4.7 C
Pristina
E martë, 2 Dhjetor, 2025
Home Blog Page 3

Shkëndija përballet me Qarabağ në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve

Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija, do të zbresë sot në fushë përballë skuadrës së Qarabağut nga Azerbajxhani, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Champions League.

Shkëndija ka arritur deri në këtë fazë pas një paraqitjeje mbresëlënëse kundër FCSB, kampionëve të Rumanisë, të cilët i eliminoi duke triumfuar në të dyja përballjet. Ky sukses ka rritur shpresat që klubi shqiptar të shkojë përtej fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, për të konkurruar denjësisht në elitën evropiane.

Orari i ndeshjeve të sotme – raundi i tretë kualifikues:
• 🕖 19:00 – Malmö (Suedi) vs Copenhagen (Danimarkë)
• 🕗 20:00 – Dynamo Kyiv (Ukrainë) vs Pafos (Administrata Greke e Qipros)
• 🕗 20:00 – Shkëndija (Maqedonia e Veriut) vs Qarabağ (Azerbajxhan)
• 🕣 20:45 – Rangers (Skoci) vs Viktoria Plzen (Çeki)

Ndeshjet e mërkurës, më 6 gusht:
• 🕔 17:00 – Kairat Almaty (Kazakistan) vs Slovan Bratislava (Sllovaki)
• 🕖 19:00 – Salzburg (Austri) vs Club Brugge (Belgjikë)
• 🕢 19:30 – Ludogorets (Bullgari) vs Ferencvaros (Hungari)
• 🕣 20:30 – Lech Poznan (Poloni) vs Crvena Zvezda (Serbi)
• 🕘 21:00 – Nice (Francë) vs Benfica (Portugali)
• 🕘 21:00 – Feyenoord (Holandë) vs Fenerbahçe (Turqi)

📅 Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 12 gusht.

Në këtë kanal televiziv mund ta ndiqni takimin Ballkani – Floriana

FC Ballkani dhe Floriana, takim i vlefshëm për Conference League, mund ta ndiqni në RTK 1, bënë të ditur klubi suharekas!

‘Të dashur tifozë 🧡

Ju njoftojmë se klubi ka arritur marrëveshje për transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjes sonë në kanalin RTK 1.

Kjo iniciativë është bërë me qëllim që t’ua mundësojmë tifozëve tanë të dashur ndjekjen e ndeshjes, edhe për ata që nuk kanë mundësi të jenë të pranishëm në stadium.

Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme!, njofton FC Ballkani!

Rrugëtimi i mahnitshëm – nga Suhareka në Serie A

Shumica e klubeve ku ka luajtur nuk ekzistojnë më. Por Arbenita Curraj nuk është ndalur asnjëherë. Dhe tashmë është pjesë e Serie A të Italisë.

Futbollistja kosovare është prezantuar zyrtarisht nga Genoa, që për herë të parë do të garojë në Serie A. Me Genoan Curraj ka firmosur për dy vjet.

Ajo është futbollistja e parë që ka nisur karrierën në Kosovë e që siguron transferim në Serie A. Për këtë është krenare.

Curraj deri më tani ishte te Vllaznia e Shkodrës, ndërsa është pjesë shumë e rëndësishme e Kombëtares së Shqipërisë në futboll. Me Vllazninë ka fituar çdo gjë që mund të fitohet në Shqipëri dhe kalimi në një ekip më të madh, në një ligë më të madhe, ishte hap i logjikshëm.

“Kontakti me Genoan është bërë përmes menaxherit tim, që është turk. Klubi ka shprehur dëshirë për të më angazhuar dhe më pas kemi pasur një videolidhje ku kemi diskutuar për gjëra të ndryshme. Pasi interesimi ishte i dyanshëm, kanë filluar procedurat e transferimit. Kam nënshkruar për dy vjet. Klubi është i mirë, i organizuar dhe me pretendime gjithnjë e më të mëdha. Deri më tani ka luajtur në Serie B, ndërsa për herë të parë është promovuar në Serie A. Në edicionin e parë synohet stabilizimi në Serie A e më pas synimet do të rriten”, ka thënë Curraj të enjten për KOHËN.

Kalimi nga kampionati i Shqipërisë në kampionatin italian asnjëherë nuk është i lehtë.

“Por më kanë ndihmuar shumë paraqitjet me Kombëtaren e Shqipërisë. Kam pasur edhe një bisedë shumë të mirë me trajnerin, që ka përvojë në Serie A dhe ka drejtuar disa skuadra në këtë nivel”, ka shtuar Curraj.

Ajo të enjten nisi stërvitjet me Genoan. Fillimisht i kaloi me sukses kontrollimet mjekësore.

Futbollistja suharekase luajti plot gjashtë vjet me Vllazninë e Shkodrës. I fitoi gjithë trofetë e futbollit në Shqipëri, nga disa herë, dhe po ashtu u paraqit me sukses të plotë në Ligën e Kampionëve.

Vllaznia e Shkodrës ka arritur në fazën grupore të Championsit, që ishte sukses historik.

“Ndoshta një lëvizje si kjo kam mundur ta bëja më herët, pasi nuk më kanë munguar ofertat. Por konsideroj se ky hap, kalimi në një kampionat të fortë evropian, vjen në kohën e duhur për karrierën time. Te Vllaznia kam kaluar ditët më të mira si futbolliste. Klubi ishte profesional, ndërsa sukseset e mëdha. Kemi luajtur me sukses edhe në Champions, ishim në 16 më të mirët. Kalimi te Genoa është natyrisht edhe meritë e Vllaznisë së Shkodrës”, thotë 28-vjeçarja që kryesisht luan mbrojtëse e krahut të majtë.

Ajo ka nisur karrierën te një klub në Suharekë. Nisi goxha vonë, në moshën 16-vjeçare. Më pas ka luajtur për Mitrovicën, Feronikelin, Kukësin, Hajvalinë.

“Prej të gjitha këtyre vetëm Mitrovica vazhdon aktivitetin. Klubet e tjera e kanë ndërprerë atë. Kjo është keq për futbollin, shumë klube formohen e shuhen brenda një periudhe të shkurtër”, thotë Curraj.

Ajo tashmë i ka mbi 30 ndeshje për Shqipërinë. Dhe do të sfidohet në një kampionat që po bëhet gjithnjë e më i fortë.

Futbolli i grave dhe vajzave në Itali po rritet hovshëm. Kualifikimi i Italisë në gjysmëfinale të Euro 2025 e dëshmon këtë.

“Jam gati për këtë sfidë. Besoj se do të jem e suksesshme. Natyrisht, nuk do të jetë lehtë. Futbolli në Itali po zhvillohet gjithnjë e më shumë. Klubet po investojnë më shumë, ndërsa lojtare cilësore po vendosin për karrierë në këtë vend. Edhe te Genoa ka shumë lojtare të mira dhe besoj se do të kemi suksese. Jam krenare që nga Suhareka ia dola të transferohem në Serie A. Mendoj se nuk është pak, duke ditur se Suhareka është qytet i vogël. Por është edhe qytet i futbollit e sportit tashmë. Lojtarë të tjerë ia dolën pasi nisën në Suharekë dhe të tjerë pres që t’ia dalin”, ka thënë Arbenita Curraj.

Familja mbi gjithçka – ky është vendimi i Granit Xhakës për të ardhmen!

Granit Xhaka nuk do të largohet nga Bayer Leverkusen gjatë këtij afati kalimtar, pavarësisht interesimit serioz nga disa klube evropiane dhe jashtë saj.

Mesfushori kosovar ka marrë oferta konkrete nga Sunderland në Angli, Fenerbahçe në Turqi, disa skuadra të Serie A-së, si dhe nga klubet e pasura të Ligës Arabe.

Megjithatë, burime të mediave gjermane pranë futbollistit kanë konfirmuar se Xhaka ka vendosur të qëndrojë në Gjermani, duke e vënë familjen dhe stabilitetin personal përpara çdo aspekti financiar apo sportiv, përcjellë “Kërlaçki”.

Leverkuseni mbetet ambienti ideal për të, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë jetësor.

Vendimi i tij është përshëndetur nga trajneri i ri i klubit, Erik ten Hag, i cili e sheh Xhakën si një pjesë kyçe të projektit të tij në sezonin e ri.

Holandezi kërkon të ndërtojë një skuadër konkurruese brenda dhe jashtë Gjermanisë, dhe për këtë i duhet eksperienca dhe lidershipi që Xhaka sjell në fushë.

Klubi gjithashtu i ka bërë të ditur mesfushorit se është i rëndësishëm për strukturën e ekipit dhe se roli i tij do të jetë vendimtar në garat e ardhshme.

Tashmë fokusi i Granitit është i përqendruar te përgatitjet për sezonin e ri, ku Leverkuseni synon të ruajë stabilitetin në kampionatin gjerman dhe të shënojë suksese në Evropë.

Garë e ashpër për Xhakën në Angli

0

Pas Sunderlandit, edhe disa skuadra tjera nga Premier League kanë shprehur interesim për mesfushorin Granit Xhaka.

Mësohet se Sunderlandi po synon ta finalizojë transferimin e Xhakës, por po sfidohet nga rivalët tjerë të kampionatit anglez.

West Ham Unitedi, është njëri prej ekipeve që po kërkon shërbimet e Xhakës, i cili ka kontratë me Bayer Leverkusenin deri në vitin 2028.

Në fakt, këto dy skuadra nuk janë të vetmet në garë për Xhakën, i cili po monitorohet edhe nga Nottingham Foresti, Fulhami e Crystal Palace.

Tek Leverkuseni ende nuk kanë marrë një vendim të prerë në lidhje me të ardhmen e mesfushorit 32-vjeçarit, i cili këtë verë ka qenë ndër emrat më të kërkuar në tregun e futbollit.

Leverkuseni po dëshiron ta mbajë Xhakën, por në anën tjetër është gati për ta shitur nëse merr një ofertë të kënaqshme për kartonin e tij, të cilin po e vlerëson të paktën 15 milionë euro.

Xhaka, gjithashtu është në kontakte edhe me Fenerbahçen kurse ditë më parë ka dështuar kalimi i tij në Arabinë Saudite, te Neom SC.

Krahas këtyre ekipeve, Xhaka ka tërhequr edhe vëmendjen e ekipeve nga Serie A, me Milanin, Interin e Juventusin që ende duket se nuk janë dorëzuar për shërbimet e tij.

Ja kundërshtarët e ekipeve të mbetura shqiptare CL

Conference League, turi i dytë kualifikues. Ja kundërshtarët e ekipeve të mbetura shqiptare në këtë kompeticion.

🏟 Ballkani-Floriana
🏟 Larne-Prishtina
🏟 Dinamo Minsk-Egnatia
🏟 Vllaznia-Vikingur Reikjavik
🏟 Athletic D’Escaldes-Dinamo
🏟 Deçiq-Rapid Wien
🏆🇪🇺 Në Champions, në garë ende Drita e Gjilanit (vs Kopenhagen) dhe Shkëndija (vs Steaua Bukuresht)

Presidenti Ademi për kombëtaren e Kosovës: Federatat tjera tash po na shohin si konkurrent, dikur na shihnin ndryshe

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për RTV21, ka thënë se futbolli i Kosovës, ka një ngritje shumë të mirë për këto 9 vjet të pranimit, derisa ka folur edhe për aritjen e madhe të Kombëtares së Kosovës.

Dikur Kosovën e shihin si një autsaider dhe federata e mëdha mendonin si ta ndihmonin disi, tash sipas Ademit të gjitha na shohin si konkurrentë.

“Është bërë një punë shumë e madhe në ekipin kombëtar zingjirë. Ne jemi shumë të organizuar duke filluar nga U13 e deri te U21, derisa për Kombëtaren A po shihet se jemi në një hap shumë të mirë me rezultate dhe lojë.

Pak kohë më parë një përsonalitet me emër në Evropë, më tha se më nuk po ju shohim si federatë që duhet ndihmuar, por po ju shohim si një federatë shumë konkurruese.

Besoni kur të degjoh kësi vlerësime, mua si njeriu i parë i Federatës më bënë të ndihem shumë krenar. Gjithsesi, unë nuk kënaqem deri te arritja e objektivave, por sigurisht kur ta sheh këtë punë dhe këtë arritje është krenari”, ka thënë Agim Ademi.

Intervista e plotë

Muriqi: Falë FFK-së dhe presidentit Agim Ademi, sistemi i punës në Kombëtare tani është shumë më ndryshe dhe shumë më i mirë

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi në një intervistë të gjatë për gazetarin Xhemajl Rexha, ka rrëfyer rrugëtimin e tij në karrierë, derisa është ndalur më së shumti të flas për Kombëtaren e Kosovës aty ku po shkëlqen dhe mban një rekord prej 31 golave të shënuar në fanellën dardane.

Muriqi ka thënë se në të kaluarën kanë pasur disa lëshimi, por tash me Fodën dhe sistemin e punës së FFK-së, fal angazhimit shumë të madh të presidentit Agim Ademi, gjërat kanë ndryshuar për të mirë.

“Tash situata është shumë e mirë në Kombëtare. Sistemi i punë, duke e përmendur këtu Kampin që na ka krijuar kushte shumë të mira. Pra këto suksese nuk them se janë vetëm fal Fodës. Unë them këto rezultate kanë ardhur fal FFK-së dhe presidentit Agim Ademi dhe gjithë stafit të kombëtares që ka krijuar kushte shumë të mira të punës. Çdo vit po organizohemi më mirë jashtë fushës dhe jam shumë optimist për Kosovën që do të arrijmë suksese të mëdha”, ka thënë Muriqi.