thjesht fantastik”, eshte shprehur Sahiti.

Shefi i trajnereve te futbollit ka folur edhe per skandalet por edhe pretendimet per skandale javeve te fundit ku ka thene se ne FFK toleranca per manipulime te ndeshjeve eshte zero, por e njejte do te jete edhe ndaje atyre qe pretentojne te njollosin punen e madhe qe behet ne futboll. “Shikoni, FFK dhe organet e saja jane te vendosur qe tolerancen per dukuri negative ne futboll ta kene zero, kete e keni pare me dy skuadrat e larguata nga liga. Sic e thash, toleranca zero ku ka argumente e fakte, te cilat FFK i trajton me kujdes dhe ne baze te tyre merr vendimet. Kemi pare ne ne vazhdim edhe deklarata dashakeqe e te pa bazuara ne lidhje me pretendime edhe per ndeshje tjera, per cka, ne si federate i themi se i kane dy zgjidhje, te ofrojne tek organet kompetente faktet nese kane, ose zgjidhja tjeter i perkete prokurorise, te flase me ata persona qe hedhin mjegull ne mase, pa turp e dinjitet”.

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here