3.3 C
London
Thursday, November 21, 2024

U “harrua” Muhamet Hyseni, s’po luan në Ligën e Dytë daneze

Futbollisti më i shtrenjtë i larguar nga Superliga e Kosovës, Muhamet Hyseni nuk po kalon momente të mira në Ligën e Dytë të Futbollit danez.

Ish-sulmuesi i Llapit tani pjesë e Horsens nuk ka luajtur në ndeshjen e fundit, por nuk dihet arsyeja, shkruan Indeksonline.

Përveç kësaj, Hyseni në ndeshjen e parafundit ndaj Odense-s luajti vetëm tetë minuta dhe duket se nuk po mund të përshtatet në futbollin e Ligës së Dytë daneze.

23-vjeçari në ligë ka zhvilluar gjashtë ndeshje dhe ka bërë një asist. Kurse në Kupen Pokalen ka zhvilluar dy ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Hyseni ishte transferuar te Horsensi me një bujë të madhe, por duket se a ka të vështirë të ambientohet në një ligë si kjo e Danimarkës.

Transferimi i Hysenit nga Llapi te klubi danez është historik për futbollin kosovar, pasi kap shifrën e 650 mijë eurove.

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here