14.1 C
London
Sunday, October 20, 2024

Përzgjedhës i Kosovës në basketboll jep dorëheqje

Rami Hadar ka dhënë dorëheqjen për arsye personale si përzgjedhës i Kosovës A te meshkujt.

Hadar ishte emëruar përzgjedhës i Kosovës në maj të vitit 2023.

Ai udhëhoqi dardanët në parakualifikimet e Eurobasket 2025, në përballjet me Zvicrën dhe Danimarkën, duke pasur dy fitore dhe dy humbje. Kosova shënoi dy fitore ndaj Zvicrës, si edhe pësoi nga Danimarka.

Gjithashtu Hadar ishte trajner i Kosovës në dy ndeshjet parakualifikuese për Kupën e Botës 2027, ku Kosova fitoi ndaj Irlandës dhe pësoi nga Azerbajxhani.

Hadar ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin, duke ju dëshiruar suksese në të ardhmen.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka pranuar dorëheqjen e tij.
FBK-ja falënderon trajnerin Rami Hadar për angazhimin e tij dhe i dëshiron suksese në karrierë.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka filluar negociatat me trajnerë potencial për të udhëhequr Dardanët, ku përzgjedhësi i ri pritet të emërohet shumë shpejt. Ndërkohë, ndeshjet e ardhshme për dardanët janë në muajin nëntor, kundër Zvicrës dhe Irlandës për parakualifikimet e Kupës së Botës 2027.

 

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here