0.2 C
London
Thursday, November 21, 2024

Spektakë futbolli, Dukagjini dhe Suhareka ndajnë pikët

Dukagjini dhe Suhareka kanë luajtur baras 2-2 në një sfidë spektakolare në kuadër të xhiros së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja nisi më mirë për skuadrën mysafire të cilët kaluan të parët në epërsi pas 24 minutave lojë.

Ishte sulmuesi në top formë Mevlan Zeka që realizoi me kokë për epërsinë e suharekasve 0-1.

Megjithatë gëzimi i mysafirëve nuk zgjati më shumë se dy minuta, kur vendasit barazuan e Hekuran Berishën që shënoi me kokë për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Me rezultatin e barabartë 1-1 u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për skuadrën e Qëndrim Kidës, që rikthyen epërsinë pas nëntë minutave.

Sulmuesi anësorë Liridon Fetahaj doli përballë portierit Altik Muhaxhiri dhe shënoi me lehtësi për 1-2 në minutën e 54-të.

Suhareka mbeti me 10 futbollistë në fushë, kur në minutën e 68-të Jakup Berisha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Vetëm katër minuta më vonë, klinasit barazuan rezultatin në 2-2, kur sërish talenti Hekuran Berisha realizoi një gol të bukur.

Dukagjini kishte iniciativën pas golit të barazimit duke krijuar disa raste të mira shënimi, por pa sukses dhe në fund ndeshja u mbyll baras 2-2.

Klinasit me këtë pikë vazhdojnë të mbesin në pozitën e nëntë me 11 pikë, derisa Suhareka në të tretën me 17 sosh.

Në xhiron e 12-të dy kundërshtarët e sotëm do të kenë punë me skuadrat gjilanase. Dukagjini luan në udhëtim te Gjilani, derisa Suhareka pret Dritën para tifozëve të saj.

 

 

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here