10 C
Pristina
E diel, 25 Janar, 2026
Home Blog

Nostalgji; Një ndeshje, një kujtim që nuk harrohet

0

26 vjet më parë, në këtë stinë, në Prishtinë u zhvillua një ndeshje futbolli të vogël mes Artistëve të Kosovës dhe Artistëve të Shqipërisë.

Kjo ndeshje u organizua nga presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me të ndjerin Mirian Hakani, dhe u mbajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Për shumicën e artistëve nga Shqipëria, kjo ishte hera e parë që vizitonin Kosovën.

Aktiviteti u zhvillua në një periudhë të ndjeshme, menjëherë pas çlirimit të Kosovës dhe përbënte një nga nismat e para që synonin rikthimin e jetës kulturore e sportive në vendin tonë që sapo kishte dalë nga lufta.

Që atëherë, Agim Ademi ka qenë vazhdimisht i lidhur me futbollin, duke punuar me përkushtim dhe këmbëngulje për zhvillimin dhe promovimin e tij.

Agim Ademi i përmbyll vizitat tek klubet kosovare në Turqi, i ka disa fjalë për to

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmbylli vizitat e tij te klubet kosovare që ndodhen në Turqi, duke takuar nga afër ekipet e FC Ferizaj, FC Vushtrria dhe FC Dukagjini.

Në postimin e tij në Facebook, Ademi theksoi se në secilin klub vërehej përkushtim i madh, staf teknik i fokusuar dhe lojtarë të etur për sukses. “Tri klube, tri histori, por një qëllim i përbashkët: punë, përkushtim dhe besim në të ardhmen”, shkroi ai.

Kryetari u shpreh se stërvitjet janë intensive, organizimi po përmirësohet çdo ditë, ndërsa dëshira për të dhënë maksimumin është e dukshme tek secila skuadër.

Ademi i përgëzoi klubet për punën e deritanishme dhe i motivoi që të vazhdojnë rrugën me pasion dhe punë të ndershme, pasi sipas tij, ajo gjithmonë gjen shpërblimin e saj.

“Futbolli është emocion që ndërtohet ditë pas dite; në fushë, në zhveshtore dhe në zemrat e atyre që besojnë pa u dorëzuar. E ardhmja ndërtohet sot!”, përfundoi kryetari i FFK-së.

IKD për ish-deputetin Bylbyl Sokoli: Dyshime për konflikt të interesit dhe raportim të rremë të pasurisë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka ngritur dyshime të arsyeshme për konflikt interesi dhe deklarim të pasaktë të pasurisë ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bylbyl Sokoli.

Sipas IKD, këto dyshime janë identifikuar gjatë monitorimit të vazhdueshëm në fushën e integritetit publik, konfliktit të interesit dhe respektimit të obligimeve ligjore nga zyrtarët e lartë publikë.

Për këtë çështje, IKD ka paraqitur rastin në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në raportimin e IKD fillimisht paraqitet se në deklarimin e pasurisë “me rastin e marrjes së detyrës”, të dorëzuar më 16/05/2025, Sokoli ka deklaruar se:

“Ushtron funksionin e Deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me datë emërimi 19/04/2025;

Krahas funksionit zyrtar, ka qenë i angazhuar si “Trener i ekipit” në KF Drenica, për periudhën 01/04/2025 – 18/05/2025.

Në të njëjtin deklarim, në rubrikën “Të ardhurat vjetore personale dhe familjare”, është shënuar:

Burimi: KF Drenica

Forma: Cash

Shuma: 0.00 €

Shënim: “Vlera definohet pas përfundimit të kontratë”.

Megjithatë, IKD thekson se nga informacione publike dhe burime të hapura (raportime sportive, profile profesionale, paraqitje publike), rezulton se Sokoli ka vazhduar të ushtrojë angazhimin si trajner në KF Drenica edhe pas datës 18/05/2025, respektivisht deri në dhjetor 2025.

Andaj, IKD ka konsideruar se në rastin konkret, bazuar në Ligjin Nr. 08/l-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave (Ligji për Deklarimin e Pasurisë) dhe nenin 430.2 të Kodit Nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, ka dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale të “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Raportimi i IKD-së përmban edhe sqarimin për dyshimet për konflikt të interesit dhe për deklarim të pasurisë.

Sa i përket konfliktit të interesit, IKD thekson se sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik (LPKI), në rastet kur zyrtari i lartë publik lejohet të angazhohet në organizata nga fusha e sportit, që përbëjnë OJQ, ky angazhim duhet të jetë pa të drejtë shpërblimi me pagesë, përveç kompensimit të shpenzimeve të arsyeshme (si udhëtimi dhe shpenzime të ngjashme).

Lidhur me këtë, në raportimin e IKD, citohet neni 14 i këtij ligji: “1. Zyrtari i lartë mund të jetë anëtar i organit drejtues, me përjashtim të funksionit drejtues, të organizatës joqeveritare nga lëmi i shkencës, sportit, arsimit, kulturës, veprimtarive humanitare dhe të ngjashme pa të drejtë shpërblimi me pagesë, përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve të tjera të lidhura me to”.

Më tej IKD thekson se problemi nuk është shuma e shënuar “0.00 €”, por formulimi i përdorur në deklarimin e pasurisë, konkretisht: “Vlera definohet pas përfundimit të kontratës”.

IKD konsideron se ky formulim, i vendosur në një dokument zyrtar të deklarimit të pasurisë, nuk mund të kuptohet ndryshe veçse si pritje reale për shpërblim financiar, i cili ende nuk është përcaktuar në vlerë, por është i paraparë si koncept.

Në raportimin e IKD-së theksohet se ligji nuk njeh pagesë të shtyrë, pagesë të papërcaktuar, apo pagesë që “definohet më vonë”.

“Standardi ligjor është i prerë: ose nuk ka pagesë fare ose kemi shkelje. Nëse angazhimi do të ishte realisht pa pagesë, kjo do të duhej të ishte deklaruar qartë. Përdorimi i formulimit “vlera definohet” tregon qartësisht për shpërblim për punën që është duke e kryer”, thuhet në këtë raportim.

Në anën tjetër, sa i përket pretendimit të dytë për deklarim të pasaktë të pasurisë, në raportimin e IKD-së thuhet se kjo lidhet me saktësinë dhe plotësinë e deklarimit të pasurisë, që është obligim ligjor dhe jo çështje diskrecioni.

“Në deklarimin e pasurisë, z. Sokoli ka deklaruar se angazhimi i tij në KF Drenica ka përfunduar më 18/05/2025. Megjithatë, nga burime publike rezulton se ai ka vazhduar të ushtrojë këtë angazhim edhe për disa muaj pas kësaj date, deri në dhjetor 2025”, thuhet në këtë raportim të IKD.

Mirëpo, IKD thekson se kjo nuk është çështje formale apo gabim teknik, por element substancial i deklarimit, sepse sipas IKD-së, lidhet drejtpërdrejt me angazhimin profesional, të ardhurat e mundshme, dhe vlerësimin e konfliktit të interesit.

“Për këtë arsye, në rastin konkret, bazuar në Ligjin Nr. 08/l-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave (Ligji për Deklarimin e Pasurisë) dhe nenin 430.2 të Kodit Nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, ka dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale të “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, thuhet në raportimin e IKD.

Kështu, përmes këtij raportimi, IKD ka kërkuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit që të iniciojë procedurë zyrtare verifikimi lidhur me dy këto pretendime dhe që të verifikojë çështjen e shpërblimit me pagesë dhe saktësisë së deklarimit të pasurisë, si dhe të konstatojë shkeljet eventuale dhe të ndërmarrë masat përkatëse ligjore.

Ndryshe, para raportimit të këtij rasti në APK, IKD ka dërguar pyetje me shkrim tek ish-deputeti Sokoli.

I njëjti përmes përgjigjeve kishte deklaruar se me rastin e marrjes së mandatit të deputetit ka qenë i kujdesshëm në shqyrtimin e çdo mundësie për konflikt interesi.

Sokoli ka deklaruar se në këtë drejtim, ka marrë opinion ligjor nga zyra e specializuar përkatëse, e cila sipas tij, ka analizuar nëse ushtrimi i funksionit të trajnerit në një klub futbolli në një organizatë jo-qeveritare ose entitet privat paraqet konflikt interesi me pozitën e deputetit.

Në përgjigjen e tij theksohet se:

“Bazuar në opinionin ligjor dhe në dispozitat përkatëse të Ligjit Nr. 08/L-277 për Sport (tutje referuar si “Ligji për Sport”), në nenin 3, paragrafi 2, përcaktohet se “personat që marrin pjesë në veprimtari sportive janë personat fizikë dhe juridikë”, ndërsa në nën paragrafin 1.4 të po këtij neni theksohet se “personi që kryen punë profesionale në sport është trajneri, instruktori, personi zyrtar që organizon dhe udhëheq garë sportive dhe personat tjerë zyrtarë sipas akteve përkatëse të organizatave sportive”. Në nenin 9, paragrafi 1 të këtij ligji përcaktohet qartë se “trajner është personi i cili përgatit dhe udhëheq sportistin në garë të sportit të organizuar”, duke sqaruar kështu natyrën profesionale të këtij funksioni . Ndërsa, në nenin 16 parasheh se “personat e tjerë që kryejnë punë profesionale në sport ushtrojnë veprimtarinë e tyre sportive në bazë të marrëveshjes me organizatën sportive, sipas legjislacionit në fuqi dhe rregullave të federatës përkatëse”.

Më tej, në këtë përgjigje thuhet se në përputhje me këto dispozita, angazhimi si trajner sportiv nuk përbën marrëdhënie të rregullt pune me kohë të plotë, por marrëdhënie të veçantë të rregulluar me Ligjin për Sport, i cili sipas tij, e njeh ushtrimin e veprimtarisë së trajnerit si aktivitet profesional brenda fushës së sportit, dhe jo si punësim i rregullt.

“Përkatësisht, neni 16 i Ligjit për Sport përcakton se personat që angazhohen të kryejnë punë profesionale në sport (përfshirë trajnerët) e ushtrojnë veprimtarinë në bazë të marrëveshjeve me organizatat sportive, sipas legjislacionit përkatës dhe rregullave të federatës përkatëse”, thuhet tutje në këtë përgjigje.

Derisa, ka theksuar se në rastin konkret, angazhimi i tij me Klubin Futbollistik “Drenica” është angazhim me kohë të pjesshme, i kufizuar në ushtrimin e detyrës së trajnerit, pa marrëdhënie të rregullt pune me orar të plotë, dhe në përputhje të plotë me dispozitat e Ligjit për Sport dhe dispozitat tjera të aplikueshme në Kosovë.

Ndërsa, lidhur me atë se kujt i referohet si “zyra e specializuar përkatëse”, ish-deputeti Sokoli nuk është përgjigjur./BetimipërDrejtësi

E vërteta për marrëveshjen e FFK-së me UEFA-në – Manipulim i fakteve në prag të zgjedhjeve, jo dënim për keqpërdorim fondesh

“E vërteta për marrëveshjen e FFK-së me UEFA-në – Manipulim i fakteve në prag të zgjedhjeve, jo dënim për keqpërdorim fondesh” ‹ KosovaSport.ks — WordPress
Fjalët e dala në media se UEFA e ka dënuar FFK-n për keqpërdorim të fondeve të saj, përkatësisht të ndërlidhura me procesin e licensimit të klubeve, nuk janë asgjë tjetër pervec se gënjeshtra të pastra që kanë për qellim të deformojnë realitetin pikërsisht në prag të procesit zgjedhor në të cilin gjendet FFK-ja. Marrëveshja në fjalë e nënshkruar ndërmjet FFK-së dhe UEFA-s, nuk është aktuale, por është nënshkruar në vitin 2023 dhe parasheh që FFK-ja të forcoj departamentin e vet të Licensimit dhe mbi të gjitha të ushtroj kontroll më rigoroze ndaj klubeve anëtare të saj në disa segmente. UEFA ndanë fonde vjetore për të mbështetur Federatat Kombëtare në Procesin e Licensimit dhe për shkak të gjetjeve që janë pjesë e kësaj marrëveshjeje, i ka ndalur FFK-së, shumën prej 50 mijë eurosh. Sido që të jetë, është e cuditshme sesi persona të caktuar, keqpërdorin dokumentat në të cilat dikur kishin qasje dhe tentojnë që nepërmjet keq-interpretimeve të krijojnë amulli në opinion, duke nëncmuar edhe nivelin e intelegjencës së adhuruesve të futbollit, të cilët këta persona të pandërgjegjshëm I vënë në lajthije. Përndryshe, marrëveshje të tilla, UEFA nënshkruan shumë shpeshë me shumë Fedearta kombëtare, sa për ilustrim ja linku që konfirmon marrëveshje të tilla me Federatën e Kroacisë (të cilës I janë ndalur 100 mijë euro) dhe me Federatën e Shqipërisë.

https://editorial.uefa.com/resources/0286-193a499e3e89-d9d4c696ed1e-1000/croatian_football_federation_-_settlement_agreement_-_august_2023.pdf

https://editorial.uefa.com/resources/0286-193a499e3e89-d9d4c696ed1e-1000/croatian_football_federation_-_settlement_agreement_-_august_2023.pdf

Agim Ademi: Ne kemi qenë ekipi ma sensacion, besoj do të kualifikohemi në botëror

Presidenti i FFK-së Agim Ademi është optimist për Kampionatin Botëror 2026 dhe këtë e bëri të qartë gjatë intervistës së gjatë për “Televizionin Koha Tetovë”.

Ai tha se ka dëshirë që të gjitha kombëtaret fqinje, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të sigurojnë biletën pranë Kosovës për Botëror.

“Mund të jetë që ndonjëra nga ne (Kosovë, Shqipëri ose Maqedoni e Veriut) të jetë në Botëror, kam dëshirë që të trija. Kemi pasur grup të vështirë, kemi mundur të jemi pa pikë ose që të jemi kampion. Rezultoi që të jemi në vendin e dytë shkaku i humbjes nga Zvicra në udhëtim, përpos asaj ndeshje, ne kemi qenë ekipi ma sensacion. Jam shumë i lumtur që FIFA e UEFA ta vlerësojnë Kosovën si befasi”.

Ai deklaroi se Kosova nuk do t’i frikësohet Sllovakisë, të cilët janë më favorit shkaku se janë vendas. “Besoj në ekip ndaj Sllovakisë, në gladiatorët që janë në formë të mirë dhe po e dëshmojnë në ekipe. Uroj që të jemi komplet dhe aq sa kanë sllovakët i kemi edhe na, pra 50-50. Nuk i frikësohemi Sllovakisë, por nuk do të thotë që do të fitojmë, duhet ta kemi të qartë se ata janë kombëtare e fortë që dëshiron të jetë në Botëror. Plus janë vendas, është përparësi e lehtë”.

Në fund, Ademi nënvizoi se beson që Kosova do të kualifikohet shkaku i formës së jashtëzakonshme të gjithë lojtarëve.

“Optimist jam gjithë sepse e bazoj në rezultatet dhe kualitetin e ekipit. Lojtarët e Kosovës të cilët nëpër klube, janë ose më të mirët ose titullarë. Muriqi është ndër golashënuesit më të mirë në La Liga, Amir Rrahmani më i miri në Serie A, të tjerët në Turqi janë edhe kapitenë. Në Gjermani, janë në formën më të mirë, Muslija shembull është kryesori. Aro Murici në formën jetësore, njëjtë si Saipi. Këta të Hoffenheimit, falë këtyre Hoffenheimi është në garë për Evropë, ngritja e tyre ka ndodhur, që Fisnik Asllani kërkohet nga të gjitha ekipet e Evropës, shpresoj të vazhdojnë dhe besoj në këtë ekip. E di që do ta japin 100 përqindëshin”.

Kombëtarja e Kosovës pa luajtur ngjitet për një pozitë në renditjen e FIFA-s, mësohet arsyeja

Kosova është ngritur për një pozitë në ranglistën e FIFA-s, nga pozita e 80-të, Dardanët është ngritur në pozitën e 79-të.

Ranglista e re e FIFA-s u publikua të hënën pasdite, ndërsa tani Kosova zë vendin e 79-të, që është renditja më e mirë pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Kosova ka pasur ngritje, pasi në këtë ka ndikuar rënia e Gabonit, që u paraqit në Kupën e Afrikës, që ka rënë për tetë pozita.


Kosova tani zë vendin e 79-të

Ndërkohë, Shqipëria mbetet në pozitën e 63-të, sikurse që ishte edhe në renditjen e janarit.

Shtatë pozita e para nuk kanë ndryshuar, me Spanjën, Argjentinën, Francën, Anglinë, Brazilin, Portugalinë dhe Holandën, ndërsa ngritje të madhe ka bërë Maroku, që është i teti, duke u ngjitur për tri pozita.

Dardanët në krah të Agim Ademit: Rezultatet flasin, historia po shkruhet, lufta për interesa përsonale i bënë dëm Kombëtares në këtë kohë

Në një moment kur Kombëtarja e Kosovës po kalon një nga periudhat më pozitive të saj, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është vënë në qendër të sulmeve dhe polemikave publike. Këto zhvillime po ndodhin pikërisht atëherë kur futbolli kosovar ka nevojë për stabilitet dhe fokus maksimal te Kombëtarja.
Tifozëria e Kombëtares së Kosovës, Dardanët, ka reaguar duke bërë thirrje për unitet dhe qetësi, duke theksuar se kjo nuk është koha për përplasje institucionale apo luftë për karrige. Sipas tyre, çdo konflikt i brendshëm e dëmton imazhin e futbollit kosovar dhe e zbeh mbështetjen për lojtarët që po japin maksimumin në fushë.
“Eshte koha e fundit qe prej njerezve te pushtetit e deri te ai me i vogli te bashkohen dhe ta ndihmojme Kombetaren drejt nje suksesi qe deri vone ka qene i pa imagjinueshem. Kombetarja eshte ne nje momentum qe kerkon united dhe vetem te tille mund te arrijme aty ku mendojme. Nuk eshte koha e karriges, deshem apo jo ky sukses i kombetares lidhet ngusht me punen e udheheqjes se FFK andaj eshte e papranueshme tash ne kete kohe te sulmohet”, ka thënë kryetari i Dardanëve Lulzim Berisha për Ballkani.info i cili hapur ka thënë se e mbeshtesin kryetarin aktual Agim Ademi.

“T’ju kujtoj se futbollistet tash i shohin keto gjera dhe domosdo ndikohet tek ta, andaj kjo vetem dem i bene Kosovës. Nje gje tjeter gje duhet cekur nese Agim Ademi qenka pengese e suksesit, atehere tju kujtoj se ka kuvende te jashtezakonshme. Pas ndeshjeve mund te ogranizohet Kuvend i Jashtezakonshem. Jemi ne kohen e demokracise dhe si emerohesh edhe mund te shkarkohesh dhe ne dardanet do te jemi pas gjitha proceseve te mira dhe do ta mbeshtesim çdo te mire per futbollit. Por assesi ne kete kohe kur kemi nevoje mi mbeshtet keta djem qe jane para nje suksesi historik. Ne e mbeshtesim fuqishëm në këtë kohë presidentin Agim Ademi i cili ka bërë një punë shumë të madhe në ngritje të Kombëtares”.

Dardanët vlerësojnë se Kombëtarja aktualisht po ndërton identitet të qëndrueshëm dhe po shfaq rritje të dukshme në aspektin sportiv. Për këtë arsye, tifozëria kërkon që të gjithë akterët e futbollit të lënë anash interesat personale dhe të bashkohen rreth një qëllimi të vetëm – suksesit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Fanella e Kosovës është mbi çdo individ dhe çdo interes personal”, është mesazhi i përsëritur nga tifozëria, e cila kërkon që institucionet dhe figurat publike të tregojnë përgjegjësi dhe maturi në deklarimet e tyre.
Sipas Dardanëve, luftërat për pozita nuk i shërbejnë as zhvillimit të futbollit dhe as imazhit të shtetit, ndërsa uniteti dhe mbështetja e pakushtëzuar janë çelësi për vazhdimin e rezultateve pozitive të Kombëtares.
Në përfundim, tifozëria e Kosovës bën thirrje që fokusi të mbetet te fusha, te lojtarët dhe te përfaqësimi dinjitoz i vendit, duke theksuar se në këtë fazë vendimtare, Kosova ka nevojë për bashkim – jo për përçarje.

Atakime në kohën e suksesit: Pse po goditet FFK kur futbolli i Kosovës po ecën përpara? Interesat personale kundër futbollit goditje e panevojshme ndaj FFK-së

Sulme në kohën e suksesit: Pse po goditet FFK kur futbolli i Kosovës po ecën përpara? Interesat personale kundër futbollit goditje e panevojshme ndaj FFK-së

Debati shterpë

Sulmet e MKRS-së ndaj FFK-së po vijnë në një moment tejet të papërshtatshëm, pikërisht atëherë kur Kombëtarja e Kosovës po jeton një nga periudhat e saj më të mira sportive dhe organizative.

Kjo për fat të keq nuk është hera e parë, edhe në të kaluarën ka pasur situata të tilla.

Në vend që të mbështetet ky momentum pozitiv, po tentohet të zbehet me goditje të qëllimshme dhe të panevojshme.
Taulant Hodaj, dikur zëri më i zëshëm në mbrojtje të FFK-së, sot ka zgjedhur një qasje krejtësisht tjetër. Nga mbrojtës fanatik, është shndërruar në sulmues të pamëshirshëm, jo për parime apo interes publik, por për interesa të ngushta personale. Ky ndryshim i papritur flet më shumë për motivet e tij sesa për realitetin që përpiqet ta paraqesë.
Nëse dikush ka vullnet dhe guxim ta luftojë FFK-në, kjo duhet bërë me punë, me ide, me projekte dhe me transparencë – jo me ndërskamca, lojëra prapaskenash dhe sulme destruktive që dëmtojnë futbollin e Kosovës në tërësi.
Futbolli nuk ka nevojë për zhurmë artificiale dhe protagonizëm personal. Ka nevojë për stabilitet, vizion dhe bashkëpunim. Çdo tentativë për ta rrënuar këtë progres është goditje direkte ndaj interesit sportiv dhe krenarisë kombëtare.

Nëse MKRS i referohet një shkrese të Hodajt që lidhet nga viti 2022, atëherë si është e mundur që FFK u licencua në vitin 2023, 2024 e 2025 pse nuk u vepërua atëhëherë po pikërisht tash, në kohën kur Kosova ka nevojë për united pasi është në prag të një suksesi që është ëndrruar gjenerata e gjenerata.

Deshëm apo nuk deshëm, futbolli i Kosovës sot është në nivelin më të lartë dhe jo vetëm Kombëtarja por edhe klubet dhe kjo lidhet ngusht me punen e Ademit dhe FFK-së. Kjo është arsyeja që komuniteti i futbollit është i bashkuar dhe e mbeshtet Agim Ademin edhe për një mandat./Ballkani.info

Mbështetja e plotë për Agim Ademin dhe rizgjedhjen e tij kreytar të FFK nga Enver Muzliukaj dhe kryesia e FFSHGJ

Në mbështetje të Kryetarit të FFK Agim Ademi

Mbështetja e plotë për Agim Ademin dhe rizgjedhjen e tij kreytar të FFK nga Enver Muzliukaj dhe kryesia e FFSHGJ.

Si që është paraparë me 5 shkurt 2026 delegatët e Federatës të Futbollit të Kosovës në kuvendin e ri zgjedhor sipar rregullores dhe statutit te sajë, do të zhvillojnë mbledhjen vendimmarrëse për kryetar dhe kryesisë së re. Si që jemi të informuar dhe të përafruar, kandidat për kryetar të FFK është kryetari aktual z. Agim Ademi për të cilin ndajnë mendimin tejet pozitiv sipas sukseseve të mëdha në arenën ndërkomëtare e po ashtu edhe në organizim dhe avancimin e klubeve aktuale në vend.

Enver Muzliukaj në takimin me kryesinë e ngushtë tha është për cdo lëvdatë se si Kosova ka avancuar aq shpejtë me kombëtaren në vitet e fundit. Sukseset e z. Agim Ademi duhet të merren parasysh të cilit i japim mbështetjen e plotë për rizgjedhjen e tije edhe për një mandat kryetar të FFK.
Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani, i fton të gjithë ata të cilët e duan vedin, futbollin në Kosovë dhe jashtë sajë duhet të mbështesin Agim Ademin dhe kryesinë e FFK edhe për një mandat. Puna dhe angazhimi që kanë bërë në këto vite është shembull për të gjithë dhe një leksion si duhet të veprohet për unifikimin dhe përafrimin e shqiptarëve të mërgatës me vendlindjen e në vecanti futbollistët dhe klubet të futbollit në Kosovë edhe jashtë sajë.

Muzliukaj e shpreh me falënderim te madh për FFK dhe z. Agim Ademi që i jep mbështetjen të plotë FFSHGJ dhe klubeve Shqiptare në Gjermani dhe jo vetëm.
FFSH Gjermani dhe UKSHF Zvicër të formuar nga FFK janë promotor dhe ambasador të futbollit në perëndim që përfaqësohnë afër 70 klube të cilët garojnë me sukses në nivelet e ndryshme shtetërore Kryesia e FFSHGJ e mbështet kandidaturën duke vlerësuar lartë angazhimin dhe kontributin që FFK dhe kryetari Agim Ademi i kanë dhënë kombëtares së vendit duke u cmuar nga mediumet dhe gazetat prestigioze botërore.

Kryesia e FFSHGJ uron suksese FFK dhe kreytarit Agim Ademi.

Me Respekt

Nënkryetar i FFSHGJ

Enver Muzliukaj

Ismajl Ajeti nominohet unanimisht nga LRF Prishtina për Komitetin Ekzekutiv të FFK-së

Lidhja Rajonale e Futbollit e Prishtinës ka mbajtur të enjten Kuvendin e Rregullt Zgjedhor, ku ishin të pranishëm 23 nga 25 delegatë sa i ka gjithsej ky kuvend.

Gjatë punimeve, delegatët miratuan harmonizimin e Statutit të LRF Prishtina me Statutin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte edhe zgjedhja e kandidatit për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së nga radhët e këtij regjioni.

Në bazë të vendimit të Bordit të LRF Prishtina, të marrë më 12 dhjetor 2025 dhe në përputhje të plotë me Statutin e FFK-së, u shpallën zgjedhjet për këtë pozitë. Delegatët propozuan z. Ismajl Ajetin si përfaqësues të regjionit të Prishtinës në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së, kandidaturë që u mbështet unanimisht nga të gjithë të pranishmit.

Pas konfirmimit të nominimit, Ismajl Ajeti falënderoi delegatët për besimin e dhënë, duke theksuar përkushtimin e tij për zhvillimin e futbollit në regjionin e Prishtinës.

“Ju falënderoj sinqerisht për mbështetjen dhe besimin që ma dhatë edhe një herë për t’ju përfaqësuar në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë për të ngritur nivelin e futbollit në të gjitha klubet dhe shkollat e futbollit të regjionit tonë. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe zotohem se do ta kryej me përkushtim dhe ndershmëri”, u shpreh Ajeti.