16.7 C
London
Saturday, July 13, 2024

Nacho njofton Real Madridin se do të largohet nga klubi pas 23 viteve

Kapiteni i Real Madridit, Nacho Fernandez, do të largohet nga klubi mbretëror pas 23 viteve.

Sipas mediave spanjolle, 34-vjeçari e ka marrë vendimin përfundimtar dhe për këtë është informuar edhe klubi i Real Madridit, shkruan IndeksOnline.

Kontrata e mbrojtësit spanjoll skadon në fund të sezonit dhe po planifikon të largohet si agjent i lirë.

Sipas mediave italiane, Nacho mund të transferohet te skuadra e Interit, por ai pritet të marrë oferta edhe nga Arabia Saudite dhe SHBA.

Nachoi iu bashkua të rinjve të Real Madridit në vitin 2001, derisa bëri debutimin e tij në ekipin e parë në 2011.

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here