4.4 C
Pristina
E diel, 23 Mars, 2025

Suhareka mposht Feronikelin ’74

Suhareka ka marrë fitoren e parë në stinorin pranveror, pasi ka mposhtur Feronikelin ’74 me rezultat të ngushtë 2-1.

Vendasit kaluan shpejt në epërsi, kur në minutën e 17 gjetën golin e parë në ndeshje.

Ishte Fitim Susuri që asistoi për mrekulli te Eneid Kodra i cili realizoi për 1-0.

Përkundër golit të hershëm, pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të skuadrës vendase 1-0.

Edhe në pjesën e dytë vendasit gjetën golin të parët, kur kësaj radhe Hysen Memolla asistoi bukur për Liridon Fetahajn i cili shënoi për 2-0.

Mysafirët u rikthyen në lojë në minutën e 78-të, me kapitenin Lavdim Zumberi që realizoi gol të bukur nga distanca për 2-1.

Deri në fund përkundër përpjekjeve të mysafirëve për golin e barazimit një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Suhareka mori fitoren e parë në stinorin pranveror 2-1.

POSTIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here