Anglia luan kundër Greqisë dhe Finlandës në Ligën e Kombeve, ndërsa FA ka njoftuar se tre futbollistë nuk do jenë pjesë e ekipit për shkak se kanë ardhur të dëmtuar nga ekipet e tyre.
Anglia luan kundër Greqisë dhe Finlandës në Ligën e Kombeve, ndërsa FA ka njoftuar se tre futbollistë nuk do jenë pjesë e ekipit për shkak se kanë ardhur të dëmtuar nga ekipet e tyre.
Morgan Gibbs-White, Ezri Konsa dhe Kobbie Mainoo do të mungojnë në ndeshjet e Anglisë në tetor në Ligën e Kombeve. Federata ka njoftuar se futbollistët në fjalë nuk janë të gatshëm, pasi janë dëmtuar në klubet respektive.
“Të tre lojtarët kanë pësuar lëndime në klubet e tyre përkatëse në fundjavë dhe nuk do të jenë të grumbulluar për ndeshjet e Nations League kundër Greqisë dhe Finlandës”, shkruan FA. Anglia është në vendin e dytë në Ligën B me 6 pikë.