12.5 C
London
Sunday, December 1, 2024

Presidenti i FFK-së, Ademi: Nën drejtimin e Fodës besojmë në sukses

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se besojnë se Franco Foda është trajneri i duhur për Kosovën.

Ai në podcastin “Tu pa, tu ba”, ka treguar disa prapaskena lidhur me bisedimet që kanë pasur me ish përzgjedhësin e Austrisë.

“Trajneri i ri na ka bërë përshtypje jo vetëm për rezultate, por për karakterin si futbollist që e ka pas, por edhe si trajner. Në momentin që jemi interesuar për të, i ka shikuar të gjithë lojtarët dhe se çfarë skuadre kemi. Pastaj ka kërkuar t’i sheh kushtet, ku është pajtuar sërish, edhe pastaj e ka prit edhe shortin. Kur i ka parë të gjitha, atëherë është fokusuar te rezultati”, ka theksuar Ademi.

Sipas Ademit, Foda në ndeshjet që i ka zhvilluar në mars dhe do t’i zhvillojë Kosova në muajin e ardhshëm, i ka provuar të gjithë futbollistët dhe po tenton ta gjejë skuadrën fituese edhe nga prurjet e reja.

“Tash a ka ndryshime është në duart e trajnerit. Prurje sigurisht se ka me pas siç është Fisniku e të tjerët, shpresoj dhe besoj që do të kemi dy prurje jashtëzakonisht të rëndësishme për ekipin kombëtar. Ai i njeh të gjithë lojtarët që janë potencial. Fati i mirë është se është gjerman dhe i njeh lojtarët. E ka qasjen më të lehtë deri te diskutimet me trajnerët për formën e futbollistit dhe sugjerimet për një futbollist që të vjen te Kosova. Besoj që do të ketë prurje dhe shpresoj shumë që të kemi rezultate të mira”, ka thënë Ademi.

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here