Ish-trajneri i Manchester United dhe Chelsea, Jose Mourinho ishte në tribuna për të parë fitoren e Liverpool kundër Fulham.
The Reds triumfuan në Craven Cottage falë golave të Trent Alexander-Arnold, Ryan Gravenberch dhe Diogo Jota për të kaluar në nivel pikësh me liderët e ligës, Arsenalin.
Jurgen Klopp ka vetëm pesë ndeshje të mbetura si trajner pasi Liverpool u eliminua nga FA Cup dhe Liga e Evropës që do të thotë se titulli i Ligës Premier është i vetmi trofe që ende ofrohet për gjermanin.
Janë të shumta spekulimet se kush do të zëvendësojë gjermanin në Liverpool sezonin e ardhshëm dhe Mourinho duke u parë në tribuna ndezi spekulime mes tifozëve se portugezi mund të bëjë kalimin befasues.
Mourinho ka qenë pa punë që kur u shkarkua nga Roma në janar dhe raportimet kanë pohuar se ai është i etur për t’u rikthyer në Ligën Premier.
Tony Barrett, tani drejtor i komunikimit të ekipit të parë në Liverpool, shkroi për JOE se agjenti i Mourinhos u takua me Liverpoolin para ardhjes së Rafael Benitez për të ofruar shërbimet e tij.